E enjte, 25.04.2024, 09:20 PM (GMT+1)

Mendime

Suzana Kuqi: Burri, makina dhe gjobat

E premte, 27.06.2008, 06:04 PM


Suzana Kuqi
Burri, makina dhe gjobat

Nga Suzana Kuqi

Sa inat të vjen kur nuk ta dëgjojnë fjalën në shtëpi. Sidomos kur aiqë nuk ta dëgjon është burri yt i dashur. Thuaji sa të duash  "mos ebëj kështu ", "mos e bëj ashtu" , e kotë nuk ta fërshëllen fare.Gjithmonë në kokë të tij. Dhe pasojat… jo se gjithnjë dalin fjalët emia por në të shumtën e rasteve ,po. Sigurisht për anën praktike tëproblemeve. E kam fjalën tek paratë. Na ka gjetur belaja me gjobat e makinës. Thuaji sa të duash mos e parko këtu, por gjej vend tjetër. E kotë. Burri është në timon e ti ulur në sediljen pranë tij. Pasi kemibërë pazar në supermarket kthehemi me makinë të ngarkuar e xhepa tëlehtësuara. Ai i kënaqur se unë do te kem material për të gatuar dheunë që trishtohem se nuk mund të vë mënjane dy lekë siç i thonë përditë të bardhë a të zezë. Mbërrijmë poshtë pallatit e nuk gjejmë vend.Ditët e javës me përjashtim të ditës së mërkurë mbrëma nuk ka problem. Aty afër është një parkexh i madh pa pagesë e vend ka sa të duash.Por problemi është të mërkurën në darkë pasi të enjten si për dreq,sikur nuk kanë gjetur vend tjetër, aty në fushën e parkexhit bëhettregu i zonës . E nëse nuk gjen vend para se të bjere muzgu , të bjentë xhirosh disa herë lagjen e je me fat në se  gjen një vend për tëparkuar makinën. Që të mos zgjatem, u kthyem vonë nga pazari një tëmërkurë e burri im i dashur po përtonte të bënte xhiron e lagjes. Eparkoi aty pranë, në një cep të parkexhit . Unë thuaj mos e mos , poku donte t'ja dinte ai. Pa më kthyer përgjigje ndaloi makinën, ngritifrerin e dorës dhe e gozhdoi aty. Që nga momenti që zbrita nga makinae dy orë më pas une nuk pushoja së llomotituri duke i thënë që tëdilte e të shikonte se mos kushedi ishte lëruar ndonjë vend. Por ai ebëri veshin të shurdhër e shkoi e ra në gjumë. Desha s'desha rashë dheunë për të fjetur, sigurisht me merak por gjumi më zuri top. Kur uzgjova në mengjes e kisha harruar fare atë punën e makinës. I përgatiskafenë tim shoqi , ja çoj në dhomën e gjumit e ja servir në krevat.Pastaj fillova të bëj ndonjë punë dhe hapa dritaren për të parë nëseishin tharë rrobat që ashtu e xhindosur siç isha një natë më parë ikisha lënë jashtë tërë natës. Atë çast në rrugën poshte dritares simepo kalonte karroatreci me një makinë sipër.Pak më tej ishte makina epolicisë rrugore. Nuk i dhashë rëndësi, në qytet të takon shpesh tëshohësh një gjë të tillë. Vazhdova të grumbulloja rrobat e ndera e kurkarroatreci u gjend tamam poshtë dritares më tërhoqi vëmendjen faktise seç ishte diçka si shumë familjare mbi të ndaj lashë rrobat e po evështroja me kujdes . Mezi më hyri në tru se ajo gjëja familjare ishtemakina jonë që po e merrnin e po e shpinin tutje.         -Cohu o burrë se të ka ngritur makinën komuna me karroatrec!- i bërtas.Nuk e kisha mbaruar fjalën kur ai kërceu nga krevati e u zhduk ngadhoma. Pas dy sekondave e pashë në rrugë që ndiqte karroatrecin mevrap derisa e kapi tek kthesa dhe e ndaloi. Nuk më bëri më përshtypje, dhe as më çuditi gjoba e majme që pagoi,kemi paguar shumë të tilla,por unë akoma dhe sot nuk e kam kuptuar se si arriti t'i vishtepantallonat  në aq pak kohë para se të dilte në rrugë…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora