Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rashit Alidema: Hijet e së keqes sonë të kaluar

| E diele, 13.07.2014, 06:06 PM |



HIJET  E    KEQËS  SONË    KALUAR

(atyre që mundohen t’i rrënojnë vlerat kombëtare, dhe atyre që nuk brengosen për pozitën e vëllezërve tanë të Luginës së Preshevës, Maqedonisë, Malit të Zi, Greqisë dhe të Diasporës)

Prishtinë, 06. 07. 2014

Nga Rashit Alidema

... Kur e lexoj Pashko Vasën, atëherë e shoh para veti gjithë drejtësinë e jetës së hidhur. Mua më dukët, se askush ende ashtu si Pashko Vasa nuk e ka kuptuar popullin e vet, shtetin, pushtetin e tij... Ai e ka treguar atë jo nga një anë, por nga të gjitha...

Në kohën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut (Aleksander Skander, më vonë Skënder) ishte vetëm feja e krishterë, ajo myslimane fillon të përhapet në shekullin XVII.

Në cilin shekull ndodhemi tani, bëhen pyetjet në kronologjinë e re [1]?

Ditëlindja e Jezus Krishtit, sipas Kronologjisë së re është fundi i shekullit XI (ndërmjet 1015 e 1020 – 1085)

Populli shqiptar i ka pasur dy të mbërrimë kryesore në historinë e vet:

1.   Luftërat 25 vjeçare Kundër Perandorisë Osmane - nën udhëheqjen e heroit gjithëkombëtar Gjergj Gjon Kastriotit – Skënderbeut, - përmes të cilave mbrojti hapësirën emërore dhe arbërore, i bashkoi principatat,  organizoi dhe fuqizoi rezistencën për të  qëndruar gjatë këtyre viteve rresht, që të vetëdijesohet  entiteti dhe identiteti arbëror - vendi, populli, gjaku, gjuha dhe, natyrisht, kultura e krishterë. Ndërsa,  kombi është koncept i më vonshëm, që fillon të lindë nga jehona e Revolucionit  francez Borgjez, e përkufizohet në shekullin XIX.

2.   Sidomos pas Lidhjes së Prizrenit dhe përpjekjeve të iluministëve shqiptar, që ndikuan në ndërgjegjësimin dhe mobilizimin për çlirim kombëtar edhe përmes formave - siç ishin Kongresi i Alfabetit, Shpallja e Pavarësisë në Vlorë dhe përpjekjeve tjera në rrethana shumë të vështira , në periudhën e Luftërave Ballkanike , Luftës së Parë Botërore dhe Konferencës së Londrës të vitit 1915 e tjera... Shteti Institucional dhe Ligjor vazhdon së ndërtuari me vitet e 20-ta, 30-ta  dhe  nga nëntori i vitit 1944 e deri në rënien e komunizmit, që për gati 50 vjet shtet i qeverisur nga dora e fortë e askush nuk ia doli dot ta përmbysë, me gjithë përpjekjet e shumta nga brenda e sidomos jashtë. Tani, në vijimësi,  në kohën e tanishme, gjërat janë në të kundërtën –  në Shqipëri gjithnjë në rritjen e gjasave të një shteti qeverisës shumë të dobët, - dy çështje të cilat nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën – pa demokraci reale dhe e qeverisjes burokratike... Idealët e rilindësve pjesërisht realizohen me Pavarësinë e Kosovës edhe një lloj faktorizimi i disa pjesëve shqiptare në shtetin e Maqedonisë...

Do të bëj përpjekje për të hedhur dritë rreth problemit që po fshikullohet siç është ai i filleve  (etnogjenezës) të fesë myslimane dhe përreth saj. Nuk është krejt ashtu siç thuhet në shkrimet e saj. Datimi i saj varet nga ditëlindja e Jezus Krishtit.

Na duhet dituria reale. Ç’do thotë kjo?  Në botë, me veprimet e disa forcave të ndryshme, me përpjekje për të shkatërruar jetën, njeriu shpejt e ka kuptuar, se si më parë duhet të kuptojë natyrën e këtyre forcave  -  si në nivelin personal, po ashtu  edhe në atë shoqëror.

Njerëzit lakmojnë  në diturinë reale, në botën që na rrethon. Dhe këtu religjioni gjithnjë jep problemin e veçantë, pasi që çdo fe saktësitë i merr, miraton - pa vërtetime. Më keq se kjo: çdo fe i miraton ashtu të pasaktat, për të cilat dëshmitë e tyre nuk ekzistojnë. Kjo të çon, siç dihet, në dogmatizëm, në absurditet.  P. sh., në një dogmë thuhet: një shpirt mund të ketë më së shumti 84 jetesa. Vërtetimi (?!) nuk ekziston!!!;  ose prej nga ne dimë, se marrëdhëniet seksuale para martesës janë mëkatarë?  e. t. (etj.). Faktikisht gati secila prej këtyre gjerave të njehsuara lidhet me vërtetimet e fakteve me njërën a tjetrën dogmë. Feja aq guximshëm i keqpërdorë pushtetin e mendimtarëve, sa që bëhet kulturë e egër e çuditshme e kthimit të vetive – me pretendime jashtë kufirit, e cila bëhet e pamundshme për arsyen njerëzore, edhe për gjeneratat e ardhme (shembull tipik i Kishës Ortodokse serbe – anatemë, zhvlerësuese). Paradoksale është edhe sot, kur njeriu e ka kryer revolucionin teknik. Pra, në botën reale, e vetmja fuqi është shkenca, e cila i hulumton marrëdhëniet njerëzore drejt, ligjet e saj dhe veprimet reciproke, e që te çon në ide të progresit të pandalshëm, krijuar me mund të madh, jo e rastit a domosdoshmëri e zhvillimit të jetës, rrugë racionale e veprimit, pa zvarritje; dhe, kur shkenca qëndron lart, qëndron lart edhe njeriu; dy fuqi të mëdha janë në këtë tokën tonë – puna dhe shkenca, kurrsesi histori e përzierjes së gabimeve, mashtrimeve, gënjeshtrave, konfuzioneve dhe dhunës! Mes fesë dhe bamirësisë (virtyteve) s’ka asgjë të përbashkët. Koncepte shumë komplekse. Vinë ditët që do të thuhen të gjitha...

Zhdukja e njohurive. Ç’do të ndodhte, nëse të gjitha njohurit tona për botën menjëherë të shuheshin, zhdukeshin?!... Dhe tani duhet krijohet botë e re. Si do të jetë e mundur të veprohet pa vërtetimin e pohimeve?! Do të  na duhej përsëri të mësojmë prej fillimit, për të gjitha ato që kemi mësuar e ditur. Nuk do të na ishte lehtë për t’i përvetësuar fjalët gojore e të shkruara, pasi pa këtë aftësi do të ishte i pamundur përvetësimi  i të tjerave, prej kohëve  të lashta e deri në ditët tona. Do të na jetë e domosdoshme të dimë, se Jezusi u lind nga një virgjëreshë? Apo se si ai u ringjall? Do të na duhej të dimë ditëlindjen e saktë të profetit Muhamed, mandej si rritët pylli, bimët  në përgjithësi, - nga gjethet a nga rrënjët, apo prej diçka tjetër, prej nga e merr oksigjenin dhe ujin: prej nga beson gerantologu, se mjekësia bashkëkohore ka mjaftë dituri të fuqishme të ngadalësojë procesin e mplakjes së organizmit? Se gjeni është njësi funksionale e trashëgimisë?... e dituri tjera pakufi që shpien në interesin e jetës së njeriut. Dhe, prej kah ne do t’i merrnim të gjitha këto saktësi, nëse ato njëmend janë të vetme të sakta? Prej Biblës? Duke i shikuar librat në raftet tona, ne do gjenim në to jo pak ngjashmëri, margaritarë të lashtë e deri të kohës së ditëve tona. E leximi i librave është vetëm nismë, ndërsa jeta krijuese – qëllimi. Librat e këqija gjithashtu mund të na prishin, po ashtu nëse lëshohemi në kontaktet me  budallenjtë – të bien në nivelin e tyre... Mandej ne a do të dinim cilin ta lëmë në vend të parë në këtë botë të re? Jahven apo Shiven? A dike tjetër?... Ditëlindja e Jezus Krishtit. Ne do të mësonim në atë «fakt», se në njërën prej të gjithave kronologjive kryesore vëmendje të rëndësishme iu është kushtuar data e lindjes së JuzusKristus-it. Janë gjetur këto fakte: disa reflektime-dublikate të ndritshme të ngjarjeve ungjillore të paraqitura në “Tekstin e Skaligerit” të shekullit XI. Ngjashëm me këtë duhet shikuar edhe librin “Bazat e historisë” dhe “Metodat” e Gregory VII Gildebrant, (ndërmjet 1015 e 1020 - 1085), papa i Romës prej 1073) kreu 2:1. Po Faktelee, i njëjtit shekull XI me përputhje përshkrimi të yllit Betlehemit- gjoja1054. Kjo datë e përafërt u përpunua në mënyrë të përpiktë nga astronomia amerikane [2] (V.Trimbl. AJ 73, 535, 1968)

Lindja e fesë myslimane. Kështu, me gjetjen e datës së lindjes së Juzus Krishtit, përafërsisht të saktë, të gjitha të dhënat e datave tjera bartën në mënyrën kronologjike. Për shembull, për krijimin e fesë myslimane duhet shekullit VII t’i shtohen 1000 vjet,  e. t.

Historia e së kaluarës. Thelbi i çështjes është, se sot diçka konsiderohet keq vetëm për një të vetmin shkak,  se ajo është konsideruar dje e keqe, dhe anasjelltas.  Dhe ne do kishim dhënë përsëri botën tonë të re, por tek ne nuk do të ketë kurrfarë baze për ndërtimin e saj, me veprimet e pohimeve të pavërtetuara. Historia e së kaluarës tregon, se kjo është e drejt, edhe pse ne shohim, se feja ka lindur jo vetëm festat e dashurinë vëllazërore, por gjithashtu edhe luftëra e zaptime. Mirëpo, me këtë në botën bashkëkohore - botë, që  tanimë ka bashkuar, të paktën potencialisht, ekonominë e politikën, kujdesin e mjedisit dhe luftës kundër epidemive, prandaj  ideologjia religjioze e luan rolin e rrezikshëm në frenimin zhvillimor. Shembull i tillë tipik ishte dhe është Kisha Ortodokse e Serbisë ndaj popullit shqiptar dhe Kosovës. Ndoshta nuk duhet njehsuar të kaluarën  e keqe  thjesht sepse, ajo ka kaluar, dhe ne duam jo vetëm ta ruajmë, por edhe prej shumë syresh të largohemi, që këto gjera kurrë të mos kthehen. Ne nuk duam t’i ruajmë gjerat e tilla, si status hyjnor i monarkisë, feudalizmit, kastës, robërisë, dënimet politike, tredhjet dhunon, viviseksion,   gjahun e arushave, duelet, rripin e pafajshëm, gjykimet me vuajtje, punën e fëmijëve, sakrificat e njerëzve dhe kafshëve, heretiku i hedhjes së gurëve, kanibalizmi (njerëz-granës), ligjet kundër homoseksualeve, ndalimin në shfrytëzimin kontracepsioneve, eksperimentet radioaktive me njerëz - këtë regjistër mund ta vazhdojmë deri në pakufi, po me këtë në te të ruhet bile një veti e përhershme (konstante): madhësia e keqpërdorimit dhe sistemet degraduese, të cilat drejtpërsëdrejti lidhen me religjionin, mundësisht, të mbetet më të vogël.

Epilogu i përgjigjes, satirizuese.  Që të besoja më thellë, nëpërmjet edhe dikujt, tim shok (shok prej  fëmijërisë) e koleg, në ndejën e një dasme të madhe shqiptare, të Malësisë së Karadakut, pas uratës: “kalofshi të kënaqshëm”,  i bënë pyetje hoxhallarëve (që ishim bashkëshoqëruar në rrugëtimin e  krushqve): disa njerëz tanë, shqiptar i thonë vetës, me keqardhje dhe dhimbje duhet të them,  - rrejnë, nuk punojnë, më lehtë me jetuar duke vjedhur, bëjnë krime të ndryshme kundër njerëzimit, dëmtime të rënda fizike e psikike, i rrëzojnë përmendoret e heronjve kombëtar me motive kryesisht fetare e të ngjashme keqpërdorime, shpërfillje më tepër se keq , - a vijnë në xhami me u falë, me u lutë për Zotin? Unë u shtanga një çast ngaqë s’e nuk kuptoja se ç’po ndodhë, ata na vështronin neve e na ata,  të pranishmit filluan me nxitim të përgjigjen para hoxhallarëve: “Po, në rreshtin e parë falën,  para hoxhës...”. Deshëm na të pyetnim prapë se ç’është kjo kështu, po më erdhi turp, po ata (hoxhallarët) na kuptuan, dhe ende ne pa e mbaruar mendimin tonë, i pohuan njëzëri përgjigjet e të pranishmëve. Gabime të rënda të tyre, po a nuk mund të ndikojnë te ta mësimet e xhamisë?, - ishte pyetja e jonë e mëtejme. Shumë vështirë, - u përgjigj një prej hoxhallarëve. Mendoj, iu thamë, duhet të ndërhynë patjetër institucionet gjegjëse të shtetit për këtë. Nuk duhet acaruar gjakrat. Kur kazani zien, derdhet - nëse nuk kujdeset për këtë dikush... Barabar kjo punë  me - ec e dëgjo tani gojën e botës për ne...

Pak politikë

Anarkinë në kohën e sotme s’e marr dot me mend. Ose do të kemi rregull ose anarki! Askush nuk e di, se si të kuptohet kjo parullë e vjetër shqiptare anarki. Prandaj, ajo është perceptuar nga njerëzit, shpesh ironikë, është e lidhur me çrregullim dhe dhunë. Si duhet ta kuptojmë sot? Anarki fjalë greke - "pa pushtet"... Vetëqeverisje  në të gjitha sferat e jetës së shoqërisë, me të cilën është e mundur të mbërrihet  shkalla maksimale e lirisë për çdo popull, territorit, kolektivit, për çdo individ. Në fjalorin bashkëkohor: “Uzurpim i mjedisit e funksionimit të ligjit e rendit në vend”. Me këtë – Serbia  ka të “drejt” të ndjek e të nxit strukturat paralele ndaj shtetit tonë, dhe kjo do të thotë – ndërhyrje në çështje të brendshme të politikës e diplomacisë së Kosovës, shtetit më të ri europian. Serbia shumë kohë më parë (të gjitha kohet politike) e ka lidhë në Veri edhe një nyje strategjike, - politike, ushtarake, - gjeopolitike, e atë më kryesore për t’iu ikë, shmangë krimeve të luftës,  shpalljes së saj ndërkombëtarësh si shtet kriminal, e ajo kryesore gjenocidiale... Por, BE – po e përkrah Serbinë, shtetin më kriminel në botë. E formon edhe Gjyqin Special të Hagës në Prishtinë,në vend që të jetë ai në Beograd. Për këtë, fjalët e Gj. Fishtës. ende janë aktuale për te. Kështu, tërë diplomacia, politika, dhe të ashtuquajturit analitikë politikë, kosovare – pa detyrim moral e kombëtar Ose thënë butë kanë ra tërësisht në provim,  në - humnerë!!! Populli  e shprehi edhe përmes votës së fundit (shih  poshtë). Më tej, vetvetes i them, po çfarë arsimimi kanë këta pushtetarë? E pruan “Shqipërinë e dytë, të princ Vidit (07. 03 - 03. O9. 1914), vetëm emrin do të ketë tjetër – BE. Dhe kjo do të vendos për të ardhmen tonë, ose në zgjedhje të reja ose ndonjë qeveri teknike gjithëpërfshirëse, të formuar nga të gjitha grupet parlamentare. E nëse ky faktor politik  nuk mund të bëjë zgjidhje të përshtatshme udhëheqësish të kësaj qeverie të përkohshme (sigurisht me afat një a dy vjeçar), atëherë do të vjen princ Vidi 2 ...Tek ne as demokracia e të tjera specifika shtetërore s’qenë relevante; s’ishte relevante as papunësia dhe bilanci negativ tregtar... Programi qeveritar pa politika të detyrueshme sociale kundër varfërisë,  në thelb - antishqiptare.  Edhe tani është aktuale të përmendim moton e nobelistit amerikan, George Catlett Marshall: “Politika jonë është e drejtuar jo kundër ndonjë vendi apo doktrine, por kundër urisë, varfërisë, dëshpërimit dhe kaosit”.  Për këtë Kosova nuk mund të merret post komuniste si e rimëkëmbur. Kryesore ishte thënie: Republika e Kosovës ... Republika e Kosovës. Në Pozharanin tim thonë, një Vesel  -  i kishte pasur një penë kuaj, të lodhur, gati të coftë, kerrin thatë (të zbraztë) mezi që e tërhiqnin. Por, i thoshin – Veseli ka kuaj... Sipas kësaj analogjie, edhe ne e kemi Republikën e Kosovës;  populli i saj votoi për  pushtetarët e vet: për  max 30%, kundër   70%.  Identik  me Veselin... Këta 30% , që votuan “për”, si dukët janë këta të rreshtit të parë që falën para hoxhës, përndryshe do të ishin në “Çelia”... Më këtë i çirreshin hetuesit!

Po, një mendimtar i madh ka thënë (nuk po e citoj): “Herët ose vonë, të gjitha gjerat vijnë në raftet e veta”. Ndoshta edhe te ne do  vijnë sipas ndonjë asimptote ose, në gjuhen e popullit – në një kohë të caktuar a të papërcaktuar, të paparaparë, pakufi. Jo, e lutim të Plotfuqishmin të na ndihmoj e ta bëjmë sa më shpejtë, të mos të na përtundin më armiket, - që me shekuj u munduan të na robërojnë, të na shfarosin përgjithmonë, e të mos  rreshtohemi edhe ne në radhët e civilizimit europian  e botëror!  Për këtë shqiptarët kanë merita shumëdimensionale kombëtare e ndërkombëtare!  Në përgjithësi është popull i mirë, njerëzit në tërësi janë të vyeshëm, të sinqertë, të drejtë, të moralshëm, mikpritës, të guximshëm, e duan tokën e nënës së vet... Humanisti i madh botëror,  Somon Vitenzal, ndër të tjera ka thënë: “Shqiptarët janë më shpirtbardhët në botë!”.

[1]  G. V. Nosovskij, A. T. Fomenko: Hyrje në kronologjinë e re (në cilin shekull ne po jetojmë ?), Moskë, publ. Kraft-Lean, 1999.

2]  V. Trimble (January 1, 2000), "Looking backward: Themes of 20th-century astronomy", Sky and Telescope 99(1): 50, Bibcode:2000S&T....99a..50TISSN 0037-6604

(P. S. Derisa po i shkruaj këta rreshta, po dëgjoj dhe lexoj në mediet për protestat  e vëllezërve tanë,  në - Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Kumanovë, Dibër e Strugë, - dhe them JAM ME JU, me ju është edhe Lidhja e Intelektualëve të Kosovës, të cilën e udhëheq unë, dhe  jemi të bindur në fitoren e synimeve të juaja e tona!)



(Autori është doktor i shkencave matematike)