Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zëvendëskryeministri turk: Gratë nuk duhet të qeshin në publik

| E marte, 29.07.2014, 06:59 PM |


Gratë në Turqi nuk duhet të qeshin në publik, ka thënë Zëvendëskryeministri turk Bülent Ar?nç gjatë një fjalimi për ‘korrupsionin moral’ në Turqi.

Bülent Ar?nç ka shfrytëzuar një takim për ditën e Bajram për të dënuar ‘regresionin moral, konsumerizmin edhe përdorimin e panevojshëm të telefonit mobil’.

Ai ka fajësuar televizonin dhe mediat të cilët sipas tij i kanë shndërruar fëmijët e moshës së mitur në të varur nga seksi, raporton Hurriyet.

“Burri nuk duhet të shkojë pas grave tjera. Ai duhet të jetë i lidhur me gruan e tij. T’i dojë fëmijët e vet. Gruja do ta dijë se cka është ‘haram’ e cka jo. Ajo nuk duhet të qesh në publik. Ajo me qëndrimet e saj nuk duhet të jetë nxitëse dhe do të mbrojë nderin e saj” ka thënë ai.

Ai u ka bërë thirrje që ta rizbulojnë Kuranin dhe ta ndalin rënien e moralit.

Arinc është anëtar i partisë në pushtet të Erdogan, Partisë së Drejtësisë.

gazetaexpress.com