E enjte, 25.04.2024, 10:53 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ndërroi jetë veprimtari Zenel Osmanaj

E merkure, 23.07.2014, 07:03 PM


Rottweil, Gjermani

Vdiq veprimtari Zenel Osmanaj

Në moshën 64-vjeçare, në Rottweil të Gjermanisë, më 19.07.2014, vdiç veprimtari i shquar në Baden Württemberg dhe Gjermani, Zenel Osmanaj. I ndjeri ishte themelues dhe kryetar shumëvjeçarë i Shoqërisë Kulturore Shqiptare "Iliria" në këtë qytet, e cila, me aktivitetet e shumta humanitare, kulturore, sportive dhe shoqërore, njihet në gjithë diasporën shqiptare. Zenel Osmanaj, në Gjermani, shkoi nga Rugova e Pejës në moshë tejet të re dhe që atëherë, u angazhua për orgnizimin e bashkëatdhetarëve, themelimin e shkollës në gjuhën shipe dhe forcimin e lidhjeve të mërgatës së Badenit Jugor me institucionet e këtushme. Kontributi i tij i gjithanshëm, nga bashkëatdhetarët, vlerësohet lartë. Me vdekjen e tij, diaspora, shkolla shqipe dhe klubet shqiptare, humbën një verpimtar të agazhuar, që gjithnjë, pa u lodhur ishte në funksion të organizimit të mirëfiltë të mërgimtarëve dhe afirmimin e vlerave tona. Kontributi i tij u verësua lartë edhe në mbledhjen komemorative të mbajtur në lokalet e Shoqërisë „Iliria“  në Rottweil ku morën pjesë një numër i madh i bashkëatdhetarëve nga ky qytet dhe qytetet tjera të Gjermanisë. I ndjeri Zenel Osmanaj, u varros më 22.07.14, në vendlindjen e tij në Kuçishtë të Rugovës.



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora