Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Invalidët e punës shpërfillen

| E merkure, 16.07.2014, 06:19 PM |


Invalidët e punës shpërfillen nga bashkitë duke u thënë:’’Paguani biletën  në autobus!’’ Pse kjo shurdhëri qeveritare?

Nga Xhevahir Cirongu

Po bën afro dy muaj që invalidët e punës në qytetin e Durrësi dhe të gjithë qarkut po paguajnë biletën e udhëtimit, kur ata udhëtojnë me autobus në linjat brenda qytetit.Kjo qendje kaotike e këtyre ditëve të nxehta qërshori-korrik, ka irrituar edhe më shumë këtë kategori njerëzish të cilëve fati u ka trokitur për keq në jetën e tyre. Deri para datës një qërshor atyre u njihej sipas ligjeve të miratuara nga Kuvendi Popullor dhe qeveria dokumenti i lëshuar nga Shoqata e Invalidëve të Punës dega Durrës. Me këtë dokument zyrtar të lëshuar nga shoqata,çdo person paraqitej në mjetin e udhëtimit duke treguar dokumentin përkatës, ngaku më pas qytetari nuk bënte pagesën e udhëtimit. Eshtë kërkuar ndërvite, që edhe lëvizjet ndërqytetase me mjetet shtetrore,por edhe me ato private, kjo kategori njerëzish të paguajnë vetëm 50 përqind të biletës të udhëtimit.Kush udhëton me tren nga kjo katigori, në udhëtim pagun vetëm gjysëm bilete.Theksojmë se vetëm me këtë mjet udhëtimi deri tani invalidit iu është njohur e drejta sipas ligjeve të miratuara nga shteti shqiptar. Deri këtu jemi dakord, na thonë invalidët dhe drejtuesit e Shoqatës së Invalidëve (dega Durrës).Disa herë iu është kërkuar organeve kopetente të qeverisë qëndrore dhe asaj lokale, që të  zbatohet ligjshmëria për këtë katigori njerëzish që udhëtojnë me këto mjete udhëtimi brenda teritorit shqiptar. Shoqata e Invalidëve të Punës së rrethit Durrës ,në shkresën me nr. 51 prot. të datës 14.11.2012 i është drejtuar drejtuesve të Bashkisë të qytetit Durrës që të ndërhynte me kopetencën që i iep ligji në respektimin e ligjit për transportin interurban të invalidëve për të paguar (½ e biletës). Por deri më sot, kjo nuk ka gjetur zgjidhje. Me të drejtë invalidët pyesin se kur do gjejë zbatim ligji që u jep të drejtë atyre!? Ata nuk kërkojnë më shumë se sa u jep të drejtë ligji, që i cili në këtë rastë po të zbatohet nga subjektet qofshin këto shtetrore apo private do t’ju shëronte sado pak plagët e trupit dhe do u ngrohnte shpirtin atyre. Invalidi Preng Prenga nga Oroshi i Mirditës,por që jeton prej vitesh në Durrës, u shpreh i pa kënaqur dhe i fyerë kur faturinua i kërkoi lekët  e biletës së autobisit të linjës së Shkozetit. Por, mesa duket nuk mjaftonte vetëm kjo për invalidët e punën në qytetin e Durrësi. Duke filluar që nga data 1 qëshori 2014, e korriku në vazhdim, kjo shtresë e shoqërisë po përballet edhe me pagesën e biletës së transportit të udhëtarëve brënda linjave të qytetit, që linja e autobusëve të Porto Romanes që ishte private, iu shtua këtë muaj edhe linja e transportit urban privat ajo e Shkozetit. Kjo ka sjellë mjaftë shqetësime për të sëmurët dhe kryesisht për invalidët e punës. Kudo në botën e qytetëruar, invalidët në përgjithësi dhe në veçanti ata të punës; respektohen nga shteti dhe e gjithë shoqëria. E kundrta po ndodh në qytetin bregdetar të Durrësit. Invalidit të punës i kërkohet pagesa nga punonjësit e autobisit të linjave private ., duke u thënë se jemi privat e nuk pyesim për dokumentat tuaja. Deri aty shkojnë të thonë se ne jemi ‘’shteti!’’. Në autobus kanë afishuar edhe një dokument ku thuhet qartë se nuk i njohim dokumentat e paraqitura nga vetë invalidët në kohën e udhëtimit rrugor me mjetet private, (në rastin konkret me autobus).

Para disa kohësh me një shkresë nr.3129 prot. Dat 28.05 2014 Ministria e Mirqënies Sociale dhe Rinisë, iu drejtohet Kryetarëve të Bashkive Tiranë,Durrës,Elbasan,Shkodër, Berat, Vlorë,Fier e Korçë për zbatimin e ligjestacionit në fuqi për të drejtën e invalidëve të punës për udhëtimin falas me mjetet e komunikacionit qytetas privat.Aty theksohet edhe për dijeni Prefekteve të Qarqeve përkatëse për dijeni në zbatimin e ligjistacionit. Kjo e drejtë përcaktohet qartë në pikën 1 të nenit 11 të ligjit nr.7889, date 14.12.1994,’’Për statusin e invalidit’’,i ndryshuar, ku përcaktohet qartë se ‘’Udhëtimi i invalidëve me mjetet e komunikacionit shtetëror dhe privat qytetas bëhet falas’’. Pra, ligji thotë qartë,por ndryshe lexohet dhe veprohet nga subjekti privat i transportit privat të udhëtarëve në qytetin e durrësit! Këtë qyetari invalid, apo edhe të tjerë e gjen të afishuar në autobus,ku thuhet se nuk njohim librezat e lëshuara nga Shoqata e Invalidëve të Punës (Dega durrës). Deri tani ankesat kanë rënë në vesh të shrdhët.Deri kur do paguajnë invalidët e punës nga xhepi i tyre i varfër biletën e udhëtimit, ku ligji ua njeh këtë të drejtë,por me sa duket ‘’Ligji i Maliqit’’ e ka sfiduar ligjistacionin e shtetit. Përsa i përket kompesimit në shkresën zyrtare të vetë ministrit Erion Veliaj të lëshuar për këtë qëllim thuhet konkretisht:’’Fondet për kompesimin e tarifës së transportit të katigorive të personave që përfitjnë nga legjistacioni në fuqi për transportin qytetas,përballohen nga instuticioniet përgjegjëse sipas ligjit.Masa,kriteret dhe procedurat për kompesimin e kësaj tarife përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave’’. Po kështu sipas udhëzimit nr. 20,datë 10.10.2007 të Ministrit të Transporteve’’Për modelet e liçensave,             autorizimeve, dhe certifikatave për ushtrmin e veprimtarisë në transportin rrugor’’,thekson midis të tjerave se autoritete përgjegjëse  për lëishimin e këtyre liçensave janë njësitë e qeverisë vendore,ato duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për plotësimin e detyrimeve të parashikara në liçensës për subjektet që kryejnë transport rrugor.Në rast të kundrtë mund të kërkojnë heqjen e liçnsës për subjektet që nuk i përmbushin këto detyrime’’.,- thuhe në shkresën e Ministrit të Mirqënies Sociale e Rinisë. Por mesa duket për qytetin e Durrësi, kjo është formale, sepse ka afro dy javë që invalidët po e paguajnë nga xhepi biletën e udhëtimit. Shoqata e Invalidëve të Punës (dega Durrës) e ka ngritur këtë problem pranë organeve qeveritare, por deri tani asgjë nuk është vepruar për këtë kategori udhëtarësh. Deri kur do vazhdojë kjo gjendje? Invalidët presin përgjigje nga  organet kopetente, e në rastin konkret nga vetë minisria e ministri.Para pak ditësh, edhe vetë Ministri Velija urdhëroi që bashkitë e lartë përmendura të zbatojnë ligjet përkatëse, por mesa duket edhe sot kur data është 8 korrik, ky urdhër s’po gjen zbatim. Për këtë qëlim, nga Shoqata e Invalidëve të Punës  së Shqipërisë,më 8 korrik organizoj një tubim para Bashkisë në Tiranë, ku u kërkoj organeve përkatëse qeveritare qëndrore dhe lokale zbatimin e ligjishmërisë. Deri kur do presin invalidët nga kjo shurdhëri qeveritare!?

Pamje nga tubimi të invalidëve në Tiranë, data 8 korrik 2014: