E marte, 31.03.2020, 07:43 AM (GMT+1)

Aktualitet

Rexhaj: Intervistë me ekspertin e sigurisë Drizan Shala

E marte, 12.08.2014, 07:59 PM


Intervistë  me ekspertin për siguri në Kosovë Drizan Shala

Intervistoi Xhevat Rexhaj

Z.Shala , si e shihni ju gjendjen e sigurisë në Kosovë?

Që nga përfundimi i luftes në Kosovë në vitin 99 , ne kishim prezencen e faktorit ndërkombetar në Kosove , ku bashkë me te ishte istaluar edhe misioni i UNMIK-ut më shtyllat e saja.

Njera ndër shtyllat që ishin vitale për Kosoven ishte ajo shtylla e 4 që kishte të bejë me rendin dhe ligjini, ku kompetenc ekskluzive i takonte UNMIK-ut , nga 1999 deri në Panvarsimin e Kosovës në 2007.

Hetimet e shumë veprave penale , për motive të ndryshme mbeten të zbuluara dhe kështu ishin përcjell nga viti në vit .

Institucionet e sigurisë u përballen më shumë sfida të ndryshme që ishin ; djegëje të një pasnjëshem e Pikave kufitare në pjesen veriore , vrasjet misterioze që u mbyllen dosjet si ajo e Dino Hasanait , edhe ky rasti i fundit që ka të bejë më vrasjen e Elvis Pistes do mbete në sirtare si vrasje e pazbuluar.

Më pastaj kemi të bejmë me intervenimin e njësive speciale të Kosovës në pjesen veriore , gjoja për ta rikthy rendin Kushtetues në atë pjesë që ishte në anarki totale që nga pas lufta , ku si pasoj patem vrasjen e pjestarit të ROSU-se Enver Zymberajt i cili ra viktim e pazareve politike që ishin krijuar në Bruksel dhe ku duhet që patjeter të krijohet një ekip hetues për veprimet se si erdhi deri të vrasja e keti pjestarit.

Pas intervenimit të njësive speciale fillojë lufta speciale e institucioneve paralele serbe te sigurise , me vendosjen e barikadave nga ura iber deri të pikat kufitare për të mos lejuar qarkullimin e lir të institucioneve të siguris vendore edhe asaj ndërkombetare.

Prandaj gjendja momentale në Kosovë lidhet shumë me zhvillimin dhe aftësimin edhe dipolitizimin agjencive që merren më siguri sikur që janë AKI-ja , Policia ,Prokurori e guximëshme dhe në fund një gjyqësor të pavarur.

A ka ndikuar ngërçi politik në rritjen e pasigurisë në Kosovë ?

Gjendja e cila është krijuar pas zgjedhjeve të 8 Qershorit në skenen Politike , ka krijuar një përshtypje për grupet kriminale që në këtë kohe çdo veprim i tyre kriminal mbeten të pa zbulura sepse i gjith faktori vendor edhe ai ndërkombetar është i fokusuar në zgjedhjen e krizes e cila është krijuar nga Qeveria ne ikje.

Sepse duke parë që Ministrat në largim nuk kanë ma interes apo vullnet për ta ngritur nivelin e punës se ku ka qenë deri para zgjedhjeve , atëhere vim deri të një anomali e cila manifestohet me ngritje të nivelit të krimit në shkall të lartë.

Raportet edhe shifrat tregoin trendin se shumë vepra penale sikur që janë :

vrasjet me motive të ndryshme ( janë shendërru në përditshmeri, ku munon siguria individuale e cila automatikisht po reflekton në atë kolektive. ). Një trend tjeter është edhe vjedhjet të renda siç kanë ndodhur me filialet bankare nepër krejt Kosoven .

Prandaj duhet që sa ma parë të formohen institucionet politik-berëse me një progam të kjart se ku po dojm të shkojmë.

Zvaritja e krijimit të qeveris ndikon që të kemi një shkëputje të singjirit komandues nga niveli Ministror deri të agjencit ekzekutive .

A është argument i mjaftueshëm rritja e kriminalitetit në Kosovë si pasojë e mos funksionimit të mekanizmave të sigurisë?

Siç e potencova me lartë , statestikat tregojnë një trend në ngritje të veprave penale nga ma të ndryshme që janë rrezik përmanent për mirëqënjen e qytetareve të vendit. Dhe sa ma parë që të kemi institucione qeverise , që janë funksionale është mundësia që me politikat e tyre të vi deri të ulja e veprimeve kriminale.

Ngitja të ashtu quajturit park i paqës të ura e Ibrit edhe si kundër përgjegjës së saj, ngitja e parkut të paqës nga Shqiptaret në lagjen e Boshnjakve, çka do të thot kjo për ju ?

Duke analizuar situaten në të cilen jemi ne si shoqëri që 15 vite pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe neglizhenca e faktorit politik vendore edhe atyre ndërkombetare , e ka shfrytëzuar shteti serb i cili e ka futur aparatin e vetë të sigurisë në atë pjese të Kosovës.

Sa herë që grupit të interesit që janë pjese e politikës vendore ju është rezikuar pozita e tyre dhe të mirat material që përfitojnë në menyrë të kundërligjshëm nga ajo pjese në bashkëpunim më strukturat parale të siguris e përdorin pjesen veriore për ta disorjentuar skenen publike të Kosovës .

Sepse me një politik të mirëfillt vendore , nuk e kishim ketë problem me krijimin e parkut nga ana e Serbeve dhe të dy shesheve nga ana e Shqiptareve.

Dhe vetë qytetaret janë ata që po instrumentalizohen për qëllimet e ketyre grupeve tani me mafioze , që janë të pështjellur nenë petkun e politikave ditore nga Prishtina edhe Beogradi.

Z. Shala një tjetër fenomen shqetësues , në Kosovë por edhe më gjerë është shfaqja e radikalizmit islamik, si e komentoni ju ketë ?

Tash më rreziku për sulme terroriste në Kosovë ka kaluar nga niveli i ulët në atë të mesëm dhe tendenca është që ky rrezik të rritet në vitet e ardhshme është nëse institucionet e Kosovës nuk ndërmarrin masa të nevojshme.

Ekstremizmi me frymëzim ideologjik, fetar po e ushqen veprimtaritë terroriste. Ideologjitë e skajshme mbështeten tek padituria e një pjese të shoqërisë, varfëria, mungesa e shërbimeve shtetërore dhe lidhjet e shumëfishta rajonale dhe ndërkombëtare. Këto shkaqe tek ne kanë krijuar terren për rekrutimin e individëve të cilët marrin pjesë në konflikte ndërkombëtare. Për shkak të prirjes së tij ekspansioniste, ekstremizmi po bëhet rrezik edhe për vendin tonë.

Çfarë duhet të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme në luftën kundër krimit të orgnituar, korrupsionit dhe radikalizmit Islamik.

Kosova kurrë më shumë pasur nevojë për një strategji kombëtare, duke e analizuar rrezikun që mund t’i kanoset nga krimi i organizuar ,korrupcionit ,terrorizmit.

Lufta kundër Krimit të organizuar edhe korrupcionit lidhet me miratimit i ligjeve sikur ai ma i përfolur ligji antimafia , ndryshime ligji për konfiskimin e pasurisë .

Forcimin e agjencive ekzekutive në luftimin e krimit ku në rend të parë duhet të mirrër Prokuroria edhe Policia si dy shtylla të para në harkun e gjerë të sigurisë.

Sa i përket luftimit të terrorizmit mendoj se arrestimi duhet të fillojë prej atyre që po përhapin ideologji ekstremiste fetare, sepse ata pseudopredikues fetarë po ua shpërlajnë trurin të rinjve dhe po i përgatitin për marrjen e rrugës së Sirisë. Pra, për fat të keq, disa klerikë të Kosovës janë të lidhur me disa figura politike që janë me ndikim në Kosovë dhe këtu çalon madje edhe drejtësia e Kosovës që nuk po mund të pavarësohet dhe t’i kryejë punët e veta pa ndikime politike.

Çfarë duhet të ndërmarrin mekanizmat e sigurisë në ruajtjen e paqës dhe mirëqenies se popullit në Kosovë?

" Mekanizmat e siguris që janë të krijuar që nga paslufta , por që në brëndësin e tyre kanë ende element të ish sistemit Jugusllave mendojë që nga këtu duhet të behet një verifikim i se kaluarës profesionale , nga një institucion i veçantë , që në nivelin më të lartë të hirarkis së sigurisë është Këshilli Nacional për Siguri – e jo qysh është duke ndodhur deri me tani në praktik nga AKI.

Pastaj ende në kuadër të agjencive të sigurisë nuk është berë as një analizë inteligjencë e mirëfillt për ta vertetuar gjendjen aktuale se a kemi persona të infeltruar , dhe nese janë sa është numri i tyre dhe qfarë është demi i shkaktuar nga ata përsona që kanë posedu informacione më karatërë të lartë senzitiv dhe që ju kanë dhenë keto informacione shërbimeve të huja dhe armike dhe që kanë ndikuar drejtëpërdrejt në stabilitetin e përgjithshëm në Kosovë.

Ndërsa për ta ngritur mirëqenien e qytetarit duhet të fillohet që të harmonizohet e gjithë struktura e sigurise në pika apo targete të cilat don ti arinë në afate të caktuara , dhe që kështu ta kemi të ngritur dhe të mbrojtur sigurin individuale e cila lidhet drejtëpërsedrejti me sigurinë e përgjithshmë , e cila po manifestohet negativisht në raportet ndërkombetare për Kosoven.

Dhe tani vimë edhe të ajo pikë që deri me tani ishte traditë negative që çdo ndryshime Politik që ka ndodhur në Kosovë , në aspektin qeveritar është shfaqur një element që në agjencit të sigurisë me karaktër të veçantë janë future elemente të nëpotizmit, është politizuar i gjithë stafi operative që i shërbejn politikës ditore dhe kështu kuadrot profesionale janë lanë anash apo edhe janë larguar nga detyra me arsyetime shumë të sofistikuara që çdo ankes që është parashtru ndaj ketyre vendime është hudhur poshtë nga vetë ata.

Nga gjithë këto veprime është vetë popullata ajo e cila po I bartë pasojat e këti trendi , por që shpresoj do ketë ndryshime positive dhe që se bashku me faktorin ndërkombetar ta krijojm një struktur të depolitizuar me kuadro profesional qe do munden ta kthejnë kretiblitetin e strukturës se Sigurisë.

Ju faleminderit



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT