E premte, 19.04.2024, 06:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Hasan dhe Lajde Blakaj: Dëshmorit Haki Shatri

E premte, 25.07.2014, 07:22 PM


Dëshmorit Haki Shatri

 

Duar te bardha shtrihen lart

Drejt qiellit në kaltërsi

Gjethet nga lisat bien ngadalë

Lehtë, lehtë fare pa u ndijë

 

Shiu pikon më ngadalë

Pikon loti i nënës plakë

Zemra i plasë nuses gjorë

E bërë nuse pa duvak

 

Më kot pret motra ke dera

Nga ushtria vëllai për të ardhë

Kalojnë muaj e shumë pranvera

Pa shpresë vitet shkojnë vërdallë

 

Pret më kot fëmija babanë

Që më vrap ta përqafon

T´ja qet dorën n´krah mënjanë

T´i tregojë sa shumë e donë

 

Por ai s´erdhi,  i gjallë kurrë

Si një trim siç ishte vet

Ngjeshur fort shqipe në flamur

Haki Shatri trim më fletë

 

Mbaj më mall fjalët e tua

I imi vëlla i idealit

Kur në punë të pata takua

Në spital atje rrëzë malit

 

Shumë u gëzove atëherë për mua

N´mantil t´bardhë veshur si mjek

Më lot gëzimi më ke urua

M´the këtu, na duhesh për jetë

 

N´punë rreth nesh kish shumë çetnik

Përball kishin Haki trimin

Frikacak e qelbanik

Kurrë s´ja trembshin Hakiut syrin

 

Por  n´armatë ish diçka tjetër

Shumë tinxar kish rreth tij

Sllav vrastar tiran të vjetër

Vranë Hakiun një natë më shi

 

Ishte i fortë dhe kish ndjesi

Shumë torturave u kish bërë ballë

Ditën e fundit për në shtëpi

E lënë nënën atë ditë pa djalë

 

Edhe sot nuk mund t´mendojmë

Së, s´është i gjallë në mesin tonë

Për jetë jetëve do të jesh dëshmor

Haki Shatri gjaku jonë.

 

Hasan dhe Lajde Blakaj

Stockholm 24 korrik 2014



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora