E premte, 29.03.2024, 03:12 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Xharra: Hebreu që ia rizbuloi Europës, Shqipërinë!

E diele, 27.07.2014, 07:04 PM


Theodor Anton Ippeni,  hebreu austriak që ia rizbuloi Europës,  Shqipërinë!

Nga Fahri Xharra

Prof. Dimçe Kosev, historian i shquar,  në praninë e studentëve maqedonas(sllav),  ka thënë se muri që gjendet midis Kalasë së Shkupit dhe Elektrodistribucionit,  është pjesë përbërëse e qytetit të antikitetit të Shkupit Dardan,  kurse për kishën e ngritur rrëzë Kalasë së Ohërit,  pohoi se ishte dhuratë e themeluesit të prinicipatës së Arbërit - Progonit. Kurse dramaturgu i njohur serb,  Prof.Braisllav Nushiq thot : "Shqiptarët janë autoktonë,  të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve,  e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve,  mësymjeve të dendura të sllavëve,  të cilët ua pushtuan të gjitha fushat,  ultësirat,  dhe lumejtë".

Historisë sonë të mëshehur nga të huajt ,  i kemi ndihmuar  edhe ne më shumë që ajo të struket dhe të humbas lavdinë dhe krenarinë e saj .

As qeveritarët dhe as akademikët tanë nuk i dhanë kurrë rëndësi  asaj që sado pak dhe me më shumë falemnderim të trajtohet figura e Theodor Anton Ippenit,  hebreut  austriak që ia rizbuloi Europës,  Shqipërinë; që sado pak të përmend njeriun që kishte nxjerrë me aq hollësi në dritën e botës shkencore të kaluarën e vjetër të Shqipërisë. Ky njeri i madh i Austro Hungarisë ,  përveç shkruarjës së të vërtetës për ne “kishte ndihmuar prapa kuintave të diplomacisë në mënyrë vendimtare në krijimin e shtetit shqiptar,  i cili themi se pa Ippenin,  si të vetmin ekspert të çështjeve shqiptare në Konferencën e Londrës do të ishte katandisur edhe më keq nga sa doli me dhimbje në vitin 1913.”(A.K)

Kush ishte Theodor Anton Ippen-i ? Theodor Anton Ippeni ka lindur më 1861 në krahinën e Bohemisë,  aso kohe pjesë e perandorisë austro-hungareze. Pasi kreu studimet e mesme në Pragë,  u regjistrua në Akademinë Orientaliste të Vjenës,  ku u diplomua më 1884. Po në këtë vit emërohet në konsullatën e Austro-Hungarisë në Shkodër. Ai ka qenë për shtatë vjet me radhë konsull i përgjithshëm i monarkisë austro-hungareze në Shkodër (1897-1904) dhe është autor i një radhë studimesh e librash për historinë,  etnografinë,  arkeologjinë e shoqërinë shqiptare. Vepra e tij shkencore është përqendruar thuajse e tëra mbi Shqipërinë. Studimet e Ippenit kanë bërë të ndriçohen shumë aspekte të jetës fisnore në Shqipërinë e Veriut,  të historisë së Lidhjes së Prizrenit etj,  duke hyrë kështu në radhën e shkëlqyer të albanologëve të monarkisë austro-hungareze,  që fillon me Hahnin e vijon me Gustav Meyerin,  Hopfin,  Franz Nopscan,  Milan Shuflajn,  Gustav Weigandin,  Norbert Joklin etj.

Shefi i seksionit Fon Rapaport (Von Rapapport) në një nga botimet e tij historike te Ipenit e quan "nje kryeveper e eminentit dijetar te Shqiperisë „Vlera e Ipenit rreth çështjes shqiptare qëndron ne faktin që ai ishte perkrahës i kesaj çështjeje dhe ishte ndër hartuesit e memorandumit mbi formimin e një Shqiperie te pavarur. Viti 1896 që shënon,  ,  fillimin e një aksioni energjik të monarkisë austro-hungareze për Shqipërinë,  sjell edhe emërimin në Shkodër si konsull i përgjithshëm të një njohësi të mirë të i rrethanave shqiptare,  sllave e turke,  Theodor Ippenit.

“Eminenti dijetar i Shqiperisë “Zoti Ippen,  qendrimi i pare i të cilit  ne Ballkan ishte pikerisht Shqiperia, perkatësisht Shkodra, qyteti në tëcilin gjatë viteve 1884 kreu funksionin e konsullit, por jo për shumë kohe, pasi u transferua për në Plevne ku zëvëndesoi konsullin austro-ungarez Ritter von Mayer.Kohën e qëndrimit në Plevne e shfrytezoi edhe për të kryer shumë udhëtime në brendësi të vendit.Dhe përshtypjet e tij gjatë këtyre udhetimeve, të cilat kishin të bënin me gjeografinë,  etnografinë apo politikën ai i mblodhi në formën e skicave dhe i botoi ne studimin e tij,  “ Novipazar und Kosovo „ (Novipazari dhe Kosova),  1892.Në vitin 1891 Ipeni transferohet si Nënkonsull në Konsullaten e Kostandinopojes ku si një njohës i mirë i maredhënjeve që kishin të benin me shqiptarët kreu atje edhe funksionin e këshilltarit për çështjet shqiptare. Me 1894 u emërua nga Ministria e Jashtme, konsull në Jeruzalem dhë ne vitin 1897 si Konsull i Pergjithshem i perandorise dualiste ne Shkodër, funksion te cilin e kreu der më 1904.” ( nga periodikët)

Që prej vitit 1896 Ministria e Jashtme austro-hungaeze do të ndërmerrte një aksion energjik lidhur me Shqiperinë.Se pari asaj i nevojitej një konsullatë me perbërje sa më të mirë, me njerëz që i njihnin mirë rrethanat shqiptare, i duheshin njerëz,  të cilët  e njihnin mirë vendin, popullin dhe gjuhën shqipe. Ministria e Jashtme udhëzonte ndër të tjera qe nëpunësit e konsullatës perveç te qenurit njohës të mirë të kushteve shqiptare, ata duhet që nepërmjet udhëtimeve që do t`i bënin në territorin shqiptar, te njihnin mirë edhe gjendjen administrative,  ekonomike dhe përmes personave me influence të lidhnin kontakte me popullsinë vendase të çfarëdo lloj feje dhe kështu te përdornin këto pozicione te arritura prej tyre në favor të perandorisë.Të gjitha arritjet e konsullatës perandoria do t’i përdorte p|r zhvillimin e Shqiperisë dhe për perkrahjen e përpjekjeve kombëtare të shqiptarëve, për zgjidhjen e çështjes së tyre.(nga libri "Shqipëria e vjetër” e Th.A.Ippenit)

Përveç aktivitetit intesiv për te zbatuar politikën austriake, konsulli Ipen gjatë qëndrimit 7 vjeçar ne Shqipëri ndermori edhe shumë udhëtime në brendësi tëvendit, veçanerisht në trevat veriore të Shqiperisë, udhëtime të cilat ndikuan shume tek ai për të thelluar simpatinë e tij për Shqiperinë dhe popullin shqiptar.

Ky “udhëtar” i Shqipërisë gjatë viteve të 800-ta të shek.XIX është fare pak i njohur për publikun shqiptar,  megjithëse atij i njihen merita të veçanta edhe për formimin e shtetit shqiptar,  ku ka luajtur një rol kyç. Tre vjet para se  ai të vdiste mbreti Zog ia  pati akorduar atij Urdhrin e Skënderbeut.

Kështu përpjekjet e ketij politikani të zellshem mbi Shqiperinë në Konferencën e Ambasadorëve në Londer (1912-1913) zenë një vend te veçantë në historinë shqiptare.Kjo duket edhe nga këshillat e tij dhënë Kontit Mensdorff apo udhëtimet dhe informacionet e tij në Vjenë per Kontin Berchtold, por mos  t`i harrojmë raportet, letrat, takimet në Londër me Ser. Eduard Grejin, kontin Mensdorff, Sekretarin e Foreign Office-it Tynell apo me perfaqesuesit rus, italianë, gjermanë. Për Gjakovën,  shkruante: "Ky qytet është qendra politike dhe ekonomike e malësorëve dhe këmbëngul edhe më shumë për ruajtjen e tij,  pasi te këto fise shoh bastionin e natyrshëm shqiptar kundër ekspansionit serb" (telegram i dt. 1.2.1913).

Theodor Ippeni në atë konferencë ishte praktikisht i vetmi specialist dhe njohës i Shqipërisë; gjithë pjesëmarrësit e tjerë ishin politikanë ose diplomatë,  që operonin sipas nevojave ose diktateve politike.

(Tarifa,  Fatos (1985). Drejt pavarësisë: çështja e çlirimit kombëtar në mendimin politik-shoqëror rilindës 1900-1912 ,  Elsie,  Robert. "1916". Blumi,  Isa (2007),  Ardian Klosi )

“Eminenti dijetar i Shqiperisë “Zoti Ippen



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora