E premte, 29.03.2024, 05:22 AM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Shkrimet iliro-albaneze në antikitet

E hene, 14.07.2014, 08:00 PM


SHKRIMET ILIRO - ALBANEZE NE ANTIKITET

Ekskluzive nga Prof Dr Lutfi Alia

Fiset ilire flisnin gjuhen e tyre, ilirishten dhe pavaresisht se ende nuk jane gjetur dokumenta te shkruara, nuk perjashtohet mundesia, se gjuha ilire shkruhej me alfabetin e vet, i cili ndofta ishte i ngjashem me alfabetin grek, ose me alfabetin etrusk, apo me alfabetin latin.

Zbulimet arkeologjike te deritanishme, si mbishkrimet ne gure dhe ne stelat funerale, evidencojne ekzistencen e emerave ilire te njerezve dhe te vendeve te shkruara me alfabet grek antik dhe me alfabet latin.

Nga lashtesia e larget pellasgo - ilire, kane arritur te pandryshuar emerat ilire te qyteteve si Skodra, Dimali etj, emera te perendive ilire, emera vendesh, malesh, te cilet deshmojne se gjuha ilirishte, ka qene jo vetem gjuhe e folur, por dhe e shkruar.

Ndofta ilirishtja shkruhej me alfabet helen, apo ate latin, por mund te jete shkruar dhe me alfabetin e vet, i ngjashem me alfabetin etrusk. Ne Itali, jane zbuluar shume mbishkrime etruske, te cilat kuptohen vetem me gjuhen shqipe (Zaharia Marjan, George Dennis, Niko Stilos, U. Kaliaritano etj), çka sugjeron se kjo nuk eshte nje rastesi, por nje lidhje ne origjinen mes ketyre gjuheve, duke filluar dhe me alfabetet e ngjashem, andaj dhe fjalet etruske perkthehen lehtesisht me shqipen.

Disa vite me parë, Prof Shaban Sinani, qe ne ate kohe ishte drejtori i Arkivit te Shtetit, u takua me Vangjel Kapidanin, nje koleksionist i shquar i mbijetojave të arkeologjisë, numizmatikës e të paleografisë,  i cili i tregoj “katër pllaka dylli të mbishkruara”, që nuk ishin rastisur herë tjetër në kërkimet arkeologjike dhe në traditën tone te shkrimit.

Vangjel Kapidani, njeri i sunduar prej pasionit të botës së moçme, i vetëdijshëm për rëndësinë e gjetjeve të tij, pranoi të bashkëpunonte me Arkivin e Shtetit për ruajtjen, vlerësimin dhe tejshkrimin e ketyre kater pllakave dylli.

Kur u njohën me këto gjetje të rralla dhe te çuditeshme shkrimi të lashtë, mendimi i ekspertëve shqiptare ishte se mund të jenë “dëshmi shkrimore të ngjashme me tabulat romake”. Përcaktimi i ketyre plla-kave dylli te llojit tabula (emeri latinisht), (italisht “tavolette”; frengj: “tablette”) ishte shtytje për të menduar një moshë të tejhereshme të krijimit të tyre, qe shkonte larg ne antikitetin iliro - romak.

Tabulat u shfaqën në qytetërimin e Romës republikane si teknikë e re të shkruari, e kryer mbi nje shtrese te holle dylli, e shtrire mbi nje dërrasë te lëmuar, madje mbi te njejten shtrese shkruhej disa herë, pasi fshihej shkrimi i mëparshëm dhe zëvendësohej me nje kumt të ri.

“Kultura e tabulave” u shfaq afërsisht në shekujt III – II  para Krishtit dhe u zbatua vijimisht për disa shekuj.

Ne “pllakat e dyllit”, kuptohet se scriber-it e senatorëve, patriceve, te perandorëve dhe prijesve romakë, mbanin shënime me “stylus” për urdhërat dhe këshillat e tyre, madje kesisoj shkruanin dhe ligjëtata e me pas i përcillnin si kumte të shkruara, për t’i ruajtur ne biblioteka.

