Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhimi Marku më i forti Britaninë së Madhe

| E enjte, 26.06.2008, 09:12 PM |


Xhimi Marku
Xhimi Marku është shpallur njeriu më i fortë në Britaninë e Madhe për vitin 2008. Si një "gladiator" i vërtetë i kohrave moderrne, gjatë konkurrimit "Britain‘s Strongest Man" që ka përdunduar dje, emigranti shqiptarë me banim në Londër ka lënë pas të gjithë konkurentët e tjerë duke realizuar kështu ëndrrën për ta fituar këtë titull që në momentin kur vendosi ti përkushtohej këtij sporti. Këtë vit konkurimi është zhvilluar në qytezën "Batlins Minehead" ku morën pjesë 16 konkurentë që përfaqësonin Anglinë, Irlandën, Skocinë dhe Wellsin. Marku 34 vjeç që në fillim të garës ka bërë një paraqitje të shkëlqyer duke qënë favority kryesor për t‘ja marrë titullin kampionit në fuqi Mark Felix. "Mark ishte kërcënimi kryesor për mua gjatë të gjithë garës. Por kisha besim të plotë se këtë vit vëndin e parë do ta fitoja unë" nis të rrëfejë Xhimi ekskluzivisht për Shqip aventurën e tij drejt fitimit të këtij titulli. Për shqiptarin me origjinë nga Tropoja ky eveniment mezi pritej, për shumë arsye. Më kryesorja për ti dhënë një përgjigje skeptikëve se edhë këtë vit Marku nuk do të mund ta fitonte vëndin e parë pasi vitin e shkuar ai u shpall i katërti pas një dëmtimi në pulpën e këmbës. "Ky konkurim sëbashku me fitimin e titullit "Britain‘s Strongest Man" ishte një sfidë e vërtetë për mua që fatmirësisht ja dola mbanë. Vitin e shkuar shumë shqiptarë ishin skeptikë duke deklaruar se unë nuk do të mund të shpallesha njeriu më i fortë në Britaninë e Madhe. Për t‘ja shuar skepticizmin atyre ju përvesha punës duke u stërvitur gjatë të gjithë vitit. Dhe rezultati u pa. Ishte një moment i jashtëzakonshëm fitimi këtij titulli për mua personalisht dhe njëkohësisht për vëndin nga vi. Me këtë konkurim unë u tregova anglezëve se Shqipëria ka djem të fuqishëm të denjë për tu marrë me këtë sport" ka thënë ai. "Britain‘s Strongest Man" është një konkurim i përvitshëm nga ku zgjidhet njeriu më i fortë në Britani. Konkurimi është gjithashtu një fazë kualifikimi për "World‘s Strongest Man" "Njeriun më të fortë në botë" që zhvillohet në Amerikë. Xhimi Marku ka dy vjet që i është përkushtuar këtij sporti. Pas kësaj fitore ai padyshim është shqiptari më i fortë në botë pasi është i vetmi shqiptarë që merret me një sport të tillë. Por ç‘farë do të thotë për Markun të qënurit njeriu më i fortë në Britaninë e Madhe? Pasi pozon për disa sekonda jep këtë përgjigje. "Fitimi këtij titulli nga ana ime tregon se ne shqiptarët po ju futëm diçkaje do t‘ja dalim për mbanë. Nuk ka njeri të na ndalojë. Më kujtojhet dita e parë kur vendosa të merresha me këtë sport. I vura një synim vetes për dalë njeriu më i fortë në Britani dhe ja arrita. Jam krenar për këtë". Në CV e tij Xhimi Marku ka të arkivuara edhe disa tituj të tjerë. Kështu në vitin 2006-2007 ai do të shpallej burri më i fortë në Angli. Po në 2007 në konkusrin për "Britain‘s Strongest Man" do të shpallej i katërti. Konkurimi këtij viti do ta gjente atë në formë të jashtëzakonsheme sportive pamvarësisht një aksidenti të vogël me makinë kur por shkonte në vëndin ku do të zhvillohej kompeticioni sivjetshëm. "Arrita ti mund bindshëm të gjithë kundërshtarët e mi në të gjitha ushtrimet, saqë nuk kisha nevojë ta bëja ushtrimin e fundit pasi kisha mbledhur pikët e mundëshme për të qënë i pari" thotë Xhimi për të cilin kanë bërë tifo shumë shqiptarë dhe anglezë gjatë konkurimit. Tani ai është duke u përgatirur për një sfidë tjetër akoma të rëndësishme. Atë të kampionatit botëror "World‘s Strongest Man" që do të zhvillohet në West Virginia në Shator 2008. Sido që të jetë rezultani këtij konkurimi Marku pohon se dëshira e tij e madhe është marrja pjesë në shown më të rëndësishëm atë të quajtur "Arnold Classic". Nuk mund të rrish pa e pyetur atë se nga buron kjo forcë e jashtëzakonshme për tu marrë me këtë lloj sporti. Xhimi Marku pasi vë buzën në gaz thotë: "Vjen nga trashgimnia ime familjare plus pastaj çelësi suksesit është shtërvitja internsive pesë herë në javë". Përfshirja në këtë lloj sporti tejet burrëror për të ishte krejt e rastësishme. Që në ditën e parë kur mbërriti si emigrant në Anglia gjëja e parë që do të kërkonte ishte gjetja e një palestre të mirë. Vitet kaluan shpejt dhe Xhimi ishte bërë një djalë popullor në një prej palestrave në lagjen Wembley. Një ditë menaxheri palestërës duke parë se muskujt e shqiptarit sa vinin e rriteshin duke u bërë akoma më të fortë i sygjeron të përfshihej në këtë sport. Duket se ka qënë një sugjerim mëse me vlerë për të cilin Xhimi i është mirnjohës. E ndërsa karriera Xhimi Markut po kap majat e këtij sporti ai nuk mjaftohet me kaq. Dëshira e madhe është të dërkojë një akademi të tijën ku të stërvisë kampionët e ardhshëm shqiptarë në këtë sport. Në fakt hapat për këtë i ka ndërmarrë. Ai ka nisur të stërvisë një djalë nga Kosova që quhet Fatmir Haxa. "Famtmiri ka mundur të ndërtojë një trup plot muskuj dhe tani ai është i denjë të marrë pjesë në konkurse të ndryshme ku mund të vër në përdorim forcën që ka. Ishte jo me shumë fat në konkurimin e sivjetshëm për "England‘s Strongest Man".Një dëmtim në shpatull nuk e lejoji të shpaloste aftësitë e tij për tu kualifikuar. Nuk ka dyshim që vitin që vjen Fatmiri do të shkojë në finale" pohon Xhimi. Shqiptarët në Angli do të kenë mundësi ta ndjekin konkurimin ku Marku u shpall "Britain‘s Strongest Man" përmes Channel 5 në muajin gusht. Ata të cilët nuk mund të presim mjafton një kërkim në www.youtube.com me emrin Jimmy Marku ku mund të shikojnë shpalljen e ti si njeri më i fortë në Britani 2008. Atij kanë filluar ti mbërrinë urimet e para. Tashmë shqiptarët e Britanisë kanë një arsye më shumë për tu krenuar. Njeri më i fortë i vëndit ishull është Shqiptarë. Dhe kjo nuk është pak. Por si është e mundur që një talent shqiptar në këtë sport nuk është aspak i njohur në Shqipëri? Xhimi me modesti thotë se ka dashur të prezantohet publikisht në Shqipëri në të ardhëmen. Por indentifimimi i djalit gjigand, si një njeri që merret me një sport të tillë është realizuar pa nevojën e artikujve në gazeta apo në kronikave televizive. Gjatë pushimeve vjet në Velipojë dhe Shëngjin Xhimi tregon se plazhistët janë marrosur me trupin e tij. Padyshim më shumë femrat që kërkonit të bënin foto me djalin që ka një trup të veçantë e që peshon 142 kilogram. "Nga një anë u ndjeva mirë nga një anë prezanca ime në plazh bëri të më rrethonin shumë njerëz duke më pyetur si kam mundur të ndërtoj një trup të tillë. Ata kërkonin të bëni foto gjë të cilën e pranova me kënaqësi. Ditën tjetër mu desh të rrija në çadër" rrëfen Xhimi për pushimet në bregdetin shqiptar. Edhe atje ai ka demostruar se sa i fortë është dhe ç‘farë mund të arrij falë saj. Kur plazhistët në Shëngjin mësuan se ai merrej më ngritjen e peshave të rënda ju kanë lutur të ngrijë një makinë. "Nuk ja prisha qejfin. Ngrita peshë një makinë Reno" tregon Xhimi. Tani që ai është "Britain‘s Strongest Man 2008 " Xhimi Marku i ka të gjitha potencialet të bëhet ambasadori më i mirë i për Shqiptarët në Britaninë e Madhe me imazh të nëpërkëmbur e nxirrë padrejtësisht nga mediat britanike. Duke qënë se ky lloj sporti në të cilin fatëmirësisht ai po shkëlqen ndiqet masizivsh përmes ekraneve televiziv nga miliona njerëz paraqitja e tij me origjinën shqiptare do të thotë shumë. Për këtë mjafron të hedhim sytë nga eksperienca italiane e shqiptarëve të atjeshëm. Në vitet e para të emigracionit shqiptar në Itali mediat avendase ja faturonin xhdo lloj krimi që ndodhte shqiptarëve. Fjala shqiptar për Italianët identifikojej me krimin. Fatmirësisht një situatë e tillë nuk zgjati gjatë. Disa të rinj kërcimtarë në emisionin e gazetares Maria De Filipi bënë ndryshim. Të talentuarit Ambreta Toromani, Leon Çino, Klajdi Kadiu falë aftësive të përkryera si balerinë u shndërruan në idhuj për të rinjtë Italianë. Revistat filluan ti kenë në faqe të parë. Mediat elektronike u kushtuan programme të tëra televizive duke analizuar suksesin e arritur. Madje ata tashmë njihen në Itali si "Bravi-Albanezi" një titull që vjen më shumë se kaq. Ata ndryshuan imazhin e shqiptarëve në gadishullin Apenin. A mund të ndodh një dicka e tillë në Britaninë e Madhe? Padyshim që po. Njëri prej atyre të cilët mund të jetë ambasadori ynë më i mirë mes shumë të tjerëve që ne të tjerët të krenohemi pse jo të mburremi është Xhimi Marku. Pamvarsisht se në këtë konkurs ai garon për Anglinë, kurrë nuk është kursyer të thotë se është shqiptarë. "Ëndrra ime është të shpallem kampion bote duke ngritur flamurin shqiptarë" shprehet Xhimi Marku "gladiatori" shqiptarë i kohrave moderne. Me vullnetin që e karakterizon ajo ditë nuk duket aspak e largët për ta pare atë njeriun më të fortë të botës duke ja rrëmbyer titullin polakut Marjus Puxhanovski që e mban këtë titull katër herë radhazi.

G. Shqip