E enjte, 28.03.2024, 11:24 PM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Media kritikon administratën Obama

E premte, 18.07.2014, 07:09 PM


SHOQATA TË MEDIAS AMERIKANE KRITIKOJNË ASHPËR ADMINISTRATËN OBAMA

Nga Frank Shkreli

 Gjatë viteve, kritikë të ndryshëm politikë dhe të tjerë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, kanë kritikuar segmente të posaçme të medias amerikane për mungesë të mbulimit kritik të politikave të administratës duke thënë se ato pothuaj kishin rënë në dashuri me administratën e Presidentit Barak Obama dhe me politikat e tija.  Marrëdhënjet e administratës Obama me gazetarët ka vazhduar të jetë tepër komplekse.  Dihet se të gjitha administratat e kaluara, për vetë nga natyra e veprimtarisë së tyre politike, janë përpjekur që të kontrollojnë mesaxhet që i dërgohen publikut të gjërë mbi punën e dikastereve qeveritare.  Por gazetari i New York Times, James Risen, i cili mund të përballet me burgim sepse refuzon gjithnjë të zbulojë burimin qeveritar të një lajmi që ai ka botuar kohë më pare në gazetën e tij, është cituar të ketë thënë se  administrata Obama, sipas tij, “Është armiku më i madh i lirisë së shtypit, në të pakën një çerek shekulli”, në këtë vend.

Ditëve të fundit, këtyre kritikave iu bashkua edhe Shoqata e Gazetarve Profesionistë e cila, e themeluar në vitin 1909, promovon përhapjen e lirë të informacionit, që është jetike sipas saj, për të pasur një popullësi të informuar mirë,    punon për të frymëzuar dhe për të arsimuar brezin e ri të gazetarëve dhe njëkohsisht mbron Nenin e Parë të Kushtetutës Amerikane që garanton lirinë e fjalës dhe të shtypit.  Shoqata e Gazetarëve Profesionistë, në emër të kryetarit të saj, David Cuillier i dërgoi Presidentit Obama një letër të nënshkruar nga ai dhe nga 40 organizata të tjera që përfaqësojnë gazetarët. Në letër kritikohet ashpër Shtëpia e Bardhë dhe këshilltarët e presidentit se po censurojnë mbulimin e lajmeve nga media, se po kufizojnë gatishmërinë dhe mundësinë e zyrtarëve më të lartë të adminstratës së tij që të intervistohen nga përfaqsues të medias dhe që të jenë të gatëshëm të flasin me median pa paragjykime e përgatitje politike dhe pa i  pastrua me sitë pyetjet për përfaqsuesit e dikastereve.  Si rrjedhim, në letër i bëhet thirrje Presidentit Obama që të ndalojë praktikat e agjencive të qeverisë federale, të cilat pengojnë përhapjen e informacionit me rëndësi për publikun dhe jetën e përditshme, duke bërë thirrje për ndryshimin e politikës që kufizon përhapjen e lirë të informacionit për publikun.  “Këto praktika janë bërë gjithnjë e më të përhapura anë e mbanë Amerikës, duke penguar në këtë mënyrë që publiku të ketë informacionin e saktë,  në kohën e duhur dhe me një afat të shpejtë”, tha për media, Kryetari i Shoqatës së Gazetarve Profesionistë, David Cuillier, duke shtuar se, “Presidenti Obama kishte premtuar të ishte presidenti më transparent në histori. Ai mund të fillojë të bëhet i tillë duke u dhënë fund këtyre praktikave, tani”, shtoi ai.

Shoqata e Gazetarve Profesionistë thotë se asnjëherë më parë nuk ka patur një koalicion të tillë organizata gazetarësh si dhe një numër të tillë entesh që merren me qeverisjen e mirë, të cilat kanë një qendrim dhe së bashku kanë folur haptazi mbi këtë çështje.  Raste të shumëta të praktikave, ku gazetarëve nuk u jepet mundësia dhe në të vërtetë u pengohet mundësia të kryejnë detyrën e tyre ka shkaktuar që publiku të mos ishte në dijeni të informacioneve të rëndësishme për të.  Drejtoresha e Shoqatës së Gazetarëve të Mjedisit, Beth Parke, dhe njëra prej nënshkruesve të letrës drejuar presdeinti Obama, tha se, “Kurdoherë që zyrtarët qeveritarë ndalojnë përhapjen e informacionit ose kur nuk i japin rëndësi zbulimeve shkencore, ata janë duke ndërhyrë me të drejtën e publikut për të qenë i mirë informuar dhe për ditur se ç’bën qeveria dhe përfaqsuesit e saj në çdo kohë. Kur gazetarët injorohen dhe kur përfaqsuesit e dikasterve të qeverisë nuk janë të gatëshëm të flasin me median, atëherë pengohet përhapja e lirë e informacionit dhe njëkohsisht mashtrohet  edhe publiku”, shtoi Drejtoresha e  Gazetarëve të Mjedisit.

Shoqatat që nënshkruan letrën drejtuar Presdeintit Obama, u bënë thirrje edhe gazetarëve anë e mbanë vendit që të bashkohen me ta në luftën kundër këtyre dukurive e trendeve në arenën publike dhe private -- në nivel federal, shtetëror dhe vendor -- duke botuar editoriale kundër këtyre përpjekjeve dhe duke kundërshtuar vendosmërisht dhe publikisht këto praktika, kudo që të paraqiten e kurdoherë që të ndodhin.

Letra drejtuar Presidentit Obama dhe e nënshkruar nga pothuaj 40 organizata amerikane të gazetarëve, ishte e pashëmbullt për nga kritikat e ashpëra drejtuar   Shtëpisë së Bardhë dhe këshilltarëve të presidentit, duke i kritikuar ata për “kontrollimin e lajmeve për qëllime politike”.  Siç dihet, Presidenti Obama kur u zgjodh President i Shteteve të Bashkuara më 2008 kishte premtuar se do të drejtonte administratën më transparente deri atëherë.  Kjo, sipas letrës së drejtuar shefit të qeverisë amerikane, jo vetëm që nuk ndodhi, por përkundrazi,  adminstrata Obama dhe zëdhënsit e saj, kanë penguar punën e gazetarëve dhe të korrespondentëve dhe për më keq, ajo ka hapur dyertë për lobistët,  për grupet e interesave të posaçme dhe “njerëzve me para”.

Cinicizmi i amerikanëve ndaj zhvillimeve politike në Washington në përgjithësi dhe të politikës së Shtëpisë së Bardhë në veçanti, është venë në dukje në sondazhet e fundit, ku vihet re se po bie dukëshëm popullariteti i Presidentit Obama dhe i politikave të tij.  Nënshkruesit e letrës, drejtuar Presidentit Obama, shkruajnë se   për ekzistencën e këtij cinicizmi ndaj politikës së Shtëpisë së Bardhë dhe ndaj zhvillimeve politike në Washington në përgjithësi, Z. Obama mund të ngarkojë me faj vetëm veten e tijë dhe askënd tjetër, duke iu drejtuar atij se “nuk është e nevojshme të shikosh aspak më larg se tek administrata jote për burimin e këtij cinicizmi dhe frustrimit të popullit me politikën”. Dhe i bën thirrje Shefit të Shtçpisë së Bardhë që të marrë një qëndrim personal për ndalimin e këtyre trendeve dhe njëkohësisht i bëhet thirrje që të mos përdoret si metodë përhapja e lajmeve për qëllime politike nga këshilltarët e tij dhe të vendos transparencën në marrëdhënjet me gazetarët dhe me publikun, para se të “helmohet mëtej demokracia jonë.”

Në të kaluarën, zëdhënsit e Shtëpisë së Bardhë kanë hedhur poshtë akuza të njëjta si këto të theksuara në letrën e javës së kaluar dërguar  Presidentit Obama,  për mungesë transparence në marrëdhënjet me gazetarët dhe me publikun -- përfshirë edhe Shoqatën e Korrespondetëve të Shtëpisë së Bardhë -- por letra në fjalë jep disa shembuj konkretë përpjekjesh zyrtare për të ndërhyrë dhe për të kontrolluar përhapjen e lajmeve për qëllime politike dhe për të penguar  punën e përditshme të gazetarëve në përpjekjet e tyre për të informuar saktë, shpejt dhe drejtë publikun.  Por, Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë, njëkohësisht edhe profesor i gazetarisë në Universitetin Arizona tha se është krejtësisht në dorë të gazetarëve dhe të qytetarëve për të kundërshtuar me forcë këto trende dhe abuzime zyrtare ndaj lirisë së medias, sepse sipas tij, ndonëse në vetvete këto mund të mos dëmtojnë gazetarët drejtë për së drejti, ato dëmtojnë thellë interesat e publikut dhe të shoqërisë, por mbi të gjitha tha ai, manipulimet e lajmeve për qëllime politike dëmtojnë rëndë të gjithë vendin.

Lufta midis qeverive dhe zëdhënsve të tyre politikë kudo në botë, përfshirë edhe qeverinë amerikane, të cilat dëshirojnë nga koha në kohë, të manipulojnë përhapjen e lajmeve të informacionit në favor të tyre dhe për qëllimet e veta politike, është një luftë që ka ekzistuar gjithmonë dhe do të jetë përherë pjesë e marrëdhënjeve -- për nga natyra -- të tensionuara midis medias së lirë dhe të politikanëve kudo dhe pa përjashtim, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.  Kjo është arsyeja që baballarët e kombit amerikan i kanë dhënë rëndësinë më të madhe -- mbi të gjitha të drejtat e tjera -- lirisë së fjalës dhe të shtypit, duke e përcaktuar  atë në Nenin e parë të Kushtetutës amerikane, si elementin kryesor dhe më të rëndësishëm për funksionimin e një shoqërie të lirë e demokratike.  Kjo luftë sa vjen e inteksifikohet herë pas here edhe këtu në Shtetet e Bashkuara, dhe si e tillë është një betejë që duhet të luftohet e të fitohet për hirë të lirisë së fjalës dhe të medias, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe anë e mbanë botës.

____________

Society of Professional Journalists

Improving and protecting journalism since 1909

President Barack Obama

The White House

Washington, D.C

July 8, 2014

Mr. President,

You recently expressed concern that frustration in the country is breeding cynicism about democratic government. You need look no further than your own administration for a major source of that frustration – politically driven suppression of news and information about federal agencies. We call on you to take a stand to stop the spin and let the sunshine in.

Over the past two decades, public agencies have increasingly prohibited staff from communicating with journalists unless they go through public affairs offices or through political appointees. This trend has been especially pronounced in the federal government. We consider these restrictions a form of censorship -- an attempt to control what the public is allowed to see and hear.

The stifling of free expression is happening despite your pledge on your first day in office to bring “a new era of openness” to federal government – and the subsequent executive orders and directives which were supposed to bring such openness about.

Recent research has indicated the problem is getting worse throughout the nation, particularly at the federal level. Journalists are reporting that most federal agencies prohibit their employees from communicating with the press unless the bosses have public relations staffers sitting in on the conversations. Contact is often blocked completely. When public affairs officers speak, even about routine public matters, they often do so confidentially in spite of having the title “spokesperson.” Reporters seeking interviews are expected to seek permission, often providing questions in advance. Delays can stretch for days, longer than most deadlines allow. Public affairs officers might send their own written responses of slick non-answers. Agencies hold on-background press conferences with unnamed officials, on a not-for-attribution basis.

 

In many cases, this is clearly being done to control what information journalists – and the audience they serve – have access to. A survey found 40 percent of public affairs officers admitted they blocked certain reporters because they did not like what they wrote.

Some argue that controlling media access is needed to ensure information going out is correct. But when journalists cannot interview agency staff, or can only do so under surveillance, it undermines public understanding of, and trust in, government. This is not a “press vs. government” issue. This is about fostering a strong democracy where people have the information they need to self-govern and trust in its governmental institutions.

It has not always been this way. In prior years, reporters walked the halls of agencies and called staff people at will. Only in the past two administrations have media access controls been tightened at most agencies. Under this administration, even non-defense agencies have asserted in writing their power to prohibit contact with journalists without surveillance. Meanwhile, agency personnel are free speak to others -- lobbyists, special-interest representatives, people with money -- without these controls and without public oversight.

Here are some recent examples:

• The New York Times ran a story last December on the soon-to-be implemented ICD-10 medical coding system, a massive change for the health care system that will affect the whole public. But the Centers for Medicare and Medicaid Services (CMS), one of the federal agencies in charge of ICD-10, wouldn’t allow staff to talk to the reporter.

• A reporter with Investigative Post, an online news organization in New York, asked three times without success over the span of six weeks to have someone at EPA answer questions about the agency's actions regarding the city of Buffalo’s alleged mishandling of “universal waste” and hazardous waste.

• A journalist with Reuters spent more than a month trying to get EPA’s public affairs office to approve him talking with an agency scientist about the effects of climate change. The public affairs officer did not respond to him after his initial request, nor did her supervisor, until the frustrated journalist went over their heads and contacted EPA’s chief of staff.

The undersigned organizations ask that you seek an end to this restraint on communication in federal agencies. We ask that you issue a clear directive telling federal employees they’re not only free to answer questions from reporters and the public, but actually encouraged to do so. We believe that is one of the most important things you can do for the nation now, before the policies become even more entrenched.

We also ask you provide an avenue through which any incidents of this suppression of communication may be reported and corrected. Create an ombudsman to monitor and enforce your stated goal of restoring transparency to government and giving the public the unvarnished truth about its workings. That will go a long way toward dispelling Americans’ frustration and cynicism before it further poisons our democracy.

Further examples on the issue are provided as well as other resources.

Sincerely,

David Cuillier

President

Society of Professional Journalists



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora