E premte, 19.04.2024, 05:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Përbuzjet e kurbetçinjve

E enjte, 24.07.2014, 06:49 PM


 Demir KRASNIQI

 

PËRBUZJET E  KURBETÇINJVE

 

Thërrasin vatrat , thërrasin varret ,

Gjithë dëshmorët , luftëtarët ...

Thërrasin nënat , gratë e  fëmijët 

Mos përbuzni kurbetçinjtë !

 

Kurbetçiut  kur i pikë loti –

Ju vret buka , ju vret Zoti !

Një  herë n’ vjet  kur t’ vijnë n’ pushime –

Përjetojnë shumë maltretime !...

 

Vijnë me i pa vatrat e hirit ,

Por në pika të kufirit –

Përjetojnë  t’ zitë e ullirit ,

N’ pritje t’ gjata t’ kontrollimit !

 

Në Merdarë e n’ Dhe të Bardhë –

Me orë të tëra presin n’ radhë !

Kurbetçinjve iu dalin n’ pritë 

Me iu marrë pare , me i  grabitë !

 

Kurbetçinjtë  vijnë prej mërgimi –

Paguajnë taksa sigurimi ?!

Ata vijnë kinse me u kënaqë –

Për vend t’ vet paguajnë haraç ?!

 

Kur ish Lufta Çlirimtare –

Mërgimtarët dhanë shumë pare !...

Në çdo rast për njerëz t’ nevojës –

E kanë nda kafshatën e gojës !

 

Por vendorët kur  u çliruan –

Mërgimtarët i  harruan !

Harruan luftën, harruan krizat ,

Harruan ndihmat , harruan devizat !...

 

Kur po vijnë n’ pushim një muaj –

Po trajtohen si njerëz të huaj !

Me përbuzje e injorime –

Shqiptojnë gjoba dhe dënime !...

 

Nëpër dasma e rrugë të gjata –

Duarplot shkojnë me dhurata !

N’ restorante  bien tupanët –

Këndojnë këngëtarët :”Erdhën çuranët !”...

-Këta çuranët  po dalin t’ parët –

Po na i mbushin xhepat me pare !

Nuk po vijnë me hëngër mish –

Po na i mbushin xhepat bakshish !...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora