E premte, 19.04.2024, 02:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Dhimbje

E merkure, 23.07.2014, 07:04 PM


Dhimje.

Nga Shahin Ibrahimi

E shikoja çdo ditë që bënte të njëjtën rrugë dhe qëndronte pak në një vend, sa për tu çlodhur, dhe nisej sërish me hap të ndadaltë. I ishte bërë si rit kjo gjë shplodhej, pastaj me vështirësi hidhte çapin i lodhur. Dhimbja i fillonte porsa vinte këmbën në tokë, dhe pesha e trupit i ipte këmbës së sëmurë një lloj shtypje të pa durueshme. Për këtë arsye çdo hap e shoqëronte me një “oh” therëse që të digjte shpirtin. Herë pas here fshinte ballin nga djersët që i rridhnin nga mjekra e vyshkur dhe e tharë. Kishte ardhur në lagjen tonë kohët e fundit, dhe kishte ndërtuar një shtëpi si gjithë të tjerët për të jetuar i qetë këtu në qytet, siç thoshte shpesh herë. Mendonte që të largonte streset e jetës mbasi ajo nuk ka qënë e mbarë për të. I lodhur me punët e bujqësisë që kish bërë atje në fshat. Demokracia iu duk sikur i buzëqeshi pak. Fëmijët u rritën dhe morën rrugët e emigracionit në Greqi, ku punuan  dhe vunë ca para mënjanë, dhe së fundi shitën dhe shtëpinë që kishin në fshat. Por shumë shpejt u zhgënjyen keqas. Jeta në qytet vetëm në dukje ngjante e bukur, sepse shpenzimet dhe kërkesat janë shumë herë më të mëdha se në fshat. Që në muajt e parë, ai filloi të ndjente brënda vetes se ngrehina e entuziazmit të fillimit kishte filluar të merrte të çarat e para. Fëmijëve në emigracion filloj t`ju çalonte puna dhe shpesh herë rrinin pa punë. Të gjithë ishin të martuar dhe me fëmijë. Ai filloi të hiqte edhe hallet e tyre. Në ballin e tij retë e mërzisë kishin nisur të hidhnin shirat e para. Po i afrohej mosha e pensionit dhe shumë herë çfrynte një lëmsh, që sa s`e mbyste. Pak më vonë filloi të dukej dyerve të gjykatës për një proçes gjyqësor thoshte. Në fillim e mori si të lehtë por më vonë u hidhërua shumë nga përfundimi i tij. Të gjithë që e dëgjonin hallin e tij ngelnin të habitur. Nuk kishte qejf t`ja përmendje, por shkak bëhej një shok i tij i fëminisë që e ngacmonte me shaka. I thoshte shpesh se ti sje shqiptar dhe nuk figuron në asnjë regjistër elektronik vetëm në regjistrat prej letre. Histori më vete ju thosh të tjerëve, dhe i shmangej kësaj bisede. Një ditë mësova këtë histori nga goja e tij gati e ngrirë.

Kishte lindur më 31- 04- 1949 me dikumenta shtetëror të gjëndjes civile Durrës. Për gjashtëdhjetë vjet merrte nga kjo zyrë çertifikatën personale dhe familjare sa herë që nevoitej, dhe kur paisej popullsia me pashaportat e reja nuk kishte asnjë shqetësim. Kur shkoj të bëj kartën e identitetit, aty i thonë që nuk figuron emri juaj në asnjë dokument zyrtar të kompjuterizuar. E sqaruan se duhej të hidhte prefekturën në gjyq dhe ta kthente datlindjen nga 31- 04- 1949 në një datë tjetër të afërt me të, që të paiseshe me kartë identiteti dhe pashaportë biometrike. Ishte një gabim i thanë të cilin ai duhej ta ndreqte sa më parë. Zyrat e gjëndjes civile nuk kishin të drejta ta ndiqnin me proçese gjyqësore atë punë. Ai u habit, u nervozua, nisi të shfrynte sa posht e lart për këtë budallallëk, por askush sja vuri veshin. Vetëm i zoti e nxjerr gomarin nga balta i tha dikush në formë këshille, dhe ai ju vu punës.

Hapi një proçes gjyqësor më avokat të rregullt, ku paditi  seksionin administrativ të gjëndjes civile të prefekturës, për datën që i kishin vënë gabim. Gjatë gjithë kohës atij i kishte rënë në sy kjo gjë, por mendonte se do vinte një ditë dhe do kapej ky gabim i tyre dhe do ta rregullonin vetë. Halli do nge. I kujtohej herë pas here, një fjalë e urtë popullore e zonës së tij, dhe mjer kujt i bie. U kthye në vënd lindje për të marë një vërtetim nga shkolla, ku kishte kryer klasën e pare. Në Degën ushtarake me anë të librezës ushtarake mori një vërtetim, që kishte bërë ushtrinë në vitin 1968- 1970, dhe vëndin ku e kish bërë. Mori dhe emrat e disa moshatarëve të tij të klasës si dëshmitar dhe ja dha avokatit të çështjes. Simbas proçedurave gjyqësore i caktuan datën e paraqitjes në gjyq. Ishte i bindur se do kishte vetëm një ndryshim date të afërt me realitetin. Avokati e quante vetëm një proçedurë që duhej të bëhej, por dardha e kish bishtin prapa. Ditën e parë të gjyqit nuk erdhi asnjë nga punonjësit e prefekturës. Gjyqi nuk u bë. Herën e dytë erdhi një grua dhe solli në gjyq tre çertifikata, dy me 31- 04- 1949 dhe një me 01- 05 – 1949. Për arsye administrative gjyqtarja nuk i mori parasysh dhe e shtyu gjyqin për një seancë tjetër mbas dyzetë ditësh, në të cilën përsëri mungoj pala e akuzuar. Kështu u zgjat ky gjyq dhe dy herë të tjera. Muajt zinin muajt. Për herë të dytë erdhi përsëri po ajo grua nga prefektura,{mbasi gjyqin e drejtonte një femër} dhe u hap seanca gjyqësore. Me një seriozitet të tepruar zyrtarja e shtetit, foli për çështjen e ngritur sikur ishte faji i klientit dhe jo një pakujdesi e një punonjësi të administratës shtetërare të kohës së kaluar. Ndonëse dukej sheshit se ishte faji i tyre, në fjalën e saj nuk vihej re asnjë lloj pendese, por përkundrazi, mbasi lexoj kërkesë padinë ajo hapi disa shkresa zyrtare dhe filloi ti ekspozonte. Ishin shtatë çertifikata, ku tre ishin të datës 31- 04- 1949, dy të datës 30- 04- 1949, njëra ishte e datës 01- 05- 1949. Ndërsa njëra binte në sy, pak më e zbardhur se të tjerat, ishte e datës 02- 05- 1950. Gjyqtarja e mori dhe po e shikonte me vëmëndje, me një fytyrë të ftohtë dhe pa shprehje, herë herë ndërpriste leximin, shikonte me vëmëndje nga klienti dhe përsëri vazhdonte të lexonte me një zë të zvargur. Dukej se ishte mësuar me proçese të tilla dhe nuk i bënte aspak përshtypje. Pastaj erdhi vendimi”

-Gjykata duke marrë për bazë faktet e sjella vendos që: Datëlindja reale është 02- 05- 1950. Kjo çertifikatë është aktlindje dhe të tjerat janë të pa vlefshme.

Hallexhiut të gjorë sikur i ra tavani mbi kokë, filloi mos tju besonte veshëve.

- Më fal zonja gjyqtare por unë jam datlindja 1949 shiko dhe vërtetimin e shkollës, që në atë kohë nuk të pranonin pa mbushur shtatë vjeç. Ja dhe vërtetimi i ushtrisë me gjithë Librezën ushtarake. Në regjimin monist nuk të mirrnin ushtar pa mbushur 19 vjeç, por fytyrës së gjyqtares nuk i lëvizi asnjë muskul.

- Nuk më duhet gjë për të kaluarën, unë shikoj çertifikatën e lindjes dhe ajo ka këtë datë. Për llogjikën e ligjit vetëm ajo njihet si dokument zyrtar për lindjen tënde.

- Po vendosni gabim se të gjitha çertifikatat njëlloj janë dhe nuk kanë ndonjë ndryshim. Nga doli kjo çertifikatë lindje sot për herë të pestë që është përsëritur gjyqi.

- Po sot e solla tha ajo e zyrës së gjëndjes civile, me zor e gjetën në arkivat e prefekturës.

Avokati po shikonte me indiferentizëm dhe nuk e kundërshtoj vendimin, vetëm qëndronte atje si mumje. Ishte detyrë e tij të shikonte çertifikatën që gjyqtarja e mori si çertifikatë aktlindje dhe ta kundërshtonte, dhe të tregonte vërtetimin e shkollës dhe datën e marrjes në ushtri. Avokat prej lecke vetëm për të të marrë paratë. Në vënd të mbronte klientin, ai u bë palë me gjyqtaren. Eh drejtësi, drejtësi që kurrë ske qënë e tillë.

Gjyqtarja vendosi përfundimisht datën 02- 05- 1950 si datë lindje, dhe koha që ai të marr pensionin e pleqërisë aq të nevojshëm për të, iu shtua dhe një vit.

E habitshme kjo ngjarje që mbas 60 vjetësh të të ndrrohet datë lindja. Si doli çertifikata e aktlindjes origjinale, në seancën e pestë të atij gjyqi. Në vëndin tonë një i pa mbrojtur nuk mundet kurrë ta gjejë të drejtën e vet. Hajduti thërret kape hajdutin, ndërsa viktimën nuk është çudi ta shpallin fajtor dhe ta fusin pas hekurave. Kështu dhe personazhi i rrëfimit tonë, nga viktimë u shpall fajtor. Arsyeja sepse ai ishte një njeri i zakonshëm, një njeri që ligji mund ta marrë nëpër këmbë, pa ndjerë asnjë lloj pendese. Duke u njohur me këtë fakt të trishtuar, gjithkujt prej nesh mund ti lindin në kokë shumë pyetje

Vallë shteti a është ngushtë për këtë kursim të vlerës materiale që i dha kjo gjyqtare, me këtë gjykim të pa drejtë?

Vallë kështu ruhet vendi i punës dhe dinjiteti i zyrave shtetërore duke shkelur mbi vetveten, apo të tjerët që janë të pa fuqishëm dhe presin nga drejtësia, të gjykojë drejt dhe të jenë të ndërgjegjshme në vendimet e tyre.

Të punosh për 48 vjet dhe të presësh pensionin e pleqërisë i sëmurë nuk është mëkat.

Të punosh 48 vjet dhe të të shtyhet pensioni i pleqërisë edhe një vit është krim dhe këtë krim e bën një gjyqtare që i njeh ligjet më së miri.

E kujtoj këtë histori sa herë që e shikoj këtë njeri të heshtur që herë herë flet me veten, dhe pse jeta vazhdon dhe për të.

Shpesh herë ne flasim se do luftojmë korrupsionin, por ky nuk është korrupsion është më shumë se aq. Zotërinj një zemër që nuk njeh dhimbjen, mbjell veç dhimbje. Korrupsioni luftohet dhe ndalohet me zbatimin e ligjeve, dhe mbrojtjen e shtetasve pa dallim feje e besimi dhe gradë shoqërore.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora