E enjte, 25.04.2024, 11:38 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Bëhen bashkë dashuria dhe urrejtja!

E merkure, 16.07.2014, 08:07 PM


Kur bëhen bashkë dashuria dhe urrejtja !

Nga Florim Zeqa

Përderisa dashuria është misterioze, e vështirë, e pamatshme, e papërcaktuar dhe magjike ajo vjenë si frymëzim i së mirës, bukurisë, afërsisë, vlerave, ajo është forcë dhe besnikëri, është durim dhe qendrueshmëri përballë sfidave që sjellë koha, me një  fjalë dashuria është ndjenjë e fuqishme shpirtërore, forcë e levizjëse e gjithçkaje në këtë botë.

Urrejtja është emocion i pastër njerëzor, jo vetëm që është përbuzje ndaj të keqës, është mbrojtje e së mirës. Thellësia e urrejtjes matet me madhësinë e dashurisë ndaj së mirës.

Dashuria mund të kthehet në urrejtje, dërsa urrejtja nuk mund të kthehet në dashuri asnjëherë.

Mirëpo jeta paska shumë gjëra të papritura, në politikë asgjë s'qenka e pamundur, edhe urrejtja po u kthejka në dashuri!

Si asnjëherë më parë janë bërë bashk e mira me të keqën!

Ata që pretendojnë të  jenë të mirë, dashurinë me rivalët e tyre politik e arsyetojnë me termin "dashuri e zorit", përderisa ata që deri dje urrenin të mirën, sot e arsyetojnë me "harresën"ndaj të kaluarës, duke përvetësuar vlerat e të mirëve.

Harresa e qëllimshme nuk është shlyerje e kujtesës, por fshehje e realitetit.

Dominimi i pakicës ndaj shumicës, jo vetëm që nuk është vlerë, është padrejtësi e llojit të vet, e cila gjithmonë manifestohet përmes formave të shantazhit, demonstrimit të muskujve si formë e ndikimit psikologjikë tek njerëzit e urtë e të sinqertë.

Ndërsa harresa e turpshme manifestohet kur shumica injoron vetvetën, mohon forcën e saj reale, mohon krenarinë e saj për hirë të interesave individuale apo frikës për t'u ballafaquar me realitetin.

Në të dyja rastet lidhja e kurorës së dashurisë nuk mund të quhet "dashuri me zor", është dashuri turpi do të thoja unë.

Sepse në asnjë rrëthanë bashkëjetesa me të keqën nuk e parandalonë këtë të fundit të shkojë tutje, përkundrazi e keqja ushqehet nga e mira për zgjerimin e ndikimit të saj, ngjajshëm sikur kanceri në trupin e shëndoshë të njeriut.

Ndryshe përkthyer në gjuhën politike, "dashuria me zor" është dhunim i demokracisë, dhunim i vlerave nga antivlerat.

Që në moshë të fëmijërisë më kishte rënë të dëgjojë një thënje nga pleqët e lagjës sime; "kajtja e prishë burrin". Atëbotë këtë thënje e kuptoja pak më ndryshe dhe befasohesha sa herë që e dëgjoja, si ka mundësi të prishet njeriu nga dëshira për të shijuar diçka të mirë !

Eh, përgjatë këtyre 15 viteve të pasluftës sa e sa herë më ka rënë të dëgjoj për burra të mirë që i prishi lakmia apo kajtja siq thoshin pleqët atëherë. E humbën nderin dhe dinjitetin, moralin dhe karakterin e fortë njerëzor,...në këmbim të  pasurimit dhe privilegje pushtetore.

Edhe pse, sot nuk njifen për burra të mirë, ka pak rëndësi për ta, pasi në ditët e sotme paraja po shkërdhen çdo intelekt dhe vlerë !

Kjo ka bërë që shumë nga intelektualët me vlerë dhe namë kombëtar të turpërohen para familjarëve të tyre për "paaftësinë" për t'u bërë milionera dhe drejtues shteti kundrejt një kaste politike shumë më të ulët intelektuale.

Unë nga këtu do t'u bëja thirrje të gjithë intelektualëve, njerëzve të sinqertë dhe atdhetar të mos dëshprohen nga zemrimi për kohën e keqe nëpër të cilën po kalojmë, por të ngrejnë kokën lartë për moralin e pastër, respektin dhe dashurinë që kanë ndaj atdheut dhe popullit të tyre,...një ditë do t'i vije fundi kësaj errësire dhe se do të ndiheni krenar që nuk u bëtë asnjëherë pjesë e së keqës së vendit tuaj, e kësaj klase kusarësh politik që gllabëruan gjithçka munden nga pasuria publike dhe shtetërore.

"Syri i popullit është syri i Zotit" thotë një fjalë e urtë popullore, Populli edhe atëherë kur nuk flet, zemra dhe shpirti i ndjenë të mirën dhe të keqën.

Zoti vonon por nuk harron, drejtësia e popullit herët a vonë gjykon !



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora