E premte, 29.03.2024, 09:10 AM (GMT)

Kulturë

Roland Gjoza: Centauri Kadare në pazarin e letrave

E hene, 11.08.2014, 07:12 PM


CENTAURI KADARE NE PAZARIN E LETRAVE

Nga Roland Gjoza

Keshtu e perfytyroj Kadarene, gjysme njeri e gjysme kale, si qenia mitologjike. Ndoshta e perfytyroj keshtu edhe prej trysnise se jashtezakonshme qe keto kohet e fundit ka mbi Kadarene njeri dhe Kadarene shkrimtar. U be nje kohe e gjate qe kete personalitet te madh te letrave, fat i madh per shqiptaret dhe mallkim per ta ( fatkeqesisht, se nuk u bene dot si ai! ) e kane ndaluar te pazari i thashethemnajes dhe po e perflasin sic dine ta bejne kete zeje te vjeter djerraditesit e shumte te konakut shqiptar. U desh nje prishje qejfi prej nje romani rinie, midis dy miqve te dikurshem, por me rezerva te medha ne kohen e tanishme, qe t'i rikthehen serish malit Kadare dhe te filloje te brambulloje pazari i trushkuljes dhe asgjekumtnajes. C'doli nga kjo tollovi; nje mllef i nxjerre me nje leter te hapur kur mund te behej fisnikerisht me nje leter te mbyllur, nje shitje romani e paparashikuar, nje bestseller i veres, shpenzat e medha qe po permiresohen, kthimi i buzeqeshjes me fort te gjyshi qe mbytet prej kerkesave te vajzave dhe mbesave e nipceve, pse jo, dhe te Helenes, qe eshte mesuar te kete e jo te humbase. Pra i gjithe qerthulli tufanor i ngritur prej nje letre, po qe mori e vrundulloi brenda tere pazarin e thashethemnajes, mbaroi aty ku romani nxorri parane per shlyerjen e shpenzave te medha. O te dashurit e mi, qe moret e harxhuat boje, ka halle shkrimtari. Ai eshte albratosi i Bodlerit aq i neveritshem ne toke, e aq madheshtor ne qiejt, dhe pikerisht ne kete renie ne hall te Kadarese, qe deklaroi se nuk do te shkruaje me romane dhe shkroi roman, kinse nje, qe e dinte te fjetur po iu zgjua papritur neper duar neteve kur prusheronte doreshkrimet, u shfaqen kritizeret dhe himnizuesit, po harruan Gobsekun, ate cifutin e leskosur qe kishte ne dore Parisin me borxhet e tij. Po sikur edhe Kadareja te kete rene ne borxh? Brenda shtepise se tjetrit nuk hyhet, zoterinj, se ju doni t'i shikoni Kadarese dhe plackat e barkut! Ka hallet e tij dhe ai. Fundja, zoterinj, a ishte historia e tij e dashurise ajo qe permban romani i fundit? C'donte Nasho Jorgaqi me ate histori? Ore, po me ka ndodhur mua..mua..eshte imja..bej c'te dua me te..Nasho, ti e shkrove, po edhe une kam shkruar dicka, s'ta thashe..c'ta thosha, ti e katranose, more subjektin tim me gjithe emocionet e rrefyera, me gjithe shpirtin e ngjarjes dhe e bere "krimin." C'do te thoni per kete, zoterinj? Sot te vjedhin dicka dhe kercet pushka. Eshte i shtrenjte malli i cfaredollojshem. Mos e harroni. Pse u pelqye shume romani i Kadarese, me gjithe ngjyren roze qe e mbeshtjell si atmosfere? Sepse aty eshte shpirti fillestar, jo ai i klonuari. C'faj ka Kadareja qe iu rikthye nje stacioni te harruar te jetes se tij ku ishte nje tharm i bukur? Ishte e tija, zoterinj, e tija. Keshtu ka ndodhur; e ke rrefyer sonte me aq frymezim nje histori intime, kur e shikon pas ca ditesh te botuar dhe levdatat i merr tjetri, vjedhesi i shpirtit.

Po, a durohet? Mire shkoi dhe kjo pune, po vec kesaj i hapen lakrat lakrorit; Kadare i tha fjale shume fjale te mira shokut per romanin Dashuria e Mimozes, dhe pas kraheve beri bubutimen duke e mjeruar me fjale fyese. E c'del nga kjo? Ajo qe ndodh perdite me shkrimtaret, se mos eshte hera e pare. Ves i percudte, po ja qe ndodh. Dhe kapen pas karakterit te Kadarese qe e duan po aq te madh sa artin e tij. C'idiotesi! Ore, c'ju duhet ju karakteri i shkrimtarit, veset apo virtutet e tij, sharjet, apo shpirtngushtesia e tij. Keto te gjitha jane jashteletrare dhe qe ne zanafille diskutimi per letren e hapur ishte moral. E c'me duhet mua morali i Kadarese? Une jam lexues, blej librin e tij, e lexoj dhe, nese me pelqen, me rri mendja tek ai, prej adhurimit. Keshtu eshte arti, zoterinj, s'pyet per moral e prapesi njerzilleku, po te ve vepren ne kandar. Me vjen cudi, se si nuk u ca betonarmeje shqiptare nga sukseset e bujshme te shkrimtarit Kadare, po vec u vesh e u rivesh me armature celiku. E pse? Po ziline e deshtimin tone para nje shume e shume te suksesshmi ku ta shfryjme qe me ne fund ta bejme gjumin rehat? Jo po ka shkruar Kadare se realizmi socialist ishte cnjerezor? Po ashtu ishte. Ai, me penen e tij te arte e sfidoi. C'te keqe ka ketu? Apo s'duroni dot moralin qe shket si ngjale? Po ate pse s'e thoni, ate qe vete Kadare ka pohuar, se ka dhene harac te rende per disa vepra qe vertet ishin disidente per kohen, une po permend vetem njerin; Pallati i endrrave..Pse mbanit radhe dhe i blinit romanet e Kadarese, zoterinj, benit namin t'i gjenit, madje edhe te fotokopjuara, sepse brenda neper rreshta ishte edhe ai dytsi juaj qe gjente ngushellim. Pse s'e thoni? A nuk duhet moral per keto gjera? Sa here hapen ceshtje per Kadarene, ju s'perqendroheni te problemi, po nxitoni t'i beni pretencen gjyqsore dhe jeni gati t'i jepni denimin. Po kush jeni ju, zoterinj? Ne kete rast flas per shkrimtarin Kadare, iku e shkoi diktatura erdhi mishmashi i demokracise dhe ai prap mbeti nje yll vetmitar, ke mund t'i vini prane me po ate shkelqim lebyres? Nuk eshte me sisteme politike, me ndryshim koniukturash nen trysni, as me zevendesime ne hierarkine e vlerave, po me talent. Vetem me talent dhe vetem me ate. Morali eshte ne shtepi. Vepra eshte ne treg. Po sikur Kadare te nxjerre nga senduku ndonje xhevahir tjeter, c'do te beni ju pergjues vullnetare? Mbaj mend qe kur xhironim nje film ne Gjirokaster ne 2003, nje plake gjirokastrite qe banonte ngjitur me shtepine e djegur te Kadarese, na tha se banoret kishin gjetur ne rrenoja nje fletore te klases se shtate te shkrimtarit plot me vjersha..Po sikur ta kete gjetur Kadare? Dhe te jene interesante ato vjersha dhe te bejne pershtypje, a do te ngrini serish ne kembe pazarin e thashethemnajes qe ta pergojoni e nga ai liberth me poezi te shtriheni si vaji ne laker ne te gjitha anet e kafshes Kadare ( centauri ) duke harruar njeriun shkrimtar? Do ta beni? Sigurisht qe do ta beni, se keshtu e ka te caktuar njeriu i pakryer, gjuan pandehmen e vet te plote te te lavdishmit. Ky centauri Kadare, i ardhur prej komunizmit dhe i mbijetuar ne boten e civilizuar, pa zene ne goje tonen, s'na paska pune me boten qe e ve nder emrat e pare per Nobel, po me te vetet e paqete prej lavdise se tij kaq te gjate. Kadare, hape rrugen, flasin me zerin e murgjve, qe te prekin zemrat, lere rinine te ece perpara.. e ke bllokuar fushen e letrave, Kadare, erdhi koha per rishikimin e vlerave, per permbysje, te shpluhurosim te harruarit..Dhe centauri Kadare, gjysme i pergojuar e gjysme i levduar pershkon boten e madhe, po keta te lenet ne hije prej tij, kujtojne se endet Myzeqese e Tomorrit, jo or jo, ai i ka lene me kohe pas keto rruge per poshte e per lart, per ju, qe s'beni hije ende, se vete eshte nga s'ja u pret mendja, midis korifejve te gjalle e te vdekur, ne eternitane e shenjte.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora