E marte, 20.04.2021, 05:48 AM (GMT+1)

Mendime

Ilmi Veliu: Pse nuk vdesin shqiptarët

E hene, 14.07.2014, 07:55 PM


Letër e hapur  deri te Fati  Iseni

PSE NUK VDESIN SHQIPTARËT

Nga Dr. sc. Ilmi Veliu

Duke përcjellur televizionin e Shkupit në shqip, u stepa  dhe mbeta pa frymë kur ndëgjova te dhenat nga njëfar profesori universitarë-Fati Iseni, se sipas hulumtimeve të bëra nga ai, kishte rezultuar se ,,kombi maqedonas,, na qenka në rrezik të madh që të zhduket,  sepse nuk janë të aftë të lindin fëmijë; dhe se Maqedonia eshtë në rrezik të behet paster shqiptare, sepse, sipas zbulimeve që kishte berë ai, këta shqiptarët në Maqedoni më pak vdesin dhe më shum lindin. Zbulim i madh dhe  epokal  ky i profesorit të nderuar se: ,,Shqiptarët nuk vdesin,,. Çfar shpirtëkazmash qenkan këta shqiptarët.  Këtë fenomen nuk kan mundur ta zbulojnë, kuptojnë e prezentojnë  në programet  çfaruesëse antishqiptare as  Ivo Andriq, Vasa Qubrilloviq, Aleksander Rankoviq, Millosheviq......!!!

Nuk arrita të kuptoj se ky hulumtim dhe prezentim në TV i Fati Isenit ishte ndonjë tezë doktorature e tij e mrojtur në universitetin e famshëm shqiptarë në Tetovë, të udhëhequr nga pelivanat e boksierët, apo ndonjë proekt i porositur nga Akademia Maqedone.

Nga fjalët që tha Fati Iseni në TV kuptova se ai kishte hulumtuar e hargjuar shumë kohë  për këtë problem kaq të madh të maqedonëve  sepse  ai tregoi në detale  se sa femijë shqiptarë kishin lindur, në cilat qytete dhe sa pleqë maqedonas kishin vdekjur; dhe tani ata maqedonas që kishin vdekur nuk kishte se kush ti zavendësonte.

Fati i nderuar, ti qenke i pa fat dhe i pa informuar mirë sepse femitë shqiptarë që ti i prezenton si të lindur në Maqedoni, janë të lindur në Diasporë dhe të regjistruar edhe në Maqedoni, dhe ty të ka dalur ,,hesapi,,  dhe teoria jo  e sakët, se shqiptarët shtohen  më shumë se maqedonët dhe se sëshpejti Maqedonia do te jete pastër shqiptare.

Ti i dashur nuk din dhe nuk i ke te dhenat se sa shqiptarë martohen  ,,për letra,, dhe shpërngulen jashta vendit. Ti nuk ke të dhena, ose ke por nuk i prezenton ata  se Manastiri ,Prilepi, Prespa, qëmoti  kan vdekur për shqiptarët dhe drejtë vdekjes shkojnë edhe Dibra, Struga e Kërçova.

Fati i nderuar, nipi im ka kryer klasën e parë fillore dhe në klasën e tij ka vetëm tre nxënës. Shkollat tona që dikur kan pasur me qindëra nxënës tash janë para mbylljes sepse shqiptarët janë shpërngulur e po shpërngulen dita ditës dhe të siguroj se në një të ardhme të shpejtë Maqedonia nuk do të ketë më shqiptarë.

Pastaj ti nuk i ke edhe të dhënat tjera ku mund të shohish se në të gjitha fshatart maqedonase qe kishin mbetur shkret, anë e mbanë Maqedonisë, kanë ardhur dhe janë martuar gra nga Shqipëri për pleqtë e mbetur të moshës mbi 50 vjeçare dhe kanë filluar të lindin numër të madh fëmishë, për të cilën gjë marrin edhe pensione të parakohëshme.

Është me vlerë puna jote hulumtuese dhe prezentimi i rezultateve të ketij hulumtimi në publikun maqedonas i cili hulumtim  do ti zgjoi nga gjumi edhe  më shumë partitë dhe qeverinë  maqedonase  po edhe vetë pleqtë maqedonas që të vazhdojnë të martohen me shqiptare dhe nëse nipërit e lindur pastaj  do ta ndiejnë vehten shqiptarë dhe të kërkojnë të flasin gjuhën e nënës, faji do të jetë i joti, profesor i nderuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora