E merkure, 24.04.2024, 07:46 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Miftar Mehani: Interpretim i drejtpërdrejtë i pikave muzikore

E merkure, 06.08.2014, 06:36 PM


Interpretim i drejtpërdrejt i pikave muzikore në koncert për bashkatdhetarë

Nga Miftar Mehani

Në Obiliq për nderë të bashkatdhetarëve u organizua një festë në organizim të komunës dhe Ministrisë  së Diasporës, që u pëlqye nga shumë të pranishëm, bashkatdhetarë, familjarë të tyre e rini e qytezës me rrethinë. Festa u mbajt në sheshin e burrit të kësaj ane Aziz Zhilivoda, të mbushur përplot me publik,  e në një skenë dedikuar enkas për ekzekutimin e valleve që tradicionalisht janë kultivuar nga ansamblet e kësaj qyteze. Të pranishëm qenë edhe stafi udhëheqës i komunës me në krye kryetarin z. Xhafer Gashin si dhe Ministrin e diasporës z. Ibrahim Makolli të cilët qëndruan me pjesëmarrësit për gjatë gjithë manifestimit. Me këtë rast, kryetari i komunës ndau edhe disa shpërblime të cilat nderuan donatorët dhe ata që në forma të ndryshme e kanë ndihmuar këtë komunë, ndër të cilat edhe  donacioni i një autoambulance  dhe  katër karroca lëvizëse për persona me aftësi të kufizuara nga Vëllezërit  Avni, Sahit dhe Beqir Shala nga fshati Hade  me qëndrim në diasporë.

Programi artistik qe i larmishëm me këngë e valle prej më të ndryshmeve, me deklamim të poezive, një skeç humoristik me temë trajtimi që i shkonte fizionomisë së manifestimit. Dominuan vallet e punuara me korrektësi nga Besnik Grajçevci si dhe u përlqyen shumë këngë, sidomos ato që u ekzekutuan drejtpërdrejt nga AKV “Dëshmorët e Kombit”. Me gjasë publiku i lodhur nga interpretimet me incizim paraprak e mirëpriti dhe nuk i bëhej vonë zgjatja e koncertit vetëm e vetëm se këndoheshin këngë të mirëfillta folklorike e popullore, rapsodike, por, aty edhe përcjellja me instrumente bëhej në mënyrën e “gjallë” nga mjeshtrit e instrumenteve siç ishin rapsodët Haxhi Preku e Nexh  Durmishi.

Koncerti për shumëçka qe i qëlluar dhe interesant , që nga shpalimi i vlerave, mënyra e interpretimit të drejtpërdrejt, laramania e valleve, organizimi dhe teknika e mbi të gjitha, u shpreh nevoja që publiku ka, për përjetim të vlerave kulturore, të cilat në komunën e Obiliqit kurrë nuk kanë munguar e së fundmi, vërehet edhe një gatishmëri e udhëheqjes komunale për ta vënë në binarë edhe këtë segment tejet të nevojshëm të organizimit shoqëror.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora