Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


ISIS urdhëron syneti për të gjitha femrat e Mosulit

| E enjte, 24.07.2014, 07:05 PM |


ISIS urdhëron syneti për të gjitha femrat e Mosulit, mund të gjymtohen mbi 4 milionë gra

OKB thotë se një “fetwa”- interpretim fetar, e lëshuar nga grupi paramilitar islamik, Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS) mund të prek k milionë gra.

Ky grup terrorist, që ka shpallur edhe Kalifatin, i ka urdhëruar të gjitha vajzat dhe gratë në rrethinën e Mosulit në Irakun Verior për të kryer gjymtim gjenital femëror- apo që njihet edhe si “synetija femërore” shkruan The Guardian.

"Fetwa’ja" potencialisht do të ndikojë në 4 milion gra dhe vajza, sa llogaritet që jetojnë në këtë zonë.

"Kjo është diçka shumë e re për Irakun, veçanërisht në këtë fushë, dhe është e shqetësim i madh dhe ka nevojë të adresohet," thonë zyrtarët e OKB’së.

"Ky nuk është vullneti i popullit të Irakut, apo i grave të Irakut në këto zona të rrezikuara të mbuluara nga terroristët”, shprehen ata.

ZERI.INFO