Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lutfi Alia: Nënë Tereza, misionare e dashurisë

| E diele, 10.08.2014, 03:29 PM |


NËNË TEREZA, MISIONARE E DASHURISE.

Nga Prof Dr Lutfi ALIA

Nënë Tereza, e udhehequr nga thirrja e Krishtit mbi kryq: “Kam etje”, vendosi te largohet nga Kongregacioni i motrave te Loreto-s dhe t’i dedikohet bamiresise, dashurise, mbeshtetjes, ndih-mes materiale e shpriterore, per te varferit, qe shoqeria e kohes dhe kastat hindiane i konside-ronin “te pa prekshmit”. Per kete vendim, Nene Tereza kerkoj Ipeshkevit te Kalkutes dhe Vatikanit, ta lejonin te sherbente si moter aktive prane njerezve qe vuanin.

Ndonje gazetar sensacionesh dhe ndonje sociolog atesit, ka shkruar se Nene Tereza e braktisi kuvendin e Motrave te Loretos, sepse nuk donte t’u sherbente më vajzave te familjeve te pasura. Kam mbetur i befasuar, qe ky far sociologu, i cili na hiqet si studiues i jetes dhe i vepres se Nene Tereze, bie kaq poshte, sa perfshihet ne vorbullen e thashethemve e te muhabeteve te kafeneve e na e servir kete genjeshter, si nje zbulimin e tij te madh.

Kjo nuk eshte aspak e vertete. Nene Tereza kurre nuk e ka thene nje gje te tille, perkundrazi i nderonte e respektonte, maadje i quan “nexneset e mia te dashura” dhe i ve ne nje nivel me motrat e kuvendit, pasi per ate te gjithe njerezit jane te barabarte para Zotit.

Keta gazetar dhe ky sociolog mjeran, jane keq?dashes, qe kerkojne te krijojne hije e dyshime te paqena, per jeten dhe vepren e kesaj misionare te shquar, andaj me kete shkrim po percjell disa deshmi dokumentare, qe kundershtojne keto lajme te rreme.

Ne letren qe i dergoj Kardinalit Prefekt i Kongregacionit Nene Tereza i shkruan: “... kerkoj te me jipet leja t’i u sherbej hindianeve te varfer, duke jetuar si ata. Me sinqeritetin me te madh, i u them se nuk kam asnje merite te veçante te qendroj ne Kuvendin ku ne vitin 1928 mora perkushtimin e motres. Per mua mbetet mister, pse Zoti me beri kete thirrje. Gjate viteve qe kalova ne institut, kam qene shume e lumtur dhe plot alegri e per mua eshte e dhimbeshme te ndahem me motrat e Loretos dhe nxeneset e mia te dashura, por une duhet te kryej kete veprim ne emer te Zotit, i cili me ka kerkuar te bej kete ndryshim radikal te jetes time.

Dua te zbatoj porosine e Zotit, duhet ta bej me çdo kusht dhe te shkoj e te mbledh rreth meje ata qe do t’i sherbejne te varferve.  ... Une jam nje moter e thjeshte dhe nuk di si te shprehem, ndaj po kerkoj ndihmen tuaj, qe te arrij t’i pergjigjem thirrjes te Zotit.

Nene Tereza nuk e braktisi fen? katolike, nuk e braktisi sherbimin si moter katolike, por ndryshoj vetem menyren perkushtimit katolik, zgjodhi te qendroj prane njerezve, duke i sher-byer me devocion jetes shpirterore dhe te ndihmonte njerezit e thjeshte, te varferit, te semuret, te braktisurit, leprozet, jetimet, ata qe ishin pa mbeshtetje dhe pa perkrahje, kesisoj ajo e zbriti besimin dhe perkushtimin katolik ne masen e popullit, tregoj forcen e besimit katolik ne sherbim te njerezimit. Nene Tereza doli nga guacka e rehatise, e qetesise, e komoditeti dhe zbriti ne rruget e hapura te botes, per te ndihmuar njerezit me dashuri te madhe.

Ne kete sherbim humanitar, me Nene Terezen u bashkuan shume nxenese te saj edhe vajza te elites hindiane, te cilat e perqafuan me deshire kete thirrje per te sherbyer si misionare te dashurise dhe ky fakt hedh poshte shpifjet shtjerrakeqase te gazetareve dhe te ndonje sociologu.

Ne vitin 1948, Vatikani i dha lejen Nene Terezes, te jetonte vetem ne periferi te Kalkutes, ashtu si kishte kerkuar, te jetonte prane e me njerezit e varfer, ku vazhdoj rregullisht jeten fetare si moter katolike.

Me 15 gusht 1948, ne festen e “Zonjes qe ngjitet ne qiell” (Assunzione), Nene Tereza hoqi vellon e zez? te motrave te Loretos dhe filloj jeten si moter e lire dhe aktive. Po ate vit, qeveria e Republikes se Hindise i dha qytetarine hindiane, qe shenoj lidhjen e thelle me popullin hindian, te cilit ajo i sherbeu me impenjim shembullor.

Pasi la Kuvendin e Motrave te Loretos, Nene Tereza shkoj per pak kohe te jetoj me motrat e Patna, nje manastir ne pjesen qendrore te lumit Gang, ku ndoqi kursin prane misionit te motrave mjeke, ku u formua si infermjere dhe si operatore sanitare. Aty qendroj 4 muaj, ku krijoj bindje se higjiena dhe ushqimi i pershtatshem, do te ndihmonin ne permiresimin e cilesise se jetes, te atyre njerezve qe jetonin ne slum-et (barakopolet, lagjet me baraka, bidonvilat).

Ne fund te vitit 1948, u kthye ne Kalkuta, ku filloj misionin e saj ne sherbim te varferve.

U sistemua ne nje barake ne slum-in e Motijhil dhe kishte me vehte vetem 5 rupie, por ne zemer kishte nje pasuri te madhe, besimin katolik dhe dashurine per njerezit e varfer dhe te vuajtur, te cileve u sherbeu me dovocion shembullor.

Kete veper modeste ne ndihme te varferve, qe e filloj vetem me 5 rupie ne kulete, por qe e shnderroj ne nje institucion humanitar gjitheboteror, qeveria Hindiane, e nderoj me emetimin e monedhes 5 rupie, ku ka vendosur portretin e Nene Terezes.

Ne kete mjedis te varfer, Nene Tereza mblodhi femijet e familjeve te vobekta, qe jetonin ne periferi te qytetit, ne baraka kartoni, te mbuluara me llamarina bidonash. Ne dhomen e saj te vogel, Ajo u mesonte femijeve shkrim e kendim dhe rregullat baze te higjienes e njekohesisht u shperndante ushqime familjeve te vobekta.

Nene Tereza e fillonte diten me Jesusin ne Eukaristi, me rruzaren ne dore dhe me shpirte-madhesine e saj, per t’i u ndodhur prane e per t’’i u sherbyer atyre, qe askush nuk i donte, nuk i afronte, nuk i  kuronte, pra te braktisurve nga familja, nga shoqeria dhe nga shteti.

Ne kohe te shkurter, me Nene Terezen, u bashkuan shume vullnetare, sidomos ish nxeneset e saj, qe e ndihmuan ne keto aktivitete. Me kontributin e Michael Gomes, nje prej vullnetareve, ne shkurt te vitit 1949, Nene Tereza u sistemua ne nje shtepi, ku nje nga dhomat e perdori per t’i asistuar te semureve ne gjendje te rende.

Me 19 mars te vitit 1949, me Nene Terezen u bashkua definitivisht nxenesja e saj Shubashini Das dhe pak kohe me pas u bashkuan dhe 12 vajzat e para vullnetare, si 12 apostujt e Krishtit, ish nxeneset e kolegjit te Sant Mary ku kishte dhene mesim, kesisoj u vune bazat krijimit te nje komuniteti te vogel misionaresh.

Me ndihmen e dy misionareve belg?, At Julian Henry dhe At Van Exem, ne vitin 1950 Nene Tereza prezantoj Ipeshkevit te Kalkutes, kerkesen per themelimin urdherit e ri, qe e quajti Missionarie della Carità (Misionaret e dashurise).

Me 7 tetor 1950, diten e festes Zonja e Rruzares, kryepieshkevi i Kalkutes Imzot Pereira, shpalli themelimin e komunitetit te ri katolik  “Missionarie della Carità”.

Ky sukses e nxiti Nene Terezen te ndermarri nisma te tjera me te guximeshme. Me 22 gusht 1952, inauguroj Shtepine Kalighat, per te semuret ne gjendje terminale, ku motrat misionare mjekonin dhe asistonin ketyre te semure, qe spitalet civile i refuzonin t’i shtronin.

Ne ato vite, braktisja e te semureve ishte nje dukuri e zakoneshme e lidhur me kushtet e varferise ekstreme, qe kishte perfshire pjesen me te madhe te popullates ne Hindi. Ne rruget e pista dhe trotuaret e Kalkutes, perdite shiheshin njerez te braktisur, te rreckosur, te palare, qe lypnin nje “bakshish” per te mbajtur shpirtin gjalle.

Shumica e ketyre mjeraneve vuanin nga semundje te renda, madje vdisnin ne rruge pa asnje ndihme mjekesore e pa asnje perkujdesje.

Komuna e Kalkutes, e ndergjegjeshme per kete gjende te rende, e mirepriti nismen e Nene Terezes dhe per ta mbeshtetur i dhuroj nje hotel te vogel te braktisur ne periferi te Kalighatit dhe njekohesisht  i akordoj misionit nje buxhet te vogel, qe u perdor per krijimin e kush-teve minimale te sherbimit shendetesor dhe te asistences ndaj ketyre te semureve terminal?.

Ky kontigjent njerezish te semure dhe te braktisur nga familjet, nga  shoqeria dhe nga shteti, ishin te perkatesive te ndryshne fetare, si hindù, mysliman, budista, apo katolike, te cilet Nene Tereza i strehoj ne kete qender asistence, ku motrat misionare, i u perkushtuan me kujdes te rralle, qe ata te mjer? nuk e kishin ndjere kurre ne jeten e tyre. Dhe pse kjo qender ishte strukture e nje urdheri katolik, sejcili prej te semureve, ishte i lire te praktikonte ritet e fese se vet, keshtu myslimani lexonte Kuranin, hindusëve u jipej uji i lumit Gang, katoliket kryenin sherbimet sipas Ungjillit etj.

Nene Tereza dhe motrat misionare i moren nga rruga keta njerez dhe i u dhane streh, i lane, i veshen, i ushqyen, andaj me te drejte thuhet, se ne kete menyre, keta njerez te braktisur, se paku te vdisnin me dinjitet njerezor.

Me hapjen e shtepise ne Kalighat, fillimisht, Nene Tereza u ndesh me veshtiresi te medha ekonomike dhe si te mos mjaftonin keto, u perball dhe me rezistencen dhe kritikat e prifterijeve induista, te nje tempulli aty prane, te cilet i u kundervune duke shprehur dyshime per proselitizem.

Nene Tereza ishte grua e guximeshme dhe nuk terhiqej para veshti-resive, prandaj u perballe me keto kritika, i hodhi poshte me argum-enta dhe i ftoj prifterijt induista te shihnin trajtimin ne strukturat e qendres, kesisoj ata u çliruan nga dyshimet qe kishin shprehur, madje i dhane mebeshtetje morale dhe kontribute vullnetare me donacione modeste, qe ndihmuan te zgjidhte disa nga problemet ekonomike.

Aktiviteti i misionareve te Nene Terezes zgjerohej nga dita ne dite, rezultatet beheshin me te dukeshme publikisht. Personat e sheruar e propogandonin me entusiazem sherbimin ne qendrat e asistences e kjo atmosfere sensibilizuese ndikoj qe nje zonje e pasur hindù nga Kalkuta, t’i japi nje mbeshtetje financiare, per te fuqizuar asistencen per femijet e braktisur nga familjet dhe per jetimet.

Ipeshkevi i Kalkutes dhe Vatikani, e ndiqnin nga afer aktivitetin e Nene Terezes dhe te motrave misionare dhe shprehnin vleresime.

Ne vitin 1965, me “Decretum laudis” Vatikani e aprovoj urdherin “Misionaret e dashurise” te themeluar nga Nene Tereza dhe e shpalli Kongregacion Pontifik.

Ne kete vit, me Nene Tereza, ishin bashkuar 300 motra misionare.