Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Refik Hasani: Parlamenti të dënojë diskriminimin

| E marte, 15.07.2014, 06:15 PM |


Në prag të konstituimit të të legjislaturës së  pestë të Parlamentit të Republikës së Kosovës

Parlamenti të debatojë dhe dënojë diskriminimin e shqiptarëve në  Medvegjë,Bujanoc e Preshevë

Shkruan : Refik HASANI

Që nga pas viti 1999, Republika e Kosovës asnjëher në mënyr  institucionale nuk ka debatuar me një pikë të rendit të punës të shtruar nga deputetët që të diskutojn për gjendjen reale të tri komunave si një krahinë Shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë . Jo vetëm që nuk ka denuar zhvendosjen, dëbimin dhe shpënguljet gjatë luftës dhe që vazhdon ende sot e ksaj dite  Parlamenti i Kosovës  nuk ka trajtuar as edhe këtë kategori të ardhurish të asaj krahine që jan vendosur dhe tani   kan qëndrim në Kosovë  . Në Kosovë , ende kemi një kategiri  të asja pjesë që mundë të numron deri në pesë mijë veta  nuk po mund të pajisen me dokumenta identifikimi të Kosovës . Parlamenti është dashur të debatoj shtruar por edhe të ketë një qëndrim zyrtarë që ka munguar nga katër legjislaturat e mëparshme .  Me të drejtë presim nga kjo legjislatur që posa është çerifikuar dhe pritet që pasnesër të japin betimin solemn pasi kan një borxh institucional, moral dhe kombëtarë të ngrisin ,shtrojn dhe debatojn së paku çdo vjetë  .

Legjislatura e pestë e Parlamentit

Përfundimisht , të hapë zyrën ndërlidhëse në  Prishtinë për Medvegjë,Bujanoc e Preshevë si dhe për  të dëbuarit , zhvendosurit dhe  shpërngulurit që janë të ardhur  nga këto tri komuna . Po ashtu përveqë parlamentit edhe Presidenca , Kryeministria dhe  Kryeparlamentarit të mbajn kontakte të rregullta më këto tri komuna , por edhe kudo  e çdo , nivel e rang të  cekin dhe zënë ngoje çështjen e pazgjidhur të ksaj krahine  . Ne , propozojm  që një  Komision  parlamentar të formohet enksa për këto tri komuna .  Kurse Ministria e Brendshme për shkak të shumë vështirësive që të pajisen me dokumente  të Kosovës të evidintoj numrin e banorëvë që nuk posedojn asnjë nënshtetësi, njërën apo dy nënshtetësit është fjala për të Kosovës dhe Serbisë .  Parlamenti të mbroj të drejtat individuale dhe kolektive të këtyre tri komunave duke denuar  diskriminimin që ju bëhet  shqiptarëve nga Beogradi kurse në Kosovë pakica Serbe është tepër e favorizuar  dhe e mbrojtur me ligje .   Kjo legjislatur të mbroj dhe mbështes edhe me projekte konkrete këto tri komuna e veçmas  duke caktuar këtë komision parlamentar që do të mirret exluzivisht me këtë aspekt do të pregaditë  pika të caktuara të rendit të punës dhe të diskutoj edhe për diskriminimin që ju bëhet banorëve që ende jetojnë  në këtë krahinë Shqiptare . Prishtina zyrtare së bashku me Tiranën, ju  duhet të ken një koordinim të punëve e bashkëpunimit institucional me këto tri komuna , por edhe  dy Akademitë tona të marrin rolin e tyre shkencor duke ju ndihmuar dy parlamenteve dhe Qeverive që çdo herë të kenë qëndrime ,plane të  harmonizuara duke vepruar sipas një strategjie të caktuar për realizim në periudha të caktuara  të kohës të mbështetjes për bashkë-kombasit në tri komunat .

Autori është publicist i pavarur  dhe ka përfunduar studimet post diplomike në Master .