Mendime
Ramiz Lushaj: Gruevski - e kujt është Maqedonia?!
E premte, 11.07.2014, 08:42 PM
GRUEVSKI:
NGA RAMIZ LUSHAJ
1.
Shqiptarët nën Maqedoni, në dy anët e Vardarit të ilirëve paionë e të Drinit të Zi të ilirëve enkelenj, prej nga Shkupi në Strugë e Dibrën e Madhe, u përgjakën nga dhuna shtetërore politiko-policore e Gruevskit antishqiptar, prandaj shqiptarët në Kosovë, në Sheshin “Skënderbej” e në afri të ambasadës maqedonase në Prishtinë kryen një protestë solidariteti panshqiptar e në revoltë të skajshme kryen një tepri antidemokratike: e kallën flakë Flamurin Shtetëror të FYROM-it.
Kësaj here, flakëpërflakë, më 8 korrik 2014, Zyra e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, rrgallet e prrallet me një (dek)laratë me fiks 100 fjalë hajgare për djegjen e Flamurit Fyromjan. Presidentja sipas Presidentes, me kokë e kolltukin e saj, i “dënon fuqimisht” e i etiketon me ashpërsi pulatike si “akte të shëmtuara”, me “qëllim për nxitjen e frymës së urrejtjes”, në “kundërshtim të plotë me vlerat dhe idealet që i kemi përqafuar si shoqëri demokratike”, etj.(!). Presidentja harron Presidenten dhe merr huti në fronin e thonin e vet tue kërkue si ushtarake në profesion “nga organet e rendit e të drejtësisë që të sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre”.
Presidente
Jahjaga ma shumë se asnjë president paraardhës e ka mbajt linjën kombëtare të
Presidentit Rugova, ka qëndrue në istikam të detyrës me qëndrime e veprime edhe
ma të vështira.
2.
Një javë demonstrata të shqiptarëve në Maqedoni me përgjakje e përlotje, e ju nuk po e thoni astenji fjalë të vetme për to, o Presidente Shqiptare e Kosovës, ndërkