E enjte, 18.04.2024, 05:55 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Shqiptari trim nuk vdes kurrë!

E diele, 27.07.2014, 08:05 PM


SHQIPTARI  TRIM SI  KY,  NUK  VDES  KURRË!

Nga Fritz RADOVANI

Me datën 28 korrik 1988, populli i Shkodrës, pa dallim Feje, përcolli për në banesën e fundit AT  PJETËR  MËSHKALLËN, Atdhetarin e flaktë dhe të vendosun në Idealin e Tij... Dijetarin mendjendritun e punëtorin e palodhun për unitetin e Atdheut, Misionarin e vërtetë, Ushtarin e zdathun të Krishtit, Luftëtarin e paepun të Demokracisë dhe të të Drejtave Njerëzore në Shqipni, Mësuesin e pavdekshëm të Rinisë Shqiptare dhe kundërshtarin e papërkulun e të pathyeshëm përballë Gjenocidit komunist.

Shqipja me kthetrat e Saja, atë ditë... ka skalitë në një shkamb:

“Edhe një Hero ma pak!”...

?Plot 60 vjetë perpara At Pjeter Mëshkalla, në vitin 1954, kur ishte në Burgun e Burrelit i dënuem që në vitin 1947 ka shkrue këte poezi, e cila asht nxjerrë si shumë të tjera nga djelmët e rij që ma vonë... dolën të plakun nga burgu...

?Autori i Pavdekshem i saj, si gjithmonë, me optimizmin e Tij, kje frymzues i idealeve të nalta tek Rinia Shqiptare!

 

JETË  E 

 

Në kthesën e një djali të ri:

“Kaq i vogël fëmi e kaq i madh mëkatar!”

Sh’ Augustini

Në zemrën teme lindi jeta,

shpirti asht mbushun me dëshirë,

me ndriti mendjën e vërteta,

vuejtjet më duken gurrë me hirë.

 

Lindi Krishti në zemrën téme,

më pruni paqë e dashuni,

më rreshi forcë e ngushëllime,

zhduku errësinën e burgut të zi.

 

Unë dikur me mburrje shkojshe

për pusina, kurtha e léqe;

krime n’ têrr unë farkëtojshe:

holla vrapin për rrugë të kéqe...

 

Epshi e faji janë veriga

që tue lëmue, të skllavënojnë;

shpirti s’ka qetësi në punë të liga,

që veç rrathët ma fort shterngojnë.

 

Mallkue kjoftë për jetë mbrapshtia,

rruga e turpit sot kjoftë pré!

U thyen prangat, ktheu liria ,

shtegu u hap për  J E T Ë    R É  !

BB(Burgu Burrel) 1954.

?Shenim nga FR: Poezia asht botue pa asnjë ndryshim nga origjinali.



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora