Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Driton Tali: Reagim ndaj artikullit të Hysamedin Feraj

| E hene, 21.07.2014, 07:55 PM |


Reagim ndaj artikullit konfuz “MBI DEBATIN PËR SKËNDERBEUN”, të dr. Hysamedin Feraj

Nga Driton Tali

Në shkimin e vet, z Feraj (shumë konfuz), gjatë përshkrimit të personalitetit të Skenderbeut, njërher konstanton se “Skënderbeu nuk udhëhiqej nga motivi fetar”, duke argumentuar me faktet se “Skënderbeu del se ka zhvilluar luftëra edhe kundër kristianëve” apo se “ vetë ai një kohë të gjatë kishte jetuar si mysliman” apo se “familja e tij ishte e njohur nga njëra anë për ndërrimet e shpeshta fetare” etj, dhe në fund e akuzon si “udhëheqësin shqiptar që përuroi fillimin e luftërave fetare ndërmjet shqiptarëve”!!!???

Në këtë shkrim, z Feraj, duke u munduar për të bërë skanimin e pjesës së fundit të “Periudhës së errët” historike evropiane (të ashtuquajturat PEST analizat: politike, ekonomike, sociale dhe teknike), ai e “masakron” atë periudhë ( siç bie fjala z Feraj nuk e ka kuptuar mirë “Ndarjen perëndimore” apo “Ndarjen papnore” 1378-1417), duke kërcy etapata 25-50 vjeçare e herë-herë edhe më shumë, me një lehtësi irituese, u mor vesh me qellim të argumentimit të poentës së vet. Por përshtypjen me të keqe me la shpjegimi i tij për “masakrën e Skenderbeut ndaj shiptarëve musliman”. Për faktin se këtë “argument” shumë kundërshtarë dhe mohues të figurës së Skenderbeut (të shumtën sektarë) janë duke e keqpërdorur skajshmërishtë.

Sa për hirë të argumentit, të thuhet se, kjo “masakër mbi shiptarët musliman”, sipas tyre, ka ndodhur disa muaj pas kthimit të Skenderbeut në Krujë. Qe i bie diku ne fillim të vitit 1444!? Se kur saktësishtë nuk e cekin!?

Në shkrimin e vet, z Feraj (shumë konfuz), gjatë përshkrimit të personalitetit të Skenderbeut, njërher konstanton se “Skënderbeu nuk udhëhiqej nga motivi fetar”, duke argumentuar me faktet se “Skënderbeu del se ka zhvilluar luftëra edhe kundër kristianëve” apo se “ vetë ai një kohë të gjatë kishte jetuar si mysliman” apo se “familja e tij ishte e njohur nga njëra anë për ndërrimet e shpeshta fetare” etj. Dhe pastaj krejt befas konkludon se “Skënderbeu mund të interpretohet si udhëheqësi shqiptar që përuroi fillimin e luftërave fetare ndërmjet shqiptarëve”!!!???

Këtë interpretim (apsolut te paqëndrueshëm) e “argumenton” me “Kështu mund të interpretohet sjellja e tij ndaj besimeve të tjera fetare në Shqipëri pas kthimit në Krujë, kur kërkoi nga kolonistët dhe të konvertuarit në myslimanë të zgjedhin ndërmjet kristianizmit e vdekjes dhe të gjithë ata që nuk pranuan të braktisin islamin i masakroi”.

Sa pa lidhje! Sa e pa kuptimtë, që dikush si “Skënderbeu i cili nuk udhëhiqej nga motivi fetar”; i cili rridhte nga një “familje e njohur për ndërrimet e shpeshta fetare”; i cili vet “një kohë të gjatë kishte jetuar si mysliman”; i cili kishte “zhvilluar luftëra edhe kundër kristianëve” të kerkoi nga vellezërit e tij për tu “konvertuar!?”,  që ata të zgjedhin në mes njërës fe apo tjetrës!!!??? Interesant, nga të gjithë ata që thonë se Skenderbeu i “masakroi shqiptarët e konvertuar në islam”, nuk na thonë se sa ishin ata, dhe cilat burime historike i perdorin!?

Unë do ta pyesja, z Feraj, por edhe autorët tjerë që e pohojnë atë “masakër”,  a ju ka shkuar radaka nejhere që Skenderbeu “kolonët t’i ketë trajtuar si armiqë-osman” apo thënë ndryshe si “kolonë e pestë”, kurse “individët e konvertuar si agjent-bashkëpuntorë të armikut”, dhe në atë frymë t’i ketë “masakruar”? Dhe, përsëri pyes z Feraj, (si shkollar që është), pse për këtë “ngjarje kaq të madhe historike” ju nuk i perdorni datat e sakta se kur ka ndodhur? Sepse, disa muaj pas ardhjes-shkuarjes nuk është aspak serioze!

Po ashtu, ju z Feraj (dhe disa tjerë të sojit tend) a ju shkon mendja hiq, me mendu se me këto “analiza”, jeni ju pikërishtë ata që “përuroni fillimin e ndarjeve (mbase jo luftërave sepse shyqyr Zotit jetojmë në një kohë tjetër) fetare ndërmjet shqiptarëve”.

- Korrik 2014-