E premte, 19.04.2024, 04:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Ëndërra e ditëlindjes sime

E shtune, 26.07.2014, 04:05 PM


AGIM GASHI

ËNDRRA E DITËLINDJES SIME

Më 27.07. 2014 kam ditëlindjen time. Si çdo herë edhe kësaj radhe do të jetë si ditët tjera të zakonshme!

 

Me plisin e babait tim

Po vjen ditëlindja ime. Vjen si ditë e qetë, siç vijnë të gjitha ditët. Por sytë e mi nuk shohin veçse zymtësi. Zemra ime po çmendet nga furtunat e jetës. Plagët e saj të thella derdhin gjakun rrugëve të dhimbjes.

Për pak ditë vjen ditëlindja ime. Linda me shenjën e luanit. Në ditën e mirë të së premtes. Në ditën e bukur të verës, kur njerëzit korrnin e ndërtonin jetë. Por, më ka treguar nëna më vonë, askush nuk u gëzua për ardhjen time, veç ajo që më ushqeu me gjakun e saj. Pasi erdha në jetë, asaj shpesh i mungoi edhe buka. Isha fëmija i parë, u bëra dhembja e parë, në shtëpinë e varfër, në Ballkanin e shqetësuar.

Sa vite kanë kaluar? Koiçidencë e çuditshme: botë e keqe, sillesh e përsillesh rreth meje, e unë,sot, përsëri, jam i uritur për bukë, jam i etur për ujë.

Jam i etur për dashuri nëne, jam i etur për dashuri atdheu, jam i etur për dashuri gruaje, jami i etur për dashuri familjeje.

Zot! Përse m’i ke mohuar?

Ku je, gjyshi i Gashëve, po ti, babai im? Ku është kulla jonë? Ku është biografia e saj? Ku është Neli, biri im?

Kanë shkuar, kanë shkuar dhe unë s’e kam prekur ende qiellin, ndërsa stina ime po mbaron!

Dhe ai lejlek që vinte dikur, e harroi rrugën, se kulla jonë, kulla e Gashëve nuk është më!

Ja erdhi edhe ditëlindja ime. Një thirrje kam. Një lutje bëj:

O njerëz! Gjaku e fisi im! Miqtë e mi! Ooooooooooo populli im! Për ditëlindjen time të gjashtëdhjetë, më dhuroni vuajtjet tuaja, hallet, urinë, brengat, mallin,vetminë, borxhet.

Dhe mbani për vete lumturinë, gëzimin, dashurinë, buzëqeshjen...

E nëse nuk keni ku tandizni zjarrin tuaj, fërkojeni për zemrën time, ju lutem!

Aty do të gjeni zjarr për gjithë tokën e Arbrit!

Qofshi gjithnjë të lumtur!

Jetova me ëndrra.Ëndërrova në gjumë dhe i zgjuar. Por, medet! Ishin dhe mbetën vetëm ëndrra!

U përballa me vrasësin tim, që tinëzisht e pa mëshirë hyri në trupin tim. Dhe unë isha e jam krejt vetëm, vetëm me katër faqe te zhveshura të mureve, në dhe të huaj, në shtëpi të huaj. Tani më bën shoqëri edhe Ai që jeton në mua. I ngre zërin televizorit, për mua e për atë, që vetmia të na mbushet me zhurmë. Eh si është jeta?!  Prisja vdekjen e dikujt, që jeta ime të zgjatet pak. Më tmerronte ky vrasës me qetësinë e tij. Ma numëronte çdo përtypje nofullash e bile edhe kafshatët e gojës. Nuk isha e as nuk jam në ëndërr. Shpresat treteshin nga egërsia e vrasësit tim. Ai kërkonte e ndoshta akoma e kërkon lëkurën time dhe unë, i detyruar, i bëja vend në sofër. Mos qofshi kurrë “unë”.

Unë me mikun e panjohur,ujë po pim nga kroi i harruar. Dhe mendojmë, me dhimbje, se nuk të bëhet shtëpia jote, ky kotec i huaj.

Mendoja se nuk të bëhet shpëtimtar, një pjesë trupi, e huaj. Ishim gabuar.Tani jetoj falë vllaut apo motres sime që jeton në dy botrat tona. Ai jeton në mua. Ai dhe unë tani jemi një. Dhe jemi një që po na duket si asnjë. Jemi falë doktorëve të Aacheni dhe profesor Neumanit!

Por edhe koteci i huaj po më mjafton!

E vështirë, e tmerrshme, e rëndë, e egër është pritja që të të mbajë gjallë ndonjë dorë e huaj.

Dhe ju, miqtë e mi, mos harroni të më dërgoni dhuratat që ju kërkova. Do t’i marr me vete.

Të gjitha urrejtjet me vete do t’i marr.

Asnjë të keqe nuk do lë në këtë botë.

Që tek ju të mbretërojë dashuria,

Për jetë e mot!

Edhe pse nuk vdiset pa thënë Zoti!

17.07. 2013-2014

Düren A.G.

 

AGIM GASHI: ENDERRA E DITELINDJES SIME

Poemë

 

A është e mundur

Në këtë ditë kaq të qetë

Për mua e zymtë

Ndërsa në zemrën time

Çmendet furtuna e jetës

Ia çkapërderdhë plagët zemrës sime

E çkapërderdhë qiellin

Shpirtin sma lë rehat

 

Kam lindur më 27.07....

Me shenjën e Luanit

Ditë e premte

Stina e verës

Njerëzia korrnin

Fshinin

Ndërtonin

Për mua askush

Dert nuk kishte

Edhe pse isha fëmiu i pare

Nëna më pat thënë

Më shumë ishe i uritur se sa ngi

Në Ballkanin e shqetsuar

Hej botë e shkretë

Si sillesh e përdridhesh

Rreth unit tim

Çkoinçidencë

Edhe sot i uritur

Për bukë

I etur për ujë

Për dashuri nëne

Për dashuri atdheu

Për dashuri gruaje

Për dashuri familjare

O ZOT

Pse asgjë nuk kam

 

Kulla e gashëve

Nuk ishte rastësi

Ajo është kujtesë

Mbamendja ime

Me faqe plot biografi

Që tani as rrënojë si gjen

Gjyshi i vdekur

Babai shkoi pas tij

Nelin ma vranë

E unë sa se kam prekur qiellin

Po mbaron edhe stina ime

 

Isha fëmijë atëherë

Botën shihja me njëqind ngjyra

Mbi kullat tona

Oxhaqet nxirrnin tym çdo ditë

Më një verë

Mbi majën e oxhakut

Ishte lëshuar një ljejlek

Që kurr sdo ta harronte qerdhen e vetë

Thonin se ishte fati

Por ja që humbi kulla

Humba dhe unë

Në përjetsinë time

 

II

Edhe pak ka mbetë

Ditëlindja ime po ofron

As Zoti më spo më dëgjon

Unë spo mundem

Ta drejtoj fatin tim

Duke e përcjellë leljekun në fluturim

Atë zog shtegtar

I paskan rënë puplat

Memzi krahët shpalosë

Jeta në mbarim

 

III

O njerz

O miqtë e mi

O gjaku e fisi im

Ju lus e ju përkulem

Deri në tokë

Këmbët ua puthë

Për ditëlindjen time

Dhuromëni vuajtjet e juaja

Dhuromëni hallet

Urinë

Brengën

Mallin

Vetminë

Borgjet...

Këto do të ishin

Dhuratat më të shtrenjëta

Në pesdhjetetetë vjetorin

E shekujve të mi

Për vete ndalni lumturinë

Gëzimin

Dashurinë

Qeshjen...

E nëse nuk keni ku ta ndizni zjarrin

Ju lutem

Fërkojeni për zemrën time

Ka zjarr për tërë token e Arbërit

Qofshi të lumtur gjithnji

 

Gjithmonë me ëndërrat jetova

Endërrova fjetë e zgjuar

Endërrova edhe Morenë

Edhe unë isha si arbëreshët

E me ta nuk më lidhte vetëm kënga

Nuk më ldhte vetëm gjuha

Por më lidhte edhe dhembja

Endërrova edhe për dashuri

Për Kosovë

Për Shqipëri

Për liri

Për varret e të parëve

Për histori e lavdi

Po kursehen nga fjalët e mëdha

Se ato janë zbraztësi

Ndjellin fatkeqësi

Distancohem edhe nga vetja

E më mire të më ruaj Zoti

Se sa robi

Hej o njez

Zoti e di

Kur duhet të ik

 

IV

Po jetoj me vrasësin

Që më ka hyrë në trupin tim

Pa askend pranë

Rrënqethem

Ndez me rrëmbim aparatin televiziv

Ia lëshoj zërin e lartë

Të më mbushet dhoma zhurmë

Përjetoj të harruaren

E pamundur

Nuk jamë në ëndërr

Prku rreth vetes

Pastaj shtrydh një puçërr në trup

Pëshpëris

A do ta shporr vrasësin tim

Që me të ha kafshatat e bukës së mykur

Nganjëherë bëj qef

Gjithnji me vrasësin tim

Ai mi ka numruar lugët

Mi numron përtypjet e nofullave

Deri kur do të përtypem

Sa do të kem për tu përtypur

A mësova diç nga përtyoja

Smë lë rehat jo

 

Dikur zgataraqesha si doja

Se isha në shtëpinë time

E kur të jesh në shtëpinë tënde

Bën ç´të duash

Sillu si ta doj zogu i qejfit

Ndërsa tani që kam vrasësin këtu

Në dhe e shtëpi të huaj

Pres vdekjen e dikujt

Për ta shtyer jetën pak

O Zot sa trishtim kam

Pesdhjetetetë shekuj po i mbush

Po i humbë shpresat tërësisht

Nga vrasësi im kam frikë

Ai po e do lëkurën time

Buzqeshjen

Duhet ta pranoj

Endërr nuk jamë

Vrasësit tim

Vend në sofër i bëj

Mos qofshi në lëkurën time

 

Do të pi ujë nga kroi i harruar

E në syrin e tij do kërkoj

Engjëllin tënd

Vetëm tani jamë bindë

As koteci i huaj

Smund të bëhet shtëpia jote

E si mund të bëhet pra

Një pjesë trupi i huaj

Shpëtimtari yt

Haj kafshë e zezë

Si po të nxirrka jashtë

Edhe shtëpia jote

 

Dashurinë ma ka ngulfatë

Në kroin e harruar

Vrasësi im

 

Nuk paska gjë më vështirë

Nuk paska më tmerr

Se kur pret

Që dora e huaj

Gjallë të të mbajë

E ju mos i harroni

Dhuratat që ju kam kërkuar

Kur të iku

Me vete do ti marr

Urrejtjet e botës mbarë

Most të lë të kqija në kët botë

E juve dashuria

Për jetë e mot

 

17.07.2012-14

 

Düren A.G



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora