E marte, 23.04.2024, 08:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Oralda Lahe: Klodi Kadillari në 360 gradë

E shtune, 26.07.2014, 04:09 PM


Profil i artistes Klodi Kadillari në 360 gradë

Ekskluzive nga Oralda Lahe

Klodiana Kadillari është një nga regjisoret e talentuara dhe plot energji të skenës shqiptare. Takimi me Klodin ishte fare i rastishëm kisha dëgjuar shumë për atë çfarë ajo ka bërë dhe pse me modesti shpesh thotë se kam ende gjëra për të bërë. Në të vërtetë atë gjithmonë e sheh duke punuar dhe mbi të gjitha me ide që nuk shterojnë asnjëherë. Rend pas realizmit të tyre dhe nuk ndalet asnjëherë. Klodi nuk është vetëm regjisore, aktore  por mes të tjerash gazetare, psikologe dhe autore. Libri me titullin “Pengu” tregon ethshëm realitetin shqiptar që përcillet me ndjeshmëri nga vetë aurorja. Me këtë libër ajo është shpallur dhe fituese e çmimit Pegasi. Kur flet për të nuk di se nga t’ia nisësh më parë saqë as kalemxhinjtë siç e përmend dhe i madhi Konica nuk do të dinin nga të fillonin. Duke shfletuar librin e lartpërmendur disa prej rreshtave nis kështu:

“Mendoj se çdo qenie njerëzore me vlera humane duhet të jetë i drejtpërdrjetë dhe i besueshëm në marrdhënien që dëshiron të vendosë me lexuesin. Për të arritur një tërheqje reciproke krijues-lexues, jam e mendimit se për të arritur këtu, krijuesi duhet të jetë i qartë në radhë të pare me vetveten dhe ndaj unit të tij, të jetë i prekshëm dhe një njohës i mirë i vlerës dhe njohës i kthjellët i kodit jetësor.  Është e kot dhe e padepërtueshme nëse te vetë krijuesi mungon liria”.  ( Faqja 3:  Romani “Pengu” )

Këto janë disa nga radhët me të cilat nis romani. Një grishje drejt asaj që auroja e quan një mendim me esencë. Në Cv-në e saj gjen një mori elementësh duke nisur me romanin e parë  Kodi i trëndafilit”.  Në listën e kulminacionit të saj i shtohet  çmimi nga Ministria e Kulturës me monodramën “Pikëllim dhe dashuri”  kushtuar 100-vjetorit të Nënë Terezës. Në këtë film dokumentar me titull  “Një rrëfim për Nënën”  vlerësohet nga kritika,  një bashkëpunim i Radiotelevizionit    Kosovës. Në vitin 2011 përfaqëson Shqipërinë me monodramën “Pikëllim dhe Dashuri”  në rolin e Nënë Terezës, Festivalin Aktori më i mirë i Europës.

Klodi nuk di të ndalet dhe në sukseset e saj falë dhuntisë, punës dhe arritjes i shtohet dhe çmimi i parë në Festivalin Ndërkombëtar “Albamono” me rolin e Norës si aktorja më e mirë në kategorinë “Best role in women category” ,  me monodramën “Shtëpi Kukulle”  të Henrik Ibsen. Sfidat e saj vijojnë të shtohen, rriten dhe përforcohen nga viti në vit. Regjisorja, aktorja, psikologia i shton vlera të shumta dhe të patjetërsueshme karrierës, plotësimit të saj artistik dhe shpirtëror. Para pak kohësh Klodi ka shfaqur dhe dokumentarin “Miti i Natyrës” një nga prodhimet e Departamentit Satelitor në Televizionin Shqiptar. Aty mes të tjerash na shfaqet bukuria e natyrës shqiptare, e brishtë si një vashë e re në moshë. Tirana kryeqyteti, metropoli i zhurshëm ka një tjetër dimension ndonëse në periferitë  si Dajti dhe Shpella e Pëllumbasit e quajtur ndryshe dhe Shpella e Zezë. Në vijimin e saj me rritje të shumta profesionale është dhe përfaqëuese e Rrjetit të Globit të Gruas Shqiptare në media për mbrojtjen dhe emancipimin e saj. Një tjetër dokumentar që i bashkangjitet vitit që lamë pas 2013-të është dhe  “Letër” kushtuar traumës  dhe problemeve psiko-sociale që shkaktoi lufta e Kosovës në vitet 1998-1999. Skenariste, regjisore e dokumentarëve, përfaqësuese e shumë festivaleve Klodi në datën 10 gusht  2014-të  në qytetin e Vlorës sjell dokumentarin për promovimin e turizmit dhe kulturës. Promovuesi i këtij aktiviteti është Instituti i Librit dhe Promovimit Toena duke bashkuar artistët e plenerit me mrekullinë e lumit të këtij qyteti jugor dhe të bregdetit. Gjithçka vjen me mbështetjen e deputetit  zotit Fatmir Toçi. Një dimension i artistes dhe gërshetimi me të thjeshtën janë në vijë propocionale. Para pak ditësh ka interpretuar në filmin e regjisorit Armand Vllahu në rolin e psikologes. Ndërsa është dhe botuese e një sërë temave psikologjike. Së fundmi ka nxjerrë në dritë dhe dramën “Rrëfehem” me gjashtë personazhe femra të cilat rrëfejnë gjashtë drama fatesh, të zhveshura deri në simbole për t’iu shfaqur publikut me projektin e saj më të fundit.  Ajo di të flasë dhe me heshtjen, duke qëndruar siç dinë të bëjnë artistët e vërtetë. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj energji për të prekur dhe ëndrra të tjera që shumë shpejt do të jenë pjesë e prekshme. Qetësia, inteligjenca dhe idetë janë gërshetuar  tek vetë ajo, Klodi Kadillari.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora