E premte, 19.04.2024, 01:11 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Integrimi i mergates shqiptare, gjenerata 1980-2000

E premte, 27.06.2008, 06:30 PM


Selim Hasanaj
INTEGRIMI I MERGATES SHQIPTARE GJENERATA 1980-2000 NË NORVEGJI

Nga Selim Hasanaj

Po vazhdojë të shkruej . Pra ashtu sikur thash ma parë ishin dy kategori azilkerkuesish shqiptarë që erdhen njikohësishtë në Norvegji të cilet jo vetem se nuk kishin asgja të perbashket , parkundrazi të paret ishin hallegjinjë dhe njerz të mirë ndersa të dytë ishin maskarenj që me sjelljet e tyne i pengonin ata të paret. Fatkeqësia ishte se byrokracia e shtetit norvegjez i trajtonte njejtë të dy palet. Kategoria e parë ishte e interesueme per tu integrue  në shoqninë  norvegjeze dhe disa edhe ja kanë arrijtë sado me njimijë pengesa, por pjesa dermuese ka humb , ka dal nga vetja e vetë, ka mbet pa shpresë, pa dinjitet dhe kanë pësue edhe me shendet. Që kjo të jetë eedhe ma tragjike per shkak të tyne kanë psue edhe fëmijet e tyne. Ata e kanë ndje thellë deshprimin e prindve dhe kjo ka reflektue tek ata që të kalojnë në depresion dhe besa disa edhe kanë psue keq. Pothuej asnji i rritun sado i shkolluem të jet kjen ai që ka ardhë në këtë periudhë nuk ka mujt të deshmohet me pregatitjet e veta profesionale, me shkollimin e vetë, me aftsitë tjera kreative e prodhuese etj, etj. Dhe e tanë kjo per shkak të ligjeve të quditshme të shtettit dhe byrokracisë së pakuptimt të këtij shteti. Unë këta i quej gjenerata ime dhe po e ceku se pothuej të gjithë neve pasi kemi pritë mesatarisht deri në 4-5 vite per lejeqendrime , nga disa vite kemi jetue në të ashtuquajturen bosetingskommune  që don të thotë në komunen e parë pranuese si njeri qytetar legal në shtet, dhe në këto komuna kemi kjen prap të detyruem të jetojmë me nga 5 vite ku na janë plotsue të gjitha kushtet sa i perket anes materiale, por e krejt kjo permes ndihmave sociale kështu që sado të jet kjen puntorë dhe i vyeshem njeriu nga nji jetë e tillë pasive me vite të tana këtu asht ba dembel dhe i pritueshem. Nga jeta e tillë e izolueme shumica per ta thye monotoninë kanë rrëshqitë neper sfera të ndryshme të cilat me kohen janë ba shprehi e rrezikshme dhe shumica kanë humb shumëcka e besa edhe familjet. Pra shprehit mas alkoolit, lojrave të ndryshme neper automata, lojna neper bingo e deri tek lojnat neper klube dhe shoqata ku naten luajnë  bixhoz me para të shumta. Me plot pergjegjësi e them se kjo gjeneratë e mergimtarve shqiptarë në Norvegji tue e pa se në profesionet dhe pregatitjet e veta profesionale dhe shkollore shumë pak mund të deshmohen u detyruen të rishkollohen dhe merre me mend se cka byrokracia norvegjeze e quen rishkollim. Mjeku stomatolog rishkollohet në ndihmës sanitar per të punue me pleq. Juristi rishkollohet në shofer autobusi, etj. Kështu me plot pergjegjësi prap e them se arritjet ma të mëdhaja kjo gjeneratë i ka se ka rishkollue dhe sot janë pjesa dermuese shofera autobusash. Norvegjia asht nji shtet karshi ligjeve të EU-së dhe sado që shumë nga këto ligje i ka pranue kjo megjithate asht nji shtet ku kualitet konsideron vetem prodhimet e veta. Shkollimet nga shtetet skandinave jo të gjitha pranohen direkt, ndersa shkollimet tjera bile edhe ato nga SHBA-t pranohen pjesërisht ose nuk pranohen fare. Këtu as patentshoferat pos atyne të shteteve antare të EU-së nuk pranohen. Të detyrojnë të futesh në provim në teori dhe vozitje. Nese njeriu i ka të gjitha kategoritë dhe asht shofer profesional , e fusin në provim dhe i japin vetem kategorinë B. per ato tjerat duhet të shkojë në autoshkollë dhe të kalojë proceduren po sikur fillestari.
Dhe kështu meqense neve e kishim të veshtirë sepse na mbulonin me para , per të cilat neve nuk derdhnim nji pikë djerse, por na diskriminonin dhe na konsideronin si vegla pune neper kancelaritë e tyne byrokrate neve disi merziteshim me jeten e tillë dhe depresioni i jonë reflektohej tek fëmijet tonë. Ashtë per keqardhje se nga numri me mija i rinisë tonë që u rritë këtu nuk janë mbi 200-300 veta që kanë krye studime në fakultete dhe shkolla të nalta . Jamë i sigurt në këtë cifer sado që nuk kam shenime të sakta. Asht per keqardhje se si byrokracia norvegjeze ka diskriminue beqaret që në këto vite vinin nga Dardania dhe viset tjera shqiptare dhe që atje kishin lanë në gjysem studimet. Këtu ata nuk kishin shansa per ti vazhdue ato sepse pasi kerkonin azil ata futeshin në procedura byrokrate të azilkerkimit dhe nuk kishin të drejt as per punë as per shkollim pos per kursin e gjuhes norvegjeze. Shumica nga ta pas tri kater viteve merrnin pergjigje negative dhe masi të këthehen mbrapa nuk guxonin sepse si student ishin pjesmarres të protestave në Dardani ata detyroheshin të gjajnë shpetimin tue u martue me ndonji norvegjeze. Asht folë se vetem në Kristiansand , qytet ky në jugprendim të bregdetit norvegjez në vitet 1990-200 janë mbi 200 fëmijë të babave shqiptarë dhe që jetojnë me nana norvegjeze. Nese asht kjo e vertetë këta fëmijë janë humb . Këta vetem e kanë rritë numrin e banorve vendas dhe u kanë ndihmue femnave jo të ndershme të marrin para të majme per vite të tana nga shteti sepse rrisin fëmijë pa babë. Unë njiherë në nji mbledhje me komisarin e shtetit per refugjatë pata reague dhe pata thanë se neve nuk i kemi djemt tareq per me i ethë  vejushkat norvegjeze. Nuk kisha me i hye kësaj teme por janë mllefi i shumë viteve që gjithmonë më ka thanë SHKRUEJ DHE FOLË TË VERTETEN si dhe miqësia tradicionale Norvegji-Serbi e cila pa asnji dyshim i ka parapri tretmanit të quditshem me neve në këtë shtet. Pra kemi pas tretman jo si të gjithë azilkerkuesit dhe refugjatet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora