E marte, 23.04.2024, 10:17 PM (GMT+1)

Mendime

Idriz Zeqiraj: Emërtimet ideologjike janë neveritëse

E enjte, 17.07.2014, 10:04 PM


EMËRTIMET POLITIKE - IDEOLOGJIKE JANË NEVERITËSE

SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

Komunistët e djeshëm dhe të sotëm, me ideologjinë e tyre satanike dhe të mykur, propagandën dhe reklamën, e kanë prioritet, parësi. Si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, komunistët pushtuan mediat dhe shoqërinë civile, duke e vënë tërësisht në shërbim të tyre.

Emërtimet paushalle, politike dhe ideologjike të institucioneve dhe të objekteve të ndryshme, janë shumë subjektive, pa mbulesë profesionale dhe hiç meritore. P.sh., çfarë lidhje ka një pallat kulture me një bujk apo një aeroport me një njeri që nuk ka udhëtuar kurrë me fluturake?!

Anarshia e ngritjes të shtatoreve, emërtimit të rrugëve dhe të shesheve, dekorimet pa mbulesë reale, janë veprime qesharake, joserioze, nivelizim, rrafshim i vlerave, tashmë, është bërë përditshmëri e pushtetarëve profanë politikë. Dallimet që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen për dëshmorët dhe heronjtë e luftës, me të njëjtat merita në veprimtaritë e tyre kombëtare, është një turp e krim që nuk mund të fshihet dot.

Nisma e punimeve të autorrugës Prishtinë - Hani Elezit, është e mirëpritur. Shqiptarët e ndarë në shtetet sllave, afrohen më shumë, takohen më lehtë, më shpejt. Distancat, largësitë shkurtohen. Rruga e Kombit është një kryevepër shqiptare. Vlera e saj çmohet realisht nga ata që e kanë përshkuar rrugën e mundimshme, mezerabël, mjerane të vjetër.

Ajo që bëri përshtypje për të keq, ishte emërtimi i rrugës më të re me emrin e Arbër Xhaferit, një komunist i rreshkur, i përfolur dhe fort i përzemërt me pushtetin serb dhe atë maqedonas. Përzgjedhja e emrit ishte tërësisht politike dhe ideologjike, e bërë nga stalinistët e LPK-së, alias PDK-së, në pushtet. Ky është një shpërblim që i dhurohet nga banda e kuqe, për angazhimin maksimal të profesor Xhaferit në luftën kundër të djathtës shqiptare në përgjithësi dhe të LDK-së e Presidentit Rugova në veçanti. Turp dhe krim për halabakët pushtetarë, me Hashimin në ballë.

Një përvijim i veprimtarisë përçarëse të profesor Arbër Xhaferit:

Ai u shkollua dhe punoi në Prishtinë. Ishte i privilegjuar dhe me afri speciale me pushtetin. Ekzistonte dyshimi i bazuar se ai përgjonte intelektualët shqiptarë dhe ishte një informator i ranguar. Pluralizmi partiak i ndau shqiptarët ndër shtete, por i bashkoi në partitë politike. Decentalizimi i pushtetit mundësoi zgjerimin e kompetencave edhe të shqiptarëve në pushtetin vendor, lokal. Gjendja e krijuar solli lëvizjet e shumta të intelektualëve.

Paksa me vonesë, por dikush e porositi profesor Arbër Xhaferin t`i hyjë politikës. Dhe, vendimi e qëllimi ishin djallëzor. Ai pikëtoi një parti të djathtë, ndërkohë që ai ishte tërësisht i majtë! Fillimisht, kërkoi ndihmën e Dr. Rugovës, për ta pushtuar "Partinë për Prosperitet Demokratik", me seli në Tetovë, me kryetar Nevzat Halilin. Dr. Rugova ia kujtoi zotit Xhaferi se jemi në demokraci dhe ndryshimet në kreun e partisë bëhen vetëm nëpërmjet votës të lirë e demokratike.

Zoti Xhaferi, me intriga e puç, uzurpoi partinë

I pezmatuar fort në Dr. Rugovën, që nuk ia fali kurrë, ia mësyu dr. Sali Berishës, në Tiranë, i cili u tregua më zemërgjerë, duke ngarkuar dy anëtarë të kryesisë të Partisë Demokratike të Shqipërisë:  Dr. Ali Spahinë dhe dr. Dritan Shehun, që të merren me profesor Arbër Xhaferin. Me një intrigim të rafinuar u ndihmua edhe nga pushtetarët maqedonas dhe arriti ta përçajë Partinë simpatike për Prosperitet Demokratik.

Mjeshtri i intrigave, Arbër Xhaferi "çau rrethimin" dhe përçau Partinë e parë plurale shqiptare në Maqedoni. Kryetari Nevzat Halili erdhi në Ludwigshafen, Gjermani, për të informuar mërgimtarët me rrjedhat në partinë e tij. Duke qenë në cilësinë e anëtarit të  kryesisë të Degës të LDK-së për Gjermani dhe kryetar i Nëndegës të LDK-së për Republikën e Rheinland Pfalz-it, zoti Halili më ftoi për t`u takuar. Ai bëri akuza të rënda për zotin Xhaferi, si intrigant, mafioz politik dhe përçarës i porositur, duke shtuar se ka përkrahjen e Tiranës zyrtare dhe të pushtetit maqedonas.

Profesor Arbër Xhaferi erdhi me puç në krye të "Partisë për Prosperitet Demokratik". "Iliridën" e Nevzat Halilit e shembi si ide dhe si emërtesë. Kjo parti nga një parti e djathtë, po konvertohej në një parti tërësisht të majtë, të kuqe. Dalëngadalë, por i sigurtë, zoti Xhaferi po i kthente shpinën edhe dr. Berishës. Tashmë, Arbër Xhaferi i kishte "hypur kalit". Përshëndeti kalljen e Shqipërisë, më 1997; uroi Fatos Nanon me shokë, për marrjen e pushtetit me dhunë e gjak dhe deklaroi hapur se "jam aleatë besnik i socialistëve". Vetëm atëherë PD-ja e Berishës u këndell, u pendua se ka përkrahur një batakçi e dyfytyrësh.

Zoti Xhaferi, përkrah maqedonasëve, kundër Universitetit të Tetovës

Intelektualët shqiptarë në Maqedoni, të prirë nga prof.dr. Fadil Sulejmani, ndërmorën nismën atdhetare për hapjen e Universitetit të Tetovës, përkundër mosaprovimit dhe mosfinancimit nga shteti maqedonas. Çuditërisht, kundërshtisë së madhe maqedonase iu bashkua edhe profesor Arbër Xhaferi me partinë e tij, tashmë të rrëmbyer, të pushtuar me hile e intriga. Një qendrim kaq armiqësor, karshi  një vatre arsimore, siç ishte Universiteti shqiptar, shokoi shqiptarët, madje të kudondodhur. Tashmë, flisnin hapur se zoti Xhaferi është i shantazhuar nga Serbia dhe Maqedonia - njëherësh. Ai ishte i dyzuar në shërbime karshi këtyre dy shteteve armike të shqiptarëve.

Në qytetet Mannheim dhe Ludwigshafen, që i ndanë një lum (Rheina) dhe i bashkon një urë ("Adenhauer Brücke"), punon dhe jeton një komunitet numerikë shqiptarësh nga Maqedonia. Rektori Fadil Sulejmani zgjodhi pikërisht këtë mjedis mërgimtarësh, për të biseduar për hallet e Universitetit të Tetovës. Veç tjerash, ai kujtoi kohën, kur për tre nxënës maqedonas në fshat, mësimi bëhej në gjuhën maqedonase, edhepse ishin 40 nxënës shqiptarë!!! Tani që hapem edhe Universitetin tonë, bastardi Arbër Xhaferi na lufton përkrah maqedonasëve! Dhe, nga sikleti, stresi  ai u përlot dhe mërgimtarët u prekën skajshëm. Intrigimet përfide të Arbër Xhaferit e prangosën rektorin fisnik e atdhedashës, Fadil Sulejmanin, për ta shpenë, amëshuar në botën tjetër parakohëshëm.

Zoti Xhaferi kundër luftës për barazi dhe liri

Viti 2001. Edhepse kishte kaluar tej një dekadë nga frymimi demokratik në Evropën Lindore dhe Ballkan, Maqedonia vazhdonte politikën e vjetër, atë të monizmit, karshi shqiptarëve. Grupe shqiptarësh u rebeluan në kërkim të barazisë dhe të lirisë. Partia e Arbër Xhaferit, tashmë, me emërtesë të re "Partia Dekokratike Shqiptare", jo vetëm që nuk përkrahu grupet e para luftarake, por edhe i akuzoi për destabilizim të Maqedonisë. Qartë, kryetar Xhaferi me komplotistët tjerë partiakë, u pozicionuan për pushtetet represiv maqedonas!! Qendrimi sa i papërgjegjshëm i kësaj partie, aq edhe kundrakombëtar i zotit Xhaferi, u cilësua si disfatist, konformist me pushtetin dhe përligjie e status-quosë inferiore për shqiptarët. Rrjedhimisht, ai u akuzua si shërbëtor i pushtuesit maqedonas dhe emri i tij lakohej gjithandej si tradhtar.

Thonë se çdo e keqe ka edhe ndonjë të mirë. Puçi i Grupit të Drenicës me qendrim në Mërgatë, kundër Kryesisë të vjetër të LPK-së, përfshi këtu edhe dajë e nip: Fazli Veliun dhe Ali Ahmetin, pavarësoi këta të fundit nga "komandantët" e Kosovës, më sakt, të Rognerit dhe të Bllokut. Taktika dhe strategjia përbashkuese e udhëheqjes luftarake, pavarësisht spektrit politik partiak, shumëzoi forcat dhe krijoi epërsi karshi policisë dhe ushtrisë sllavo-maqedonase, duke e detyruar Maqedoninë të kërkojë ndihmë ndërkombëtare.

Ajo që u fitua me luftë, u humb në paqe, mjerisht! Karrierizmi i shfrenuar i krerëve partiakë dhe përçarja e madhe ndërshqiptare, që mbolli, më porosi të pushtuesit, Arbër Xhaferi, vazhdon t`i mbajë peng edhe sot e gjithë ditën shqiptarët në trojet e tyre në Iliridë, Maqedoni. Para etjes për pushtet fiktiv, harruan zbatimin e Marrëveshjes të Ohrit. Ndërkohë që, ata, për ndryshim nga Kosova, e cila me forcat vetanake, doli humbëse nga lufta. Dhe, siç thotë publicisti Veton Surroi, NATO-pakti çliroi popullin dhe UÇK-në.

Krejt ndryshe ndodhi në Kosovë. "Komandantët" e LPK-së, duke qenë hafije të Serbisë, kishin porosinë për ta sabotuar luftën. Hapin e parë e bënë duke tentuar ta përjashtojnë të djathtën nga lufta, edhepse kjo përbënte mbi 90 % të popullatës të Kosovës. Ndonse dështuan në këtë nismë kriminale, ata përçanë e ndanë faktorin ushtarak. Dhe, të gjithë këtë poshtërsi e krim ndaj Kosovës dhe popullit të saj e aprovonte edhe Tirana zyrtare social-komuniste! LPK-ja thirrej në "UÇK-e", në "ushtri të rregulltë", e cila, në fakt, nuk arriti të bëhej kurrë e tillë.

Nën komandën e "komandantëve" të LPK-së, ishte edhe "ushtria" e Kosovës Lindore, të cilës i mungoi takti i sjelljes me popullin dhe dështimi ishte i pritshëm. Me largimin e komandantit të parë, Shefket Hasanit, i cili e cilësoi Hashimin si "gilipter", pra, rrugaç dhe kërkoi kthimin e një milionë frangave zvicërane, të grabitura si dhe emërimin e një biçim "komandanti" profan, vegël e Hashimit me shokë, dështimi, humbja e luftlës ishte e lexueshme.

Shfrytëzimi i Familjes Jashari për marketing politik

Është i njohur qendrimi i LPK-së karshi Familjes Jashari gjatë luftës, kur Adem Jashari cilësohej si i dyshimtë, bashkëpunëtor i UDB-së, bashibozuk dhe paratë që kishte tubuar Mërgata për atë, i shpërdoronin "komandantët e Rognerit" në Tiranë. Familja Jashari ishte pjesë e LDK-së, por komandantët pa ushtarë, të cilët nuk komanduan kurrë, e përvehtësuan, e privatizuan këtë familje luftarake për dy qëllime djallëzore:

E para, Adem Jashari ishte anëtar i LPK-së dhe ne jemi bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, ne luftuam në Kosove përkrah tij?! Vetëm Xhavit Haliti e demanton, duke thënë se "Adem Jashari nuk ka qenë kurrë në Lëvizje".

E dyta, kundërvënia e ushtarit - komandantit, përkatësisht, Adem Jasharin kundër Ibrahim Rugovës.

Të komanduar nga SHIK-u

Në këtë përpjekje të dështuar, ata dëmtuan rëndë figurën reale të luftëtarit për liri - Adem Jasharit, i cili ishte një kryeçetanik, krijoi çetën e parë në Drenicë, prej 15 vetash, djem të zgjedhur dhe kjo nuk ishte pak për kohën. Atributet, cilësorët: komandant, kryekomandant, strateg , gjeneral, legjendë, epope dhe të tjera emërtesa hipërbolike dhe alogjike, e denatyruan, e shpërfytyruan luftëtarin markant, duke e kthye atë në legjendë, përrallë, hiç të besueshëm për vendin dhe kohën në të cilën jetoi e veproi.

Ka edhe panagjerikë e degjenerikë që thonë se "Adem Jashari kreu mbi 60 aksione kundra policisë dhe ushtriusë serbe"?! Një gënjeshtër e tillë nuk mund të besohet as sikurse të kishte luftuar në kohën e Azem Galicës, kur kaçakët dhe policia e Kralit posedonin të njëjtat armë dhe shteti nuk kishte as tanke dhe as avionë luftarakë!

Në mistifikimin dhe shkatërrimin e figurës të Adem Jasharit, të cilin e veçuan edhe nga vëllai - Hamza, pa të cilin nuk ka shkrepur asnjë plumb, morën pjesë kalemxhinj të gjithfarë ujemësh, përfshi akademikë e intelektualë të zëshëm, të gjithë të komanduar nga SHIK-u. Ishte dhe mbetet një garë idioteske se kush po rrenë më shumë. E përbashkëta e të gjithë këtyre lehaqenve ishte lufta kundër LDK-së dhe liderit të saj urtak e mençurak, dr. Ibrahim Rugovës.

Akademia Përkujtimore e çdovitshme për Adem Jasharin, organizatorët e së cilës përjashtonin të djathtën shqiptare, kthehej në një karnaval akuzash të ndyra, për kundërshtarët politikë, duke e shpërdoruar, keqpërdorur deri në pa kufi vet organizimin, duke anashkaluar dhe devijuar qëllimin përse ishin tubuar. Horrat, maskarenjtë ultra-ideologjikë stalinistë, për çdo fillim marsi e rivrasin, e përdhosin Adem Jasharin dhe Familjen Jashari.

Në çdo garë, ka edhe një rekord. Dhe, për çudë, në kampanjën përçarëse, nga tribuna përkujtimore për Aden Jasharin, kampion për gjuhë-gjarpër ishte pikërisht Arbër Xhaferi. Kjo e vërtetë është fiksuar në mediet vizive dhe me dëgjueshmëri të mjaftueshme. Ai shfryente të gjithë mëllefin komunist-stalinist kundër të djathtës, madje për të gjitha hapësirat shqiptare.

Autorruga "Nënë Tereza" - emërtesa më adekuate

Publicisti dhe zyrtari i lartë i AAK-së, Ernest Luma, e njeh "zanatin" e profesor Arbër Xhaferit, andaj, politikisht dhe mjeshtërisht, kundërshton, më sakt, nuk aprovon emrin e Arbër Xhaferit, sepse përçarësi i kombit njëjtësohet me armikun, tradhtarin. Mendimi i shprehur se kjo rrugë duhet emruar "Nënë Tereza", është i qëlluar.

Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza, me prindër nga Kosova, e lindur dhe e rritur në Shkupin shqiptar, me udhëtimin e saj të stërgjatë, nga Shkupi në Kalkutë, me përkushtimin e saj human, njerëzor, u bë e njohur, me famë unike botërore, një Nënë virgjëreshë, dhuratë Perëndie për shqiptarët e Globit, e cila, sëbashku me Gjergjin tonë, janë kupolë e krenarisë sonë kombëtare.

Pse heshtin të akuzuarit për vrasjen e Komandant "Kumanova"?!

Propozimi i dytë i radhës, emërtimi i rrugës me emrin e heroit Ismet Jashari - Kumanova, me origjinë nga Karadaku i Kosovës, i shpërngulur dhe i ngulitur në Orizare të Kumanovës, gjithësesi ka simbolikën e vet. Por, pohimi se ai u vra në Betejën e Llapushnikut, uroj të jetë mungesë e mosnjohjes dhe jo dizinformim i qëllimshëm. E vërteta është se Ismet Jashari - Kumanova është ekzekutuar nga SHIK-u. Këmbënguljen e tij për të mësuar fatin e Behaudin Hallaçit, e pagoi me jetë.

Behaudini, duke qenë në krye të Lëvizjes (LPK-së), në Kosovë, duhej eliminuar si pengesë për pushtetin e ardhshëm, sepse primatin, parësinë e luftës, më sakt, të pushtetit, e donin halabakët e Lëvizjes, të kthyer nga Mërgata, gjatë luftës në Tiranë dhe pas luftës në Kosovë. Pretendimi se Behaudini ka qenë shoqëruar me një mësues të dyshimtë, kolegë në një shkollë, nuk mjafton për ta linçuar, privuar nga jeta. Sepse në të gjitha kolektivat shkollore dhe në institucione tjera pushteti ka pasur informatorët e vet.

Murat Jashari - Kumanova, vëllai dhe bashkëpunëtori i gjithmonshëm i Komandant "Kumanova", është i bindur se "shokët e Lëvizjes e ekzekutuan Ismetin". Duke i bërë mijëra pyetje publike, ai ka përkufizuar edhe vrasësit. Njëra nga pyetjet bombë: "Kush ma vrau vëllain", dematon çfarëdo versioni të vrasjes në fushë-betejë, për çka mjegullojnë vrasësit, të cilët, për muaj të tërë e fshehen kufomën e tij, duke u hamendur: për ta shpasllur armik apo hero Ismet Jasharin - Kumanova!

Pse heshtin të akuzuarit, të apostrofuarit si vrasës të Ismet Jasharit - Kumanova?! Apo nuk mund të mohojnë asnjë nga akuzat e Murat Jasharit-Kumanova? Vetëm Xhavit Haliti është përgjigjur, shkujdesshëm e injorueshëm, deri në cinizëm se "Murat Jashari është i sëmurë psikik"! Ky sllogan bajat është përdorur për të gjithë ata që kanë denoncar krimet makabre dhe terroriste të SHIK-ut. Por, pa sjellur asnjë dëshmi. Ndërkohë që, të gjithë, madje absolutisht të gjithë, kanë thënë të vërtetën në shkallën sipërore. Ndërsa Murati, si kontaktues i parë me Xhavitin, nga lëvizakët e Mërgatës, duke udhëtuar nga Zvicra, për ta marrë Xhavitin në Itali, duke rrezikuar humbjen e azilit, strehimit, sjell fakte të trajtimit psikik të Xhavit Halitit në Zvicër.

Për fund, emërtesa e autorrugës Prishtinë - Hani Elezit, është politike dhe ideologjike. Janë dy arsye të mjaftueshme se autorruga Prishtinë - Hani Elezit nuk mund dhe nuk duhet të emrohet me emrin e Arbër Xhaferit:

E para: Ai ishte një intrigant dhe përçarës mafioz brenda popullit shqiptar. Shqiptarët në Iliridë, Maqedoni, edhe sot e kësaj dite i vuajnë përçarjet e tij;

E dyta: Ekziston dyshimi i bazuar se Arbër Xhaferi ishte informator i pushtetit pushtues, së bashku me ata që e ideuan këtë emërtesë, duke e keqpërdorur kupolën e pushtetit aktual në Kosovë. Hapja e dosjeve do ta dëshmonte dhe lëndëzonte këtë të vërtetë.

Të shantazhuarit aktualë, duan t`i rehabilitojnë të zhantazhuarit paraprakë, në rastin konkret - Arbër Xhaferin. Por, kjo nuk është zgjidhja. Korrigjimi i gabimeve me kohë, është të shpëtosh diçka nga fytyra, tashmë, e damkosur. Njerëzit e ndershëm vuajnë një jetë të tërë në gjallje, për t`u larguar kësaj bote pa cene dhe ndërshmërisht.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora