E premte, 29.03.2024, 09:35 AM (GMT)

Mendime » Graciani

Deo Graciani: Faik Miftari dhe heshtja shqiptare përballë Gazës

E merkure, 06.08.2014, 08:00 PM


Faik Miftari dhe heshtja shqiptare përballë Gazës

Nga Deo Graciani

Që nga shkrimi im i vitit 2011 për Faik Miftarin, shkrim që mund ta lexoni këtu www.zemrashqiptare.net/news/id_23922/, pata shpresuar se Faiku do të tregohej paksa më i përmbajtur në deklaratat e tij publike. Në mbyllje të atij shkrimi, e pata këshilluar miqësisht zotërinë në fjalë, se shfaqjet publike të injorancës së vetëdijshme dhe të pavetëdijshme nuk janë të dobishme as për shendetin psikik të publikut dhe as për shëndetin psikik të personit që e prodhon këtë injorancë. Kam frikë se fjalët “konsekuent në ahmakllëk” që unë kam përdorur  në mbyllje të atij shkrimi për të përshkruar stilin e Faikut dhe këmbënguljen tij për ta shfaqur publikisht këtë ahmakllëk, vetëdija islamike e Faikut i ka kuptuar si diçka pozitive, diçka që duhet vazhduar dhe “përfeksionuar” edhe më tej.

Nëse e shikojmë me vëmendje, stili i të shprehurit tek Faiku, është i ngjashëm me atë të shumë islamikëve të tjerë, të cilët të zezës i thonë e bardhë, të bardhës e zezë, aktin kriminal e quajnë veprim të mirë, ndërsa veprimin e mirë e quajnë akt kriminal. Në psikikën e mirëfilltë Islamike, të tipit Miftari, kriminelët, vrasësit dhe pedofilët, janë gjithmonë të mirë nëse janë myslimanë. Në psikikën islame, jo-myslimani është gjithmonë i keq. Në Islam, pushtuesi, vrasësi dhe krimineli islamik është i mirë, prandaj duhet nderuar dhe adhuruar nga myslimanët, sepse të gjitha krimet që bën, i bën për të përhapur Islamin.

Faiku, pothuajse në të gjitha shkrimet e tij, e lartëson dhunën islamike. Ai i lartëson kriminelët dhe diktatorët islamikë të djeshëm dhe të sotëm. Atij i pëlqejnë pushtuesit, vrasësit dhe përdhunuesit islamikë. Idhulli i tij, është një nga kriminelet, vrasësit dhe përdhunesit më të mëdhenj të historisë njerëzore, Mehmet Fatihu (pushtuesi). Për nder të këtij vrasësi islamik, Faiku ka arritur deri aty sa edhe fëmijës së tij, i ka vënë emrin e një krimineli, duke e quajtuar Fatih. Imagjinojeni ku arrin moçalizimi psikik dhe shpirtëror i një individi dhe prindi, sa t’i vërë fëmijës së tij, emrin e një pushtuesi, krimineli dhe vrasësi. Do të ishte njësoj sikur njerëzit të fillonin t’u vinin emrat Hitler apo Stalin fëmijëve të tyre.

Faik Miftari, ky fundamendalist i rrjedhur që në djep, dhe gjithë soji i tij, jo vetëm që e adhurojnë krimin por madje falen në tempujt e ngritur për nder të kriminelëve. Në Kosovë, shumë myslimanë shqiptarë e shqipfolës ndihen “krenarë” ndërsa falen nëpër xhamitë që mbajnë emra pushtuesish, vrasësish e kriminelësh islamikë.  Sot, në trojet shqiptare, në vend që të ishin ndaluar apo dënuar ata që lartësojnë kriminelët dhe pushtuesit, përkundrazi ndodh e paimagjinueshmja. Është vetë shteti i Kosovës që jo vetëm e lejon lartësimin e kriminelëve, por merr edhe pjesë së bashku me kryetarin e bashkësisë islame dhe pasardhësit e kriminelëve në adhurimin publik që i bëhet figurave të tyre. Kjo është gjendja në të cilën Islami e ka katandisur mendjen e myslimanëve shqiptarë dhe shqipfolës, duke i bërë të mohojnë identitetin e tyre, atdheun e tyre, dhe gjakun e martirëve që u derdh për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga epidemia më e përhapur e të gjitha kohërave.

Faik Miftari, në vend që të heshtte, dhe të kufizonte shfaqjen e panevojshme të ahmakllëkut të tij në publik, ka vendosur jo vetëm që t’i përqëndrojë energjitë e tij në ngritjen në piedestal të plehrave të historisë, por edhe të mbështesë krimin islamik, duke u bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në mbështetje të Hamasit, vrasësve të popullit palestinez. I njëjti cikël, përsëritet e ripërsëritet në psikikën e Faik mjeranit. Në një kohë kur shumë palestinezë, dhe shumë vende arabe po ndërgjegjësohen dhe po e kuptojnë se kush është Hamasi, Faiku del në mbështetje të vrasësve të popullit palestinez, del në mbështetje të krimit. Në trurin e Faikut, pushtuesi dhe krimineli ka gjithmonë të drejtë, sepse ky pushtues dhe kriminel është islamik, dhe lufta kundër hebrenjve sanksionohet në Kuran. Sikur Faiku të jetonte në Gaza me familje, me mentalitetin e tij pro-krimit, mund edhe t’i dërgonte gjithë të afërmit e tij që të hidheshin në erë për “Islam.” Faiku është rritur dhe edukuar në një moçal islamik të trashëguar brez paz brezi. Ky moçal u injekton që në djep fëmijëve helmin ndaj jo-myslimanëve, duke i kthyer pak e nga pak në bomba urrejtjeje që rrezikojnë të shpërthejnë në çdo moment, në çdo ambjent, dhe kundër çdokujt. Doktrina islamike i mëson fëmijët që të dashurojnë vdekjen dhe të urrejnë jetën që në moshë të imët. Kjo është edhe parulla publike e Hamasit dhe të gjitha grupeve islamike, të cilët deklarojnë çdo ditë se bota e qytetëruar dashuron jetën, ndërsa ata dashurojnë vdekjen.

Vrasësi, krimineli dhe pedofili Mehmet Fatih, idhulli i Faikut dhe i shumë myslimanëve në Kosovë, jargavitej ndërsa shikonte sesi torturoheshin viktimat e pafajshme, sesi dhunoheshin dhe copëtoheshin fëmijët shqiptarë përpara mureve të Shkodrës, Lezhës e Krujës, si dhunoheshin e vriteshin vajzat shqiptare në sytë e familjarëve të tyre, ndërsa ato që u mbijetonin torturave dërgoheshin nëpër sarajet dhe bordellot islamike të Azisë së vogël dhe Lindjes së Mesme për të mos u kthyer më kurrë. Ka shumë gjasa, që produkt i kësaj dhune të tmerrshme që turko-islamikët ushtruan mbi shqiptarët ngado që shkuan, të jetë edhe vetë Faik Miftari, i cili e ka të ngulitur akoma në kujtesën e tij atë dhunë kriminale. Por mund të jetë edhe tjetra, që paraardhësit e Faikut të jenë banditë të ardhur gjatë fushatave turko-tartare për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës. Sidoqë të jetë, vetëm njerëzit e humbur mund të adhurojnë dhe të ngrenë në piedestal kriminelë si Fatihu. Hitleri apo Stalini. Nuk ka psikolog apo psikiatër sado i aftë të jetë në fushën e tij, që të përpiqet të analizojë psikikën e një myslimani si Faik Miftari, i cili arrin në ekstazë sapo përmendet emri i Fatih kriminelit.

Të njëjtën ekstazë përjeton Faiku kur i shfaqen në ekran fytyrat e aktivistëve të Hamasit, të cilët gjatë viteve të fundit kanë ndërtuar qindra njësi terroriste me fëmijë 5-10 vjeçarë, të stërvitur për t’u bër mish për top, dhe të edukuar që të duan vdekjen dhe jo jetën.

Faiku, në shkrimin e tij e quan agresor, kriminel dhe terrorist Izraelin që bombardon vendhedhjet e raketave, ndërsa hesht për qindra tunele që terroristët kanë ndërtuar për të vrarë njerëz të pafajshëm në Izrael. Faik mjerani harron se të gjitha spitalet, shkollat, klinikat, dhe jetimoret ishin të minuara nga Hamasi. Faiku harron se gjithë infrastruktura e Gazës është ndërtuar nga Izraeli, ndërsa Hamasi është marrë me “infrastrukturën e tuneleve.” Faiku luan rolin e injorantit, sikur nuk di se çfarë ndodh në Gaza. Ndërsa Izraeli u bënte thirrje popullsisë të largoheshin nga veriu i Gazës, sepse donte të shkatërronte tunelet e ndërtuara poshtë qendrave të banuara, Hamasi i dhunonte dhe vriste ata palestinezë që donin të largoheshin, sepse nuk donte që të shkatërroheshin tunelet. Në vijën e frontit dërgoheshin fëmijët e grate duke u përdorur si mburoja njerëzore ndaj sulmeve të Izraelit. Këto të dhëna nuk kishte nga t’i merrte vesh Faiku, sepse në “kalifatin” e Prizrenit dikur tokë shqiptare, sot transmetohen nëpër radio e nëpër xhami vetëm “heroizmat” e xhihadit islamik, dhe myslimanët në Prizren, siç tregon edhe vetë Faiku, dalin nga xhamitë duke lëshuar thirrje kundër Izraelit, dhe duke ulëritur Allahu Ekber si të ishin në shkretëtirat e gadishullin arabik.

Faiku, ndihet shumë i mërzitur, që shqiptarët nuk protestuan masivisht kundër popullit të Izraelit, por vetëm në ndonjë qytet si Prizreni apo pranë ndonjë xhamie në Maqedoni. Faiku nuk e kupton dot këtë sjellje dhe indiferencë të shqiptarëve ndaj popullit palestinez. Sipas Faikut, palestinezët kanë vuajtur shumë nga embargoja e armëve që u ka imponuar Izraeli. Faiku nuk e kupton sesi mundet që të ketë më shumë protestues pro-palestinezë në Londër sesa në Kosovë ku 99% janë myslimanë sipas statistikave të paraqitura nga zyra e hoxhë Irfanit. Faiku nuk e kupton dot sesi është e mundur që ky Izrael “agresor” dhe “terrorist” siç e quan Faiku dhe shokët e tij, të ketë marrë më shumë çmime Nobel në shkallë botërore për shkencë dhe zhvillim, sesa Hamasi i cili harxhoi miliarda dollarë ndihma humanitare, për blerje armësh, trajnim terroristësh dhe hapje tunelesh, duke e lënë popullin palestinez të vdesë urie. Faik mjerani nuk e kupton dot sesi një numër i madh raketash të hedhura kundër Izraelit binin brenda Gazës duke vrarë qindra palestinezë. Faik mjerani e akuzon Izraelin si shtet agresor dhe terrorist, kur ishte ky Izrael që furnizonte çdo ditë centralin elektrik të Gazës për të mos i lënë në errësirë palestinezët. Ishte ky Izrael që lejonte çdo ditë kalimin e ushqimeve, dhe qindra mijëra ton çimento për nevojat e popullatës. Të gjitha këto materiale u përdorën për qëllime krejt të tjera. Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe sepse doktrina islamike, është armikja e përjetshme e mirëqenies dhe zhvillimit. dhe Faiku është shembulli më i mirë i këtij fenomeni. “Lum” Prizreni dhe Kosova që të ka o Faik Miftari, sepse je ajka e moçalit islamik. Penën e ke pushkë dhe trurin e ke mushkë.

Mos harro, edhe pse shpirti yt punon me zell çdo ditë në shërbim të errësirës;  edhe pse ti gënjen rregullisht dhe përpiqesh çdo ditë t’i hedhësh hi syve njerëzve rreth e rrotull; edhe pse injekton urrejtje tek çdo njeri, dhe ngre në piedestal krimenelët islamikë, prapëseprapë, nuk e ke të garantuar xhehnetin. E vetmja mënyrë e sigurtë për të shkuar në xhehnetin Islam është xhihadi. Prandaj, të ka mbetur edhe hapi final. Vesh një palë barnavekë nga ato që vishte Fatihu yt, dhe nisu edhe ti të luftosh kundër Izraelit. Ndërsa largohesh nga Prizreni, me barnavekët e tu fshih pluhurin e rrugëve të Prizrenit. Kur të mbërrish në Palestinë, përdor një prej tuneleve që ka ndërtuar Hamasi, sepse ka shumë mundësi që ushtria izraelite të mos t’i ketë shkatërruar të gjitha tunelet. Shko e shijoje edhe ti xhehnetin Islam, se nuk mbeti islamik pa shkuar. Do të shohësh se do të ndihesh më i lehtësuar. Shko e lufto kundër armiqëve të Islamit, jahuditëve, sepse ata e kanë fajin që 99% e botës islamike është e prapambetur. Ata e kanë fajin që mendja e sotme islamike ka mbetur në vitin 1435, ashtu siç e tregon edhe kalendari islamik. Ata e kanë korruptuar kuranin “famëlartë” duke i shtuar paragrafe që sanksionojnë pedofilinë, poligaminë, martesat brenda gjakut dhe dhunën ndaj jomyslimanëve. Çfarë nuk kanë bërë ata njerëz!

Shko e mos u tut. Kë gënjyer shumë për “hir’ të Islamit dhe prandaj e meriton shpërblimin. Vrapo se është pakësuar shumë numri i hyrive. Është shtuar kaq shume numri i islamikëve që hyjnë me turr në xhehnetin islam çdo ditë, saqë ka rrezik se ata që hyjnë me vonë mund të mbeten pa hyri. Çdo ditë nëpër pankartat dhe parullat e protestuesve islamikë shkruhet “islami do të dominojë botën.” Më këto “heroizma” që islamikët po bëjnë çdo ditë nëpër botë, ka shumë mundësi që ata të ‘pushtojnë’ xhehnetin islam përpara se të pushtojnë botën. Dhe ti pastaj do mbetesh jashtë xhehnetit islam, krejtësisht i vetëm në botën e “qafirave,” një botë ku pedofilia, poligamia dhe martesat brenda gjakut janë akoma të jashtëligjshme. Një botë ku njerëzve nuk u intereson çfarë feje dhe ngjyre ke ti, por çfarë aftësish ke. Një botë ku njerëzit nuk plaçkisin pronën e atij që mendon ndryshe nga të tjerët. Një botë ku krimineli nuk ngrihet në piedestal sepse i përket një feje të caktuar. Një ambjent i tillë do të ishte fatkeqësi për ty.

Prandaj unë miqësisht dhe me dashamirësi të them: Faik, mos e lodh më veten. Ti e ke kryer misionin tënd. E ke “ngopur” shoqërinë me idetë e tua. Lërja stafetën e ahmakllëkut dikujt tjetër. Mos u trego mendjemadh. I ke ngopur me ide të “mençura” mendjet e të paditurve. Ti je nderi i Islamit. E ke ngritur Islamin në piedestal me ahmakllëkun tënd. Islami nuk kishte nevojë për ty, sepse edhe pa fjalët e tua, i ka prekur tashmë “majat” më të larta. Hidhe penën. Hamasi po të pret…



(Vota: 26 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora