E marte, 16.04.2024, 10:09 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Mergata shqiptare në Norvegji (Pjesa e tretë)

E enjte, 26.06.2008, 04:49 PM


Selim Hasanaj
MERGATA SHQIPTARE NË NORVEGJI 1980-2000, JETA DHE INTEGRIMI

PJESA E TRETË

Nga Selim Hasanaj

Në vazhdim të shkrimeve të mija per mergaten tonë në Norvegji sot do shkruej se si azilkerkuesit dhe refugjatet shqiptarë të Dardanisë, Shqipnisë dhe viseve tjera shqiptare atbotë të okupueme nga Jugosllavia  priteshin, dhe pranoheshin nga organet e azilkerkimit të Norvegjisë dhe si priteshin dhe pranoheshin nga vetë populli norvegjez. Asht per tu quditë se sa kontraverz ishin shteti dhe populli norvegjez persa i perket azilkerkuesve shqiptarë. Shteti në këto vite luente me moral të dyfisht ndersa populli si zakonisht ishte human, i vinte keq per neve, mundoheshin të na perkrahin dhe të na ndihmojnë. Sikurse shkrova në artikullin paraprak unë kamë nda në kategori azilkerkuesit shqiptarë të cilet erdhen në Norvegji në këtë periudhe vitesh. Do të flasë tutje per ata të kategorisë së parë të cilet per shkaqe të aktiviteteve dhe pjesmarrjes direkt ose indirekt në protestat gjithshqiptare të vittit 1981 kishin ik nga vendlindja per ti shpetue burgut , mirpo byrokracia e administrates shtetnore norvegjeze e cila fatkeqësishtë asht në shumë forma ma e quditshmja në botë azilkerkuesve u kerkonte dokumente per ta deshmue arsyen e azilkerkimit. Nuk kishte logjikë kjo administratë se dokumente të tilla i ikuni zakonisht nuk mund të ketë dhe nuk ka. Jo sepse po qese ai ka me vete dokumente ku deshmohet se ate do ta burgosin, kjo deshmonë se ai në njifarë mënyre ka mund edhe ta rregullojë nji dokument të tillë ose ta blejë at me para nga organet e policisë serbe në vendlindje  sepse ka degjue per jeten e sigurt dhe luksin ekonomik në shtetet e Evropës Prendimore. Dhe në shtetet cfar ishte Jugosllavia me para blihej gjithcka.
Byrokracia e palogjikë e organeve të UTLENINGSDIREKTORATET shkurt UDI -ja norvegjeze njerzve të cilet kishin dokumente u jipte qendrim ndersa atyne që nuk kishin i vendoske neper strehimoret e refugjatve dhe aty i linte me vite të tana dhe pastaj i largonte nga shteti, por zakonisht këta arrinin të iknin në Suedi, Finlandë, Danimarkë, Gjermani, Zvicërr, Austri, Francë, Angli etj, etj. Janë me qindra ndoshta mijra veta që me familje të tana nga disa herë iken nga nji shtet në tjetrin derisa ma në fund diku u printe fati dhe vendoseshin. Dhe mund të merret me mend se cfarë torturash ishin këto per ta. Me vite të tana me valigje në dorë, me vite të tana posa fillonin të mësonin dicka dhe të krijonin rrethin e shoqnisë ata duhej të iknin tue kalue ilegalisht kufijt e shteteve të Evropës. Jeta dhe fati i tyne shumëherë mvarej nga matrapazet e ndryshem shqipfolës që i "NDIHMONIN"  hallegjinjet shqiptarë per ta kalue kufinin dhe u merrnin me nga 2000-4000 marka gjermane atë kohë per person. Zakonisht krejt parat e kursyeme per kohen e qendrimit në nji shtet shqiptari i shkretë i ka dhanë matrapazit per ta kalue në shtetin tjeter. Pra shqiptaret që ishin të arsyeshem pse kishin ik nga Dardania, shqiptaret të cilet zakonisht ishin njerz të arsimuem bile në mos me shkollim ata së paku kishin kulturen e vetë kombtare dhe ishin të urtë e të moralshem me vite të tana silleshin rrugve të Evropës  sepse nuk kishin dokumenta per të deshmue se në Dardani do i burgosë pushteti okupues i Serbisë. Byrokracitë e Norvegjisë dhe shteteve tjera evroprendimore ishin teper ,teper të palogjikshme dhe me palogjiken , pa njohuninë dhe pa aftësinë shumë i kanë diskriminue azilkerkuesit shqiptarë. Nuk po kamë guximin të shkruej me emna njerzit ( sepse nuk kamë lejen e tyne) që kanë kjen të ndjekun dhe të persekutuem të cilet i njof  personalisht, por të cilet kanë pritë me vite të tana neper strehimoret e Norvegjisë. Poasht njerzitë me pregatitje të nalta shkollore dhe profesionale. Unë do shkruej sa per shembull per  nji bashkfshatar timin i cili asht mjeshter i perfeksionuem i ndertimtarisë, asht murator i pa shoq, zdrukthtarë dhe ndertues. Ai erdhi në Norvegji diku në vitet 1990-1991 dhe kishte  gruen dhe pesë fëmij të gjithë të rritshem. E vendosen në nji strehimore refugjatesh në Kragerø  dhe aty pas 36 muajve i dhanë lejeqendrimin në baza humanitare. Ky burr shumë i ndershem dhe i urtë, njeri që gjatë tanë jetes së vetë ka ndertue shtepitë neper Istog,Pejë dhe rrethinë, por edhe që kishte punue si gastarbaiter mbi 10 vite në Gjermani dhe kishte ndertue pallate atje këtu nuk i lejonte byrokracia shtetnore norvegjeze të punojë pa i dhanë qendrimin dhe e kishin detyrue njeriun të bahet parazitë dhe të jetojë me asistencë sociali. Me at asistencë ky pastaj u detyrue të jetojë derisa duel në pension të pleqnisë. Unë vetë si shumë shpejtë u njoftova me nji mësues autoshkolle që quhet Bjørn Ofstad dhe pasi e luta ai më gjeti punë, por nuk më lejuen të punojë, në insistimin tim mu kercnuen se do më largojnë nga shteti nese fillojë punen. Kater vite ndejta me gruen dhe tre fëmijë pa qendrim dhe pa leje per jetë normale. Ndersa ta zamë kurdet, turqit, qileanet kishin të drejtë të punojnë. Kjo shkaktonte racizem dhe urrejtje tek vendasit sepse ata neve na konsideronin si njerz që po i shfrytzojmë djersen e taksapaguesve norvegjez. Të gjitha kombet e botës në Norvegji kishin perparsi per lejeqendrim para shqiptarve , dhe nese mirret per bazë situata e atyne viteve në Dardani dhe viset tona të okupueme , dhe prap shteti norvegjez të dyshojë se a duhet apo jo të strehohen shqiptaret  unë shkakun per këtë e spjegojë vetem në miqsinë e vjeter tradicionale të Norvegjisë me Serbinë.
Mirpo të bahem i sinqertë shumë me të madhe kësaj politike i kemi parapri edhe neve vetë dhe i kemi dhanë perkrahje. Veq kategorisë së parë të azilkerkuesve që paksa shkrova per te këtu vinin edhe matrapaz, hajna, ngatresagjinjë, kriminel e cka jo tjeter nga Dardania dhe trojet tona ethnike shqiptare. Në strehimoren e refugjatve në Hamar të Hedmarkut kamë takue dy familje që burri dhe grueja kishin marr pushim mjeksor nga vendet e veta të punës në Gllogovc , Drenasi i sotshem dhe kishin ardhë per ta provue fatin në Norvegji. Njof nji tjeter  poashtu nga Drenasi që kishte mashtrue nji vajzë të re në vendlindje dhe së bashku me te kishte ik  per të kerkue azil. Në vendlindje kishte lanë gruen e kunorzueme me dy-tre fëmijë. Në Suedi njofta nji shqipfolës i cili në nji fshat të rrethit të Gjakovës kishte mbytë axhen e vet dhe me nji vertetim se kerkohet  nga policia kishte ardhë dhe kerkonte azil. Atë vertetim i kishte dergue nji i aferm i tij që ishte njani nga lideret policor në Gjakovë atë kohë, pra viti 1989-1990. Kamë njoft njanin që kishte lind fëmijë jolegjitim me vajzen e axhes së vetë dhe kishte ik nga turpi dhe këtu kerkonte azil. Dhe që mos të spekulojë lexuesi se ku po i dijë unë këto per këta njerëz të viseve të ndryshme, po tregojë se gjithmonë ishte dikush që i njifte ata dhe fliste per historitë pise të tyne. Por askush nuk u thoshte direkt se kush janë ata.
Pra ishin pikrisht këta njerz që deshmonin të kunderten e realitetit të arsyes per azilkerkim të shqiptarve dhe edhe hajnat dhe kriminelet e ndryshem ata që e veshtirsonin jeten dhe integrimin e shqiptarve të urtë, të ndershem dhe hallegjinjë që unë i radhita në kategorinë e parë.
Mirpo ishte dhe edhe sot asht irrituese se si byrokracia shtetnore norvegjeze fare nuk donte të dijë se kush kush ishte , ajo i hudhte të gjithë në nji thes. Mirpo kjo ishte nji gabim shumë i madhë sepse pjesa dermuese ishin me halle dhe duhej të kishin tretman tjeter , byrokracia norvegjeze mendonte se me ndihma sociali që pa nevojë po ju jep atyne (sepse nuk i lejonte të punojnë dhe punë kishte sa të duesh) po e kryen obligimin human dhe kënaqej me këtë. Kjo byrokraci me këto para i kënaqte hajnat , e matrapazet, i kënaqte ata që kishin ardhë sikur thotë ajo e popullit KU RAFSHA MOS U VRAFSHA. Kjo byrokraci i diskriminonte njerzit e mirë dhe të arsyeshem.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora