E enjte, 28.03.2024, 05:44 PM (GMT)

Mendime

Kim Berisha: Palestina mbështetë Serbinë

E shtune, 19.07.2014, 07:01 PM


Kimete Berisha:

Ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan, zgjodhi muajin Ramazan (sipas kalendarit mysliman tani është muaji shtator) për t'ua bërë 'bajram' myslimanëve të Kosovës me serbofilinë e tij dhe të vendit të tij:

'Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë. Serbia kurrë nuk e ka pushtuar Kosovën. Arabët kanë mbështetur dhe e mbështesin qëndrimin e Serbisë'!

Do qytetarë të Prizrenit protestuan sot në përkrahje të palestinezëve, bash sot, kur Palestina e rikonfirmoi mbështetjen e saj për Serbinë, kundër shqiptarëve të Kosovës.

Palestina nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, që do të thotë se nuk e pranon as protestën e shqiptarëve propalestinezë.

Si legjitime Palestina do ta pranonte vetëm atë protestë që do ta organizonin në përkrahje të saj serbët e Kosovës!

Kur nuk të duan-nuk ta duan as dhembshurinë, as dashurinë, as përkrahjen!

Nuk ju duan. Protestoni sa të doni.

E duan Rusinë e Serbinë për inati të Amerikës.

Ndërsa ekstremistë shqiptarë, i duan arabët për inati të Rusisë!

E komplikuar!

___________

Prej mëngjesi deri në mbrëmje, çajtoret përplot, burektoret e qebaptoret përplot, kafiteritë e restorantet përplot burra e gra, por sidomos i sheh kah hanë e pinë nëpër terrasat e piterive ata më të moshuarit.

Nuk ka atmosferë agjërimi siç ka pasur vite më parë, prandaj krijohet përshtypja se kurrë më pak se sivjet nuk u agjërua.

S'dëgjon më as fëmijë duke 'bërtitur' si më parë për iftar 'urra, u dhezen kandilat''

A ju kujtohet rrëfimi i myslimanit që flet për ortodoksin, i cili gjatë muajve të Ramazanit, asnjëherë nuk ka hëngër gjë në prani të shqiptarëve myslimanë, dhe si shpërblim për këtë respekt ndaj muajit të shenjtë të Ramazanit, ortodoksit i janë falur mëkatet dhe e ka fituar Parajsën, meqenëse, si ortodoks paraprakisht e ka pasur të garantuar ferrin!!

Tash, duket se bash askujt nuk i vjen keq, as marre, që të përtypen në prani të atyre që agjërojnë, prandaj, pinë, përtypen, ndezin cigare, duhen e puthen rrugëve, e publikisht vetë myslimanët!

Po, unë shpesh herë, si sonte, e kujtoj gruan shqiptare të fëmijërisë sime. Derisa jam rritur nuk kam parë nënë shqiptare që e pi ujin, pa e kthyer kokën anash, si një akt personal, dhe shumë intim.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora