Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sportistët e skuadrës Gjermane, ‘’meteorët’’ e futbollit

| E premte, 01.08.2014, 06:12 PM |


Sportistët e skuadrës  Gjermane, ‘’meteorët’’ e futbollit të Kupës Botërore,   Brazil 2014

Esse: Agim Staka, Kol Ulaj, Xhevahir Cirongu

Një eveniment kaq i rëndësishëm siç ishte kampionati i 20-të i futbollit që u zhvillua në Brazilin e bukur të Sambas. Me atë futbollin e tij vrituoz që uli siparin duke shpallur fituesin e tij skuadrën Gjermane. Skuadra gjermane bëri lojra të bukura ku luajti në fushën e gjelbërtë. Si rezultat i këtyre lojrave që luajti me mjeshtëri sportive, na dhuroi neve tifozëve të saj, por edhe shikuesëve të tjerë  kënaqësi me golat e shënuar në portën e kundërshtarit. Do të mbahet mend shumë kohë në kujtesën e adhuruesëve të saj. Në Gjermani, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.        Zakonisht për ekipin fitues thuhet e thuren elozhe lavdëruese, por skuadra gjermane ka bërë vendin e vet para shikuesëve sportdashës që të bëjnë edhe të tilla vlerësime. Ajo e meriton një gjë të tillë, sepse loja e saj qe befasuese nga fillimi drei në fund të kampionatit të Botërorit korrik 2014.

Bëhen hymne, emblem sportive siç është emblem e Gjermanisë. Një punim artistik unikal, vepër e një artisti shqiptar. Ai është adhurues i futbollit Gjerman. Çdo ditë në ekranin e televizorit shikon emisione, por edhe gazetat sportive, sepse jehona e  futbollit  2014 Botëror vazhdon.

Të shkruash  një artikull kritik vlerësues për skuadrën gjermane është pakëz e vështirë. Kjo skuadër ishte kompakte,energjike, lëvizje befasuese në fushën e lojës me një teknikë superior ndaj kundërshtarit dhe që solli fitoren e merituar. Si rrjedhojë e kësaj duhet bërë edhe një vlerësim real për atributet e ekipit fitues, por edhe për çdo lojtar në veçanti. Eshtë kënaqësi të hedhësh sadopak rreshta për sejcilin lojtar, për trainerët e gjthë të tjerët që kontribuanë në fitoren e ekipit gjerman. Dhe fillojmë nga lojtari…

Lahm: Një lojtar universal e një kapiden si ai! Desh zoti ta ketë kjo Gjermani. Kontributi yt për ekipin ishte primar,sepse udhëhoqe ekipin drejt fitimit të vendit të parë. Askush s’mund ta paraqesi plotësisht në një shkrim vlerat e një lojtari klasi si ti! Këtë mund ta pasqyrojnë më mirë një botë sportive, por edhe një Gjermani që do futbollin.

Portieri Nojer: Prezenca jote në portë ishte siguria me reflekset e tua. Ishe një ‘’shpend fluturues’’ me ndërhyrjet në këmbët e kundërshtarit. Tek ty kjo ishte e veçanta, befasuesja si portier që bëre zap topin në portë. Kampionatin e filloi si portier,por jo i pari. Në përfundim të kampionatit more dorezat e Arta e dole primar! Bukur!

Hummdls: Për mbrojtjen një emër i ri! Ai luajti me zemër dhe plot energji! Si një shkëmb qëndroi i fortë deri në fund të lojrave që zhvilloi skuadra e tij. Së bashku me mbrojtësin tjetër Bateng ishit siguria dhe fortesa e pathyeshme e mbrojtjes së skuadrës Gjermane. U lumtë! S’do të gaboja sikur të thoshja se ishit dyshja më e mirë.

Hummels: Në futbollin gjerman për momentin ishe më popullori. Por edhe ky kampionat nxorri po ato vlera të vërteta sportive,saqë për ekipin luajti me shpirt e shënon gol. Me të tillë lojtarë domosdo do fitonte skuadra gjermane.

Boateng: Me formën e mirë si kurrë më pare. I pakalueshëm në mbrojtje e plot siguri. Kjo ishte rilindja e Boatengut të ri! Një mesfushë e veçantë. Ata ishin tre dhe morën fatet e ekipit në dorën e tyre…..! Ju ishit me të vërtetë regjizorë….

Sami Kedira: Në ndeshjen me Brazilin ju ishit fantastik dhe një ‘’Skifter’’ në fushën e gjelbërt. Me madhështinë tuaj mahnitët një botë mbarë! Bravo,bravo, bravo! Ndriçove si një yll atje në fushë.

Shvajcshtager: Për kontributin në ekip ishe primar. Si një ‘’treçikël’’ që s’ndjeve lodhje…! E ndihmoje mbrojtjen, por dhe nga sulmi ishe i pa ndarë. Inteligjenca s’të mungoi, tregove forcën si sportist klasi.

Toni Kroos: Një lojtar i qetë e shumë punëtor. Përballoj në organizim. Ai jo pak here mori fatet e ndeshjes në dorë. Nga këmbët e tija për shokët e ekipit shumë gola gatoi. Por, edhe për vete padyshim s’harroi. Me gjakftohtësi e inteligjencë para portës së Mylerit për specialistët ishte e pa parë. Me kontributin e e golat e tij gëzoi shokët e ekipit dhe një komb mbarë.

Si mund të harrosh Kloseis: Paraqitja e tij në këtë botëror s’ka të sharë. E veçanta qëndron se në Botërorin e Korrikut 2014, në finalen entuziaste erdhi si gol- shënues. Ai është bëri një futbollist i violinës së parë  me tingullin e bukur sportive. Për atribuitet e çmuara në lojën e tij që dha në këtë botëror do respektohe e vlerësohet si një margaritar.

Shurler: Si zvëndësues e hyrës në ndeshjet.Në të vërtet i tillë s’ishte ai. Këtë e tregoi me talentin dhe energjitë që spikati në fushën e sportit atje në stadiumin e Brazilit.

Punoi si një gur stralli për ekipin fitues! Të lumtë Shurler! Kur gjuaje topin, ai te këmbët tuaja lëshonte xixa zjarri. Me golat e tua nderove ekipin, ndeze stadiumin dhe përlote tifozët e shumtë nga gëzimi.

Mario Gotze: Edhe ky talent Bavarez 22 vjeçar, në ndeshjen finale u bë një ‘’meteor’’ i fushës së gjelbër. Kush s’e do e dëshironte në ekip një talent të tillë si ai. Fatin e madh e pati ta kishte skuadra përfaqësuese e Gjermanisë me golin final kur shënoi golin që tronditi botën sportive.   Gjermanisë një Yll të Botërorit i dhuroi. Për ekpin ishte privilegj të kishte në stol lojtarë si Podolski, Meldezaker, Shkodran Mustakin, por edhe shumë lojtarë të njohur të tjerë.

Të gjithë ata ishin një plus për ekipin solid Gjerman. Një vlerë më shumë, me një staf drejtues energjik e plot vision. Kontributet e tyre për fitimin e trofeut asjush se mohon. Jo pa qëllim u la në fund të këtij shkrimi traineri i talentuar i madhi Joakim Lev.

Kontributi i këtij trainieri është i veçantë dhe peshon si gur diamanti.

Te mendja e këtij tranieri nisi rrugëtimin  e saj Kupa e Botës për te skuadra Gjermane. Tashmë finalës së Gjermanisë iu shtua një yll fitues e u bënë Katër. Kush do të ketë fatin të veshi atë fanelë, duhet të krenohet,sepse është pjesë e triumfit të histories së futbollit.

Albania,

Durrës, 26 Korrik 2014.