Ne shekullin II para Krishtit, Iliria u pushtua nga romaket, kesisoj  teknika e shkrimit ne pllaka dylli, sigurisht ehte praktikuar dhe ne trevat ilire. Mendimi se burimi i kater pllakave të çuditshme, ishte një kohë e moçme, në kufijtë e antikitetit me paleokrishtërimin, provohet me rrethanen se, sipas Vangjel Kapidanit, pllakat u gjeten në qytezen antike te Selcës. Prof. Neritan Ceka, ka provuar se kultura e Selcës së Poshtme i përket pikërisht periudhës së shekujve III-II para Krishtit.

Vlerësimi i parë i tabulave, u bë nga grupi i dijetarëve shqiptarë, Prof. Kristo Frashëri, Prof. Muzafer Korkuti, Prof. Dhimitër Shuteriqi, Prof. Muzafer Xhaxhiu dhe studiues të tjerë, por asnjeri nuk arrijti të nxjerrë përfundime, qoftë dhe relative, kesisoj doli e nevojshme të kërkoheshin këshilla dhe studime nga partnerë kompetenta te huaj.

Ne fazen e dyte, pllakat u studiuan nga nje grup arkivista francezë të specializuar në latinistikë, bizantologji dhe paleografi. Bazuar dhe ne lënden arkeologjike bashkëshoqeruese, të gjetura në të njëjtën enë me pllakat në “varrin me oxhak” dhe me materiale te tjera të ofruara nga koleksionisti Kapidani (numizmatikë ilire, greke e maqedone dhe gjetje te tjera si vazo, lakrimatore), i ndihmuan studiuesit franceze te konkludonin se te gjitha keto gjetje arkeologjike, perfshi dhe pllakat e dyllit, i përkisnin shekujve III – II para Krishtit.

Per lashtësinë e pllakave, jane shprehur dhe specialistë britanikët, sipas të cilëve keto shkrime “dëshmojnë një ekspozim dhe ndikim kul-turor kryesisht helen, i ardhur përmes tokes, që i përgjigjej jo rastë-sisht rajonit ku u krijua dhe ku u ruajt kultura e Selcës dhe jo si nje ndikim latin, i ardhur përmes detit”.

Paleografi rumun Costin Fenejan, bazuar në fotografite e pllakave, kumtoi se mesazhet, që përmbanin mund te jene shkruar në kufijtë e mijëvjeçarit të parë dhe i takonin traditës bizantine. Mendim të njëjte e në mënyrë të pavarur, kishin shprehur edhe disa studiues shqiptarë.

Për të konsoliduar përfundimin rreth një kronologjie relative të pllakave te dyllit, u ftua për bashkëpunim helenisti dhe romanisti Dr. Francesko D’Aiuto, nënprefekt i Bibliotekës Apostolike të Vatikanit. Pasi u njoh me imazhet fotografikë të katër pllakave, dr. F. D’Aiuto, në vlerësimin e tij shkruan: “Jam duke i studiuar tabulat me shumë interes. Mund t’ju pohoj menjëherë se alfabeti i përdorur është një degëzim prej alfabetit grek, por gjuha, për aq sa mundem të vërej prej fotove, nuk më ngjan te jete greke (é derivato dal greco, ache se la lingua, per quanto posso vedere dalle imagini, non sembra greca). Ndoshta duhet kërkuar midis gjuhëve të ndryshme antike, që jane shkruar duke përshtatur alfabetin grek, si në rajonin italik, në atë ballkanik apo në Azinë e Vogël (Forse si deve cercare fra le varie lingue antiche che hanno utilizzato, modificando l’alfabeto greco, sia in area italica, sia in area balcanika, sia in Asia Minore). Tabulat, në çdo rast, nëse janë autentike, padyshim janë antike dhe të denja për shume vëmendje” (Le tavolette, in ogni caso, se sono autentiche, sono senz’altro antiche, e degne della massima attenzione).

Dr. Françesko D’Aiuto, gjatë analizes te tabulave konkludoj se dy: “kanë të njëjtin tekst, të shkruar në të njëjtën mënyrë dhe po bëjmë përpjekje t’i deshifrojme përmes një transkriptimi të krahasuar”.

Nje kontribut te veçante dha paleografi dhe teologu britanik Prof. Dr. Roderic Mullen, njohës i kulturës helene dhe romake dhe i traditave kalimtare të historisë së mendimit prej paganizmit në paleokrishtërim.

Sipas Mullen, “tabulat mund të jenë ndonjë tip amulete” (nuska – hajmali). Duke i u referuar kryesisht formës së dëshmive dhe tipolo-gjisë së shkrimit, Dr. Mullen fillimisht konkludoi se këto tabula “duhej të ishin përdorur jo më vonë se shekulli i VII pas Krishtit, për te vde-kurit (dhe nga te krishteret), që përcilleshin per në botën tjetër me tekste të tilla, ndoshta me përmbajtje lutjesh, për të lehtësuar prani-min e tyre në jetën tjetër”.

R. Mullen vizitoi arkivat e Shqipërisë në muajin maj 2002 dhe një pjesë të kohës së tij ia kushtoi studimit të katër pllakave, duke dale me këto përfundime:

1. Dy pllaka kane thuajse të njëjtin tekst, ndoshta një formulë lutje, qe shkruhej për të vdekurit pasanik, duke ndryshuar mbi dyllë vetëm emrin, pa prekur, ose duke e prekur fare pak tekstin.

4. Si kulturë, këto pllaka dëshmojnë praninë e ndikimit helen, çka na bën të mendojnë, se duhet të jenë gjetur në një rajon në thellësi të vendit. Shenjat e ndikimit roman janë të pakta, megjithëse dihet se tabulat ishin te zakonshme dhe shpesh te përsëritshme për latinët.

5. Një traditë e ngjashme është vërejtur edhe në Egjyptin antik.

6. Ne pllakat, nuk ka shenjë dhe nderhyrje të jashtme, që të vejne në dyshim autenticitetin e tyre. Ato nuk janë cënuar nga dora e njeriut modern, përveçse për t’i pastruar dhe të një ngjitje në njërin cep të thyer ne një prej tabulave. Përjashtohet fabrikimi i këtyre tabulave në një kohë të afërme, ndërsa, ekzistenca në Albanine e herëshme te një traditë falsifikimi të dëshmive të tilla, do të ngjante diçka e çuditshme.

7. Nga sa mund të lexohet ne tekstet e tabulave, ato nuk permbajne elemente te krishtërimit, nuk ka gjurmë të trinitetit, të kryqit dhe as të shenjëzime të krishtera. Mund të flitet për një kronologji që do të gjendej prej shekullit të III para Krishtit, deri në shekullin e VII pas Krishtit. Tekstet ngjajnë si lutje sakrale, por mund të jenë dhe dëshmi të ndërgjegjes totemike të njerëzimit të hershëm.

Dr. Roderic Mullen, ndryshe prej studiuesve te tjere, që i studiuan tabulat para tij, ka dhene mendimin se teknika e të shkruarit në rastin e këtyre tabulave ndryshon prej të shkruarit latin. Nuk është përdorur incizimi (shkrimi me shtypje, ose me stylus), as stampimi (riprodhimi me forma të gatshme mbi ose nën reliev). Germat janë te formuara me mbledhjen e dyllit anash (plastifikim), duke i dhene formen e tyre. Alfabeti është i njëjti, mirëpo e njëjta shkronjë paraqitet në forma të ndryshme. Shkrimi është scripta-continuae, pa ndarje të fjalëve. Këto të dhëna favorizojnë lashtësinë e këtyre dëshmive shkrimore.

Fryma e parakrishterë e kumtit, shmangia e alfabetit grek, shkrimi me grafemat greke të periudhës së mbishkrimeve, prania e germave të alfabetit latin, sugjerojne mundësine, që shkrimi t’i përkasi “një prej gjuhëve antike të arealit ballkanik”; çka duhet te nxisi e te inkurajoj  kërkimet për te gjetur burimin dhe landin e kohës ilire”.

Studimet e “varreve monumentalë” të Selcës bënë të njihet te iliret prania e një “tradite faraonike”, prakttika e varrosjes të prijësve ilirë, me pasuri dhe vlera të rralla, ndër te cilat edhe 4 pllakat e dyllit.

Nga keto te dhena mund te sugjerohet se ilirishtja eshte gjuhe, e cila mundt te jete shkruar me alfabetin e vet, ose me alfabet te kombi-nuar me germa te huazuara nga alfabeti helen dhe nga alfabeti latin. Ky kombinim alfabetesh, justifikohet me periudhen kohore, shekujt III – II para Krishtit, kur u prodhuan tabletat, pasi jemi ne kapercyell te ndikimit te gjate te kultures dhe te gjuhes helene ne jeten ilire dhe me fillimet e imapktit me kulturen dhe me gjuhen latine, e cila filloj te perhapet ne trojet ilire me pushtimin romak e me pas dhe me kishen e krishtere.

Konkluzioni i Dr F. D’Aiuto “alfabeti i përdorur është degëzim i alfabetit grek, por gjuha, nuk ngjan te jete greke, por duhet kërkuar midis gjuhëve të ndryshme antike, që jane shkruar duke përshtatur alfabetin grek”, eshte nje orientim drejt idese, se shkrimet ne pllakat e dyllit, i perkasin ilirishtes se folur ne keto troje.

Konstatimi i Mullen se ne te tre pllakat, ka ndërhyrje me fjale të shkruara me alfabeti tjetër, pra te nje gjuhe tjeter, qe flitej ne trojet ku jane gjetur pllakat, eshte e dhene e rendesishme, qe e perforcon tezen se keto fjale mund te jene te gjuhes ilire, çka perforcohet me faktin se disa germa, si “r”, mund të jetë përshtatur nga shkruesi, ndofta për  nevoja të plotësimit grafematik të gjuhës vendëse, pra te gjuhes ilire.

Ne trojet ilire te shekullit III para Krishtit, shume qyteti ishin te zhvilluar si Durresi, Shkodra e ne veçanti Apollonia, qe ishte nje qytet madhështor e hijerëndë, metropol i botës ilire, ku krahas tempujve, sidomos atij te Artemises, shkelqente dhe Gymnasium, nje shkolle me famë në botën antike, per te cilin ka shkruar dhe Straboni.

Ne shekullin I pas Krishtit, ne Gymnasium te Apollonise jane shko-lluar oratori i famshem Ciceroni, shume patricë ambiciozë romakë si Oktaviani (i biri i adoptuar i Çezarit, i cili pas vrasjes te tij, u be peran-dori Augustus), por kane studiuar dhe iliret, nder te cilet shquhet iliri Agripa, gjeneral i famshem i ?ezarit, si dhe shume ilire te tjere.

Pra, ne shkollat e Apollonise sudiuan dhe ilir?t, qe pas shkollimit sherbenin si scriber (shkrues) dhe karahas latinishtes, qe ishte gjuha zyrtare, ata shkruanin dhe ne gjuhe ilire. Nuk perjashtohet mundesia, qe scriber-it ilir?, te kene marre porosi nga nje prej patriceve vendas, per te shkruar «nje dokument», apo «amulete» ne pllaka dylli, çka na sugjerohet nga prania e emerit ilir Moninan, ne brendesi te shkrimit.

Lexuesi me te drejte mund te pyesi : cilet jane iliret e tjere, qe kane studiuar ne keto shkolla dhe kush jane shquar ne boten tone ilire ?

Natyrisht Iliria ka nxjerre figura te shquara, si Agripa, historianin Ulpiano dhe dy poetet Stasius - at? e bir. Kete nuk e them une, por nje studiues i apasionuar francez P.L. Cormiliolle, ne vepren ”Euvres de Stace - Veprat e Stasit”, botuar nga Société Libre des Sciences, Lettres et Arts de Paris. Tome 1, 1783. P.L. Cormiliolle, shkruan se ne sheku-llin I pas Krishtit, u shqua poeti ilir Publius Papinus Statius i Riu, i biri i Publius Papinus Statius - Plaku, me origjine nga qyteti ilir Selles (Helles) i Kaonise, qe ndodhej prane Apollonise.

Historiani romak Marcus Annaeus Lucain, në veprën ”Farsalle”, e botuar ne vitin 62 pas Krishit, pershkruan epopene e ?ezarit kunder Pomeput, ku na jep një dëshmi të vagullt për vendndodhjen e Sellesit, jo si emër qyteti, por si emër fisi, duke shkruar: “Thesprotët rendën bashkë me Dryopët: Sellët braktisën Kaoninë dhe lisat e vjetër, që nuk hidhnin më orakuj (B.M. Marti, «La structure de La Pharsale», in Entretiens sur l’Antiquité classique, t. XV, Lucain, Genève, 1968).

Publius Papinus Statius – Plaku, lindi në qytetin Selles te Kaonise dhe u shkollua në letrat greke në Gymnasium te Apollonisë, qyteti yne madhështor i kulturës ilire. Statiusi - plaku njihej ne boten antike si gramatik dhe si poet. Ai kishte nje djale Publius Papinus Statius i Riu dhe ai poet i njohur. Këtë zbulim i a dijme për nder studjuesit francez P.L. Cormiliolle, i cili hapi nje dritare te re te historise te kultures ilire.

Statiusi i Riu (Publius Papinius Statius) nën udhëheqjen e të atit, i u fut plot besim e shpresë rrugës së magjishme të artit, pasi perfundoj studimet ne Napoli. Talenti dhe fantazia e pasur, e nxiten poetin e ri drejt motiveve mitologjike, drejt mitit dhe heronjve mitikë. Motivet mitologjike i shtjelloi dhe i zbukuroi me një hir te rrall?, sa pak poetë te asaj kohe, ishin në gjendje ta bëjnë.

Që në moshë të re, Publius Statius korri suksese ne krijimtari. Në prani të atit, mori çmimin leterar gjatë kremtimeve të festës së Ceres (Dhemetrës); nderohet tre herë me çmime të rëndësishme letrare në Romë. U kurorëzua me medalje ari, si fitues i çmimit të madh i lojrave te Minervës (Atenas), që zhvilloheshin në kodrën Alba. Medalja e artë ju dha nga vetë Perandori i Romës Domiciani, qe ishte dhe miku i të atit, Publius Statius Plaku.

Vepra kryesore poetike e Publius Statius i Riu është “Tebaida”, nje poemë e gjatë epike me 12 libra. Nxitjen për te shkruar këtë vepër i a dha i ati, i cili e udhezoj per subjektin, zgjedhjen e heronjve, në shtje-llimin e ngjarjeve, në përshkrimin e vendeve e te perëndive, të arma-timit, si dhe në teknikën e krijimit letrar. Ne disa vargjet te poemes, Ai permend trojet dhe emera ilire si Shpella e Syrras (Syrras ishte mbreti i pare i mbreterise ilire), lisat e Kaonise, tempullin e Dodones,  fiset ilire te Molloseve etj, si shihet ne vargjet ne vazhdim.

O Jupiter i fuqishëm!

Ti i dhe zogjeve fluturues privilegjin

të drejtojnë pa mëdyshje veprimet tona,

te parashikojne të ardhmen,

nga ata marrim orakuj të sigurtë.

Jeta e ka përligjur besimin e etërve tanë!

Shpella e Syrrhas,

Lisat e Kaonisë,

që si thonë, profetizojnë në emrin tënd,

në vendin ku banojnë Molosët.

Ne vargun ku flet per “Zogjte fluturues”, Publius Statius i Riu, e ka fjalën për Plakat e Orakujve të Tempullit Dodona te Kaonisë. Poeti ilir bën lojë mes fjales “pëllumb” dhe fjales “plakat”, dy fjalë të ndryshme ne gjuhen ilire, por që ngjajnë ne shqipetim, per çka autorët e vjetër greko-romakë i ngatërronin, duke i marrë si një fjalë e vetme.

Krahas “Tebaida” ne 12 libra, Publius Statius i Riu shkroj dhe vepra te tjera si “Sylvae” ne 5 libra, «Akileida» dhe shumë poema, tragjedi dhe dedikime të tjera, shumica e të cilave kanë humbur.

Historia e dy poeteve ilir? Publius Papinus Statius, at dhe bir, nuk asht unikale, pasi ka dhe shume ilir? te tjer? t? shquar, por ende kane mbetur te fshehur ne prepotencen e kultures romake, qe i absorboj dhe i adaptoj e kesisoj romaket pervehtesuan vlerat e larta ne krijimtarine artistike te atyre ilireve te shquar ne shekujt e larget te antikitetit.



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora