E enjte, 28.03.2024, 11:20 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Kombi, armiqtë dhe dhëmbët e dragoit

E shtune, 19.07.2014, 07:04 PM


Kombi shqiptar,  armiqtë dhe dhëmbët e dragoit

Nga Gjon Keka

Jeta e kombeve është gjithmonë pika më kritike,  nëse ata janë të aftë të vendosin për atë se a janë në rrugën e vetëshkatërrimit të tyre,  apo nëse ato janë të afta të ecin suksesshëm në thelb, në formë dhe në zhvillimin e përgjithshëm të tyre duke mos devijuar nga rruga e natyrshme e vjetër e tyre.

Nje popull i cili ka nje rruge te gjate per te ecur drejt qellimit,  i bene mire ne mendje per te pare kohe pas kohe,  nese ai eshte ende ne rrugen e drejte qe ai ka nisur hapat e pare te tij.Të shkruash per gjendjen e popullit tënd është një përgjegjësi e dyfisht, sepse duhet shkruash jo vetëm për gjërat që shqiptarët krenohen, por edhe për veset, gabimet dhe ecjen e devijante që ai mund të bëjë apo që është duke bërë.Si zakonisht e kam principi tim se furrën e mendjes sime une i pjekë idetë dhe mendimet e mia,  pastaj i hedh ato në shkrim.

Megjithatë  fjala komb ka një kuptim të dyfishtë; në kuptimin natyror,  kjo do të thotë tërësia e individëve të të njëjtit individualitet natyror dhe të gjakut, pra i habitusit trupor,  por gjithmonë i bazuar në zakone dhe traditat e tij,  pastaj asaj të gjuhës,  kulturës etj.Në anën tjetër fjala komb do të thotë edhe përbashkësi, trup i gjallë i rrethuar nga fiset e gjakut të tij si dhe i përcaktuar nga harta fizike dhe shpirtërore gjeografikisht që nga fillimi i lashtësisë së tij, pra i themeleve të tij.

Ndërkaq duhet ditur se Perëndia nuk ka nevojë për të folur për cdo ditë për gjërat që i ka krijuar përgjithmonë,  ku shenja të sigurta të tij flasin cdo ditë tek një komb i lashtë sic eshte kombi shqiptar europian,  sepse ai i ka dhënë pjesën e tij këtij kombi dhe ka trashëgimin e tij historike, identitetin e tij kombëtar dhe shpirtëror europian,  pra janë këto fakte dhe shenja që flasin për një të vërtetë inkurajuese.

Madje vetë mendimtar më i madhë dhe filozofi i njohur Aristoteli thoshte se, ”ata(pellazo-ilirët)qëndrojn në qendër të këtij vendi, ata janë guximtar dhe inteligjent”, ndërsa më tutje ai pohonë se “po të qëndronin në lirinë e tyre, pastaj të kishin shtetet tyre, dhe mbi të gjitha në qoftë se ata do të ishin të bashkuar në një shtetët do të ishin në gjendje për të udhëhequr me të gjitha kombet.”

Dhe jo rastësisht nënvizonin shumë kronist dhe historian europian se “ky popull i quajtur nga nga europianët Shqiptarë, nga grekët Arvanitë,  nga turqit dhe arabët, Arnaut, ata e kanë përcaktuar veten nga ndonjë prej këtyre emrave. Por një gjë është e sigrutë se kjo racë është mbajtur e pastër nga çdo përzierje në këto rajone,  ku pas rënies së perandorisë romake në kohën e pushtimeve të saj, pastaj të pushtimit nga perandoria osmane e cila e gjakosi këtë vedn, por ajo sërish mbajti lavdinë e paraardhësve,  ata me guxim luftuan për pavarësinë e tyre. Por pas vdekjes së Gjergj Kastriotit -Skenderbeut ata sërish ranë në duar gjakatare të këtyre pushtuesve.”Megjithatë cdo gjë është dhe ishte një hallkë në zinxhirin e gjërave,  edhe në qoftë se ne nuk jemi në gjendje të vëmë re, atëherë në nuk kemi arritë me njohur vetëveten dhe rrugën drejtë të ardhmes së kombit tonë.

Pa barazi substanciale të kombeve të ndryshme nuk mund të ketë asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar që mund ta shemb të drejtën e tij historike,  sepse barazia është e natyrshme,  është thelbësorja në ligjet e të gjitha kombeve të vërteta.Ndërsa rregulli i botës sot nuk është më lufta,  por paqja.Por kjo paqe mbizotëron sidomos në marrëdhëniet e shteteve, dhe kombeve me njëri-tjetrin, pra më jo dhuna,  por në të vërtetë e drejta legjitime e secilit shtet dhe komb.Por nëse cdo përpjekje devijante e prishjes së këtyre marrëdhënieve dhe barazisë,  duke shfaqur tendenca gllabëruese,  të mbipushtetit, të shkeljes së territorit të natyrshme të shtetit dhe kombit tjetër në mënyrë arbitrare dhe me dhunë e luftëra është kryekëput tejkalim i limiteve të natyrshme të tyre, prandaj prodhohen kontradikta të shumta, përbuzje dhe rezistencë.

Kombi ynë si gjithnjë duhet t'i njoh strategjitë demoniake të armiqëve të tij, pra armiqëve barbar që i shkaktuan atij dëm si në të kaluarën por që me tendencat e tyre duan edhe në këtë shekull t'i shkaktojn dëme të mëdha kombit tonë si një komb i lashtë, europian dhe themeltar në këtë kontinent.

Por tani sic shihet tepër qartë se në mes nesh dhe lashtësisë sonë si komb disa mbetje osmane,  pseudoshkencëtar dhe ideolog të errësirës duan të krijojn një humnerë të madhe dhe të gjerë vetëm që ne mos të lidhemi me të kaluarën tonë, pra të mohohet ajo dhe kështu në mes të tij të lind një brez leviatanësh, mohuesish dhe mbetjesh të huaja. Sulmet qe po i bejne personaliteteve tona kombetare disa mbetje osmane dhe ideolog te erresires jane sulme ne zemren e kombit tone shqiptar europian. Por në lidhje me këtë dua të potencoj një gjë sidomos në rastin e Kosovës e cila pas shumë sakrificave dhe sfidave të mëdha shekullore,  doli në liri,  dhe fitoj të drejtën e natyrshme të vetëvendosjes së saj si një shtet i pavarur dhe sovran.

Por që tani pas ngritjes së këtij flamuri të lirisë,  sikur shihen disa shenja të errëta, shkatërruese nga brenda, sepse cdo ditë e më tepër në ballin e saj po shfaqet një shenjë e përbuzjes,  vëllavrasjes,  e mohimit dhe e humnerës nga shfaqja sidmos e “vëllazërisë me turq”,  pastaj nga hyrja e rrymave radikale islamike, këto sidomos në disa raste edhe të nxitur nga qarqe të errëta të brendshme, pastaj kanë përkrahejn edhe nga disa politikanë të Kosovës që jnë pjesë e këtyre dukurive dhe disa nga qarqe të tjera të errrëta të huaja që kanë për qëllim prishjen e imazhit dhe riskllavërimin e vendit, pra vënien e zingjirëve të robërisë.

Por këto dukuri janë të shfaqura fatkeqëisht edhe në disa pjesë të trojeve të kombit shqiptar europian të cilat jo vetëm përbëjn rrezik por edhe janë pengesë e ecjes së kombit drejt unitetit të tij dhe rikthimit në familjen e saj europiane.

Prandaj duke parë këtë rrezik,  shqiptarët, por edhe institucionet e ndërgjegjshme dhe përgjegjëse duhet t'i zbulojn këto qëllime të fshehta të armiqëve,  të fillojn të ndajnë të mirën nga e keqja,  shpëtimin nga vështirësia,  dritën nga errësira, dashurinë nga urrejtja, të vërtetën nga mashtrimi dhe gabimet nga drejtësia.

Por një duhet ditur të gjithë edhe mbetjet osmane dhe të gjithë armiqtë tjerë të kombit tonë se Shqipëria europiane e Kastriotit na përket ne dhe ne i përkasim rrënjësisht dhe natyrshëm asaj.

Ndërsa një rrezik tjetër është ai edhe i disa “shkenctarëve”, ”publicistëve”, ideologëve dhe pseudointelektualëve me dhëmbë dragoi që me tendencat e tyre duan të shtrembërojn të vërtetën historike të kombit tonë, të prishin atë trup të shëndetshëm të historisë së natyrshme duke ofruar karikatura dhe grindje shkencore,  duke i dhënë botës një mori të pavërtetash dhe shtrembërishe karshi historisë së vërtetë të kombit tonë,  por që kjo grindje shkencore gjithnjë i ka vënë në siklet të madh ata që mbanin dhëmbët e dragoit.

Nga e gjithë kjo duhet ditur edhe këta me dhëmbë dragoj se “cdo njeri i lindur në Shqipëri”, thoshte F.Pouqueville “ka karakter,  temperament dhe imazh qe dallon nga turqit dhe të tjerët.” Poashtu edhe Strabon ishte tepër i qartë kur i quante, Epirotët si “burrat dhe gratë e lashtë të këtij vendi”, duke ndërlidhur këtë edhe me “shpjegimin e kuptimit të pëllumbave në tempullin e Dodonës”,  dhe lidhjen e epirotëve me pellazgët.(Strabon, Chrestom....VII p. 1254 .B)

Pastaj është gjuha e këtij kombi, imazhi i ndërgjegjës së brendshme të tij,  i zërit të historisë së tij, i shpirtit të tij.Pra tingujt e gjuhës së tij janë sistemi organik i themelit të besimit të tij. Gjuha e këtij kombi tregon kufirin më të qartë natyror dhe të lashtësisë së tij historike, ai flet këtë gjuhë dhe mendon në këtë gjuhë.Ndërsa në anën tjetër duhet nënvizuar se Pellazgo-Ilirët janë konsideruar si vendi i lirisë,  si vendlindja e ideve të larta,  si vendi i vlerave kulturore dhe civilizuese dhe zhvillimeve të themelta tjera.

Por duhet ditur se në lidhje me këtë për shumë veshë dhe zemra e vërteta do të mbetet e paarritshme nëse ne nuk e shpërndajm atë anembanë botës.Thjeshtë historia e këtij kombi është befasia e këtij kontinenti të lashtë, është p.sh.në një shpellë e cila duket e errët dhe e trishtuar nga jashtë,  por kur të fillojm të hyjm brenda për të gjetur dhe parë mrekullit atëherë na shfaqet shkëlqimi i ndritshëm dhe rrezatues i kristaleve.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora