E premte, 19.04.2024, 10:38 AM (GMT+1)

Editorial

Xhevat Rexhaj: SHBA-në me aleatët kryesorë ta kemi gjithherë në mendje ne shqiptarët

E premte, 27.06.2008, 09:15 PM


Xhevat Rexhaj
SHBA-në ME ALEATËT KRYESORË TA KEMI GJITHHERË NË MENDJE NE SHQIPTARËT

Nga Xhevat Rexhaj

Kam lindur, jam rritur, pra jam shkolluar dhe edukuar në një familje, në një rreth dhe në një shoqëri, ku primare ka qenë ajo se si të jemi njehere të lire nga okupatori serb. Kam menduar si i ri se ka shumë mënyra, atë kohe lexohej edhe fshehurazi literaturë, marksiste leniniste, apo thenë troq revolucionare bolshevike. Të lexohej atë kohe se për shtetin dhe Integritetin duhet ngranë edhe fëmijët e vetë, ishte vërtet prekëse dhe domethenëse, se kështu ruhet dhe duhet shteti. Këto lexoheshin dhe degjoheshin nga njerëz që kishin disi më shumë qasje në literatura të ndryshme e sidomos në raste kur kishe interes, për Revolucionin. Une personalishtë kam qenë gjithherë kundër, Marksit, Leninit, Stalinit, Enverit, Ce Gevares, Ho shi Minit, Ce Dunit, Kastros e ku ta dij une sa tjerë, (përkundrazi vëllau im ishte....) Nga keta kishin lindur idetë dhe ishin zbatuar në vepra ato që kinse për ruajtjen e Shtetit duhet ngrënë edhe fëmijët e vet. Në realitet kjo do të thoshte se kur të më rrezikohet karriga duhet ngrënë fëmijët e shtetit, pra yndyrën, etj. Kjo shifet edhe nga ajo se në kohën e Leninit ishin fshirë nga faqja e dheut me miliona njerëz të cilët ishin me mendje ndryshe. Lenini kishte propaguar edhe idenë se kur është qetësi rreziku është potencial, andaj ai kishte shpikur edhe marrëzin e kohës se edhe kur nuk ka armiq, sigurimsat duhet të gjejnë pra të montojnë dhe të shpikin të tillë, që të kenë se me çka me u marr. Dihet mirëfilli puna e Stalinit, Ce Dunit e Kastros, që të gjithë idol të ish Udhëheqësit tonë E. Hoxhës...

Kaluan ato kohëra dhe trashëgimin më fatale nga të gjithë këta na e la i joni, E. Hoxha. Ai e la një Shqipëri në Evropë me teritor, por më zi se në Afrikë me rregull, e la një Shqipëri e cila historikisht kishte qenë pjesë e civilizimit evropian, me një urrejtje ballistë komunistë, me një primitivitet të pa parë, me një ekonomi të viteve që e kishte lanë Mbreti Zog. Pra nga të gjithë ish diktatorët e botës ky i joni na e kish pas kajt n... .

Ata të tjerët pos F. Kastros i lanë shtetet e veta shumë më në rregull, më të zhvilluara dhe më pak të katandisura, deri sa edhe Caushesku e la një Rumuni e cila vjetë u pranua në BE, pra shifet edhe pse diktator, këta prap kan punuar dhe menduar diq për Shtetin, pra edhe për fëmijët e vetë?!. Kur më kujtohen ngjarjet që e përcollën Shqipërin tonë gjerë në vitet e 2005, më kapin rrënqethje dhe thuaja se jam më shumë i traumatizuar nga ngjarjet tragjike që e përcollen Shqipërin vitet e fundit e sidomos ato të vitit 1997, se sa nga vrasjet barbare që kishte ushtruar Serbia ndaj familjes sime duke i vra ata. Këtë e them se nga Serbët nuk kam pritur më mirë, por vallë kur ndodhnin në mesin dhe mes nesh, ska sqarim këtu.

Mirë tani jemi këtu ku jemi, ku nuk ishim kurrë më parë, u formalizuam si Shtet i pavarur, u kry ajo njohja formale e pavarësisë nga Shtetet që i ruajnë jo vetëm kufijtë, por edhe fëmijët e shtetit të tyre. Shtetin e ri e pranuan Shtetet që kishin menduar edhe përpara për neve, shtetet dhe kombet që kishin simpati për neve, por neve nuk kishim njeri që të ju tregoi atyre se edhe ne kemi simpati për ta, pra për Amerikën dhe Evropën me Amerikën. Kishin shqiptarët asi njerëzish shumë, por nuk kishin përkrahje sepse politiken e udhëhiqte E. Hoxha me kliken e vet shumica me prejardhje greke, e po e shofim Greqin çfarë mendon për neve shqiptarët. Mirëpo kishte lindur një Njeri në një fshat ku gjithherë kishte rregull, fqinjësi të mirë dhe mirëkuptim mesnjerëzor, kishte lindur një Njeri që kur kthehej nga shkolla, gjithherë ndalej te plepat e Xhamisë, pas xhamisë në Istog dhe qante në vehte duke shikuar llugën e xhamisë i themi ne Istogasit. Aty dikund e kishin pushkatuar babën dhe axhën e tij, njerëz të dijshëm në atë kohë. (keto mi tregonte vëllau im që ishte në ato kohë në shkollë me të) Sigurishtë që ky Njeri kishte në mendje vetëm një, atë që herdokurdo të i shpëtoi jo vetëm fëmijët por edhe prindüërit e fëmijeve të Shetit të Ri nga ata që i kishin marr mundësin që ta thërras babën babë, e këtë ai nuk mund e bëri kurrë, por nedo ta thërrasim herdokurdo Baba i Shtetit më të ri në botë Republikës së Kosovës. Ishte ky pra Njeriu me emrin Ibrahim Rugova, Njeriu që ishte i lindur për të lidhur dhe për të unisuar shqiptarët e Kosovës rreth një qeshtjeje që ishte e lënë me shekuj pas, Pavarësimin e Kosovës.

Për ta bërë këtë duhej edhe diqka më shumë duhej menquri dhe duhej profeci e vullnet, duhej Miku që do ishte më i madh se Miku i armikut. Ta gjëshë këtë nuk ishte lehtë sepse armiku kishte shumë miq anë e kend botës. Pra duhej veprim i matur por edhe i madh, duhej mësyer USA së, së pari e pastaj Evropianët “ shkojnë si muqa mas daije”. Rugova e dinte se së pari duhej luftë e madhe diplomatike, duhej këmbëngule dhe maturi, i pat ai burrë ma shumë se këto të dyja. Fliste pak por puna shkonte mbarë. Më kujtohet në Kuvendin Zgjedhor të LDKsë me 1994 pat thënë edhe këtë që e kam të shenuar në letrat e mija, sepse aty me atë rast më pat shpreh ngushllime për vdekjen e babait tim Talit 3 vite përpara, pra ai pat thënë ”ne shqiptarët kemi shumë aftësi që shpejtë të krijojmë miq, por ama disi edhe shpejtë i humbim, pra keni kujdesë miqët që i krijoni duhet edhe një herë më shumë angazhim që edhe të i mbani, kemi  nevojë për ta shumë” . Sa mirë e thënë dhe sa mirë e realizuar nga vetë ai. Ai i fitoi Miqët në krye me SHBA-në, Anglinë, Gjermaninë por edhe Francen, kush e kishte ba mend para 20 vjetësh se Franca thotë Kosova Shtet, ishte aty edhe i Madhi Ismail Kadare - kuptohet.

Tani erdha aty ku mua më dhemb sot shumë, vallë ku jemi tash, a jemi mirë dhe a jemi koshient në këto ditë, javë dhe muaj të euforisë së realizimit të pavarësisë. A thua shteti po kujdeset për detyrat shtepiake që duhet dhe i ka të parapara të kryej. Në Kosovë ka sigurishtë ma shumë se 10-tra agjentura të huaja, dhe ma merr mendja që shumë prej tyre qëllim të vetëm e kanë ftohjen e miqësisë së madhe Shqiptaro-Amerikane. Këtu nuk ka çka të shtohet se shumë gjëra edhe nuk po ban të shkruhen por të jemi të kujdesshëm e mos të veprojmë në të ardhmen keq, populli thotë” kceva ujtë ta dh... kalin” Këtu edhe po vij, po frikohem se mos jemi jo mirënjohës në staza të gjata, këtë e bazoi edhe në atë se pas luftes edhe raportet nderfamiljare kanë rrjedha jo të dëshiruara, deri sa i mbajshim familjet, vëllezërit, të afërmit dhe besa edhe të largëtit ishim të mirë, tani kanë ndryshuar raportet, thenë të drejtën tani edhe nuk po flasin me neve apo i kan harruar të tërat. Kur kjo dukuri del në pah në familje atëhere mos prit ma mirë as nga shteti se e mira shpejtë harrohet. Andaj une mendoj se nuk i kemi ende punët ku nuk na duhen miqët, na duhet edhe me i forcu lidhjet me ta edhe ma shumë, më kujtohet kur në vitin 1991 në Parlamentin Evropian kur pat folur Regjep Qosja dhe pat sharë Evropën kinse për lanjen tonë pas dore, mirëpo një Delegat Portugezë në përgjigje i pat thenë, Zotëri (ndoshta është dashtë me i thanë shok) mu kjo Evropë edhe e ka formu Shqipërinë si Shtet se për juve... .

I thash prap këto që të jemi përgjegjës dhe ndergjegjës ndaj vehtes së pari dhe ndaj atyre që edhe ushtarët e vetë i rrezikuan për neve.

Pra të jemi gjithmonë mirënjohës SHBA-së dhe shteteve të mëdha Evropiane, Angli, Francë, Gjermani, Itali, Zvicerr, Austri etj, Kanadë, Australi, Japoni...

Pra ne dijmë të jemi edhe mirënjohës, pë momentin këtë për shqiptarinë po e bënë treshja Shqiptare, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Jozefina Topalli. Ibrahim Rugova e ka dashtë shqiptarinë, e ka miqësu me Mikun më të mirë dhe më të fortë në Botë, USA-në. Shqiptarë, kujdes se zgjedhjet në Amerikë mbahen në nëntorë dhe janë të rëndësishme, Shqiptarët afër dhe me Amerikën, e ardhmja e sigurtë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora