E premte, 19.04.2024, 11:54 PM (GMT+1)

Mendime

Avdi Ibrahimi: Sinqeriteti, burim gjenialiteti

E diele, 13.07.2014, 08:07 AM


SINQERITETI ËSHTË BURIM GJENIALITETI NJERËZOR

Shkruan Avdi Ibrahimi

Unë për vetën time nuk i kushtoj shumë rëndësi pseudomirësjelljes së njerëzve, por më intereson vetëm sinqeriteti i tyre, që konsideroj se sinqeriteti njerëzor para së gjithash është një lloj burimi gjenialiteti! Fakti që takova brezin tim me motive idealiste atdhedashurie deri në mbarim të luftës çlirimtare antipushtuese jugosllavo –serbe nuk kam vërejtur ndonjë gabim të veçant ndaj asnjërit prej tyre. Mbas përfundimit të kësaj lufte çlirimtare, më bëri të përplasëm me disa nga këta njerëz, përplasja mirëkuptuese me ta fillimisht ishte më shumë simbolike se sa rastësi. Por më vonë me kalimin e kohës përplasja intelektuale me ta u bë më e thelluar pasi kuptova se disa nga këta njerëz ishin bërë një lloj pseudoturpi i tronditur me një moral më shumë pseudomirësjellës se kisha vëretujur tek ta, se nuk u kishte mbetur më asfarë sinqeriteti ngase kisha menduar se kishin patur kohë më pare. Ky moral degjenerues i të kaluarit në heshtje të gjërave jo të mira e jo të shëndosha shoqërore, më bënë të nuhas largpamësin e të bërit paksa nervoz që jep rreziku për tu bërë kundërshtim të vërtet e të sinqert nga ana ime.

Këtu qëndrojnë dy forma mendimi ne përballje me njëra tjetrën, pseudomirësjellja për të përfituar nga rasti dhe sinqeriteti që nuk duron servilizmin e mashtrimin, pra këto dy metoda shumë të kundërta me njëra tjetrën saqë nuk mund të ketë assesi mundësi përafrimi midis tyre. Në këtë kontekst kuptimor këmëngul fuqishëm, se njeriu i shkolluar e i qytetëruar duhet doemos të shtypë instiktet e veta të pangopshme materialiste me anë të arsyes.

Për këtë kemi përgjigje të qartë, ky vesë i keq njerëzor supozoj se duhet kaluar nga pavetëdija në vetëdije, pra të arrihet shkalla e ndërgjegjësimit, që ka lind qysh nga etika e vjetër njerëzore e të dalluarit  të së mires nga e keqja, kështu më krijohet bindja se ka raste ku arrihet të zbutet vesi i keq njerëzor duke arritur në shkallën më të lartë të vetëdijes, pra ky mjet shërimi largon rrezikun shoqëror  duke e bërë të dobishëm e ta largoj nga ajo e keqe që e ka mbajtur të ndrydhur në vetvete, me këtë ai dëshiron ta  shprehë hapur në dritën për diell. Instiktet e veseve të këqija mund ti disiplinoj vetëm ai njeri që i nxjerr nga errësira dhe i shikon në fytyrë pa frikë. Detyrë e shoqërisë tone të qytetëruar është të mos i mbytë në heshtje  të fshehtat e mistershme të njeriut, por përkundrazi të krijoj kushte të ndjenjës morale ti detyrojë të flasin të vërtetën ashtu siç është në realitet. Kjo metodë që lind nga sinqeriteti mund të marrë për sipër të shërojë jo vetëm individë të shumtë, por edhe këtë kohë të njerëzve hipokrit moralisht të sëmurë për para e lavdi të rreme, medoemos duhet përmbytur këto koncepte të vjetra që krijojnë probleme psikologjike tek njerëzit e rendomtë, ajo që më intereson më së shumti si njeri i kësaj shoqërie, që nëpërmjet vizionit krijues të transformojmë botën tone të brendshme të zhvillohemi më moral të pastër njerëzor e material për të arritur hapin me popujt tjerë të përparuar të botës, ta ngulim thellë në vetëdijen tone mbarëkombëtare shkallën e lartë të vetëdijës përparimtare nga shpirti individualist në atë të bashkësisë tone shoqërore? Për mua ky është ai vizioni krijues për të ardhmën, të mos përkundemi me ëndërrime të reja qetësuese zemrën përjetësisht fëminore të njerëzimit pseudomirësjellës, por më sinqeritetin më të lartë ta marrim si detyrë, si mision, tu tregojmë njerëzve të ecin vërtikalisht dhe të vendosur për të mbarën e kombit dhe atdheut tone, që pseudovlerat i sollën ndërshekuj vetëm vrazhdësi të padurueshme.

Nuk kisha dashur kurrë që për hir të njëfarë ngushëllimi, të krijojmë vetëm një rrugdalje të qetë, por të pa qëndrueshme, në një strehë të do fare parajsave tokësore e qiellore, por gjithsesi të rrugëtojmë drejt asaj rruge që na shpie në njohjen e vetëvetës.

Pra ta shikojmë të sotmën e të ardhmën tone me sy më depërtues, të jemi më të lire e më të sinqertë, nës fjalët “ ves i keq” dhe “mëkat që je njeri” na bëjnë të dridhemi nga frika ngase gjykatësi nganjëherë nga pseudomirësjellja ngurron ti japë dënimin e merituar së keqës, nëse njerëzit mes tyre i pranojnë natyrshëm gjërat ashtu siç janë, nëse me familjet tona  flasim me sinqeritet gjërat e sinqerta, nëse pranojmë një koncept moral të çiltër nëse jemi sa më të shoqërueshëm me njeri tjetrin, nëse ne mësohemi të respektojmë thelbin e rimëkëmbjës morale kombëtare, ne me siguri do të arrijmë në shkallën më të lartë vetëdijësore që të jemi vërtet e me sinqeritet vetëvetja, për këtë unë para së gjithash do të jemë sinqerisht vetëvetja.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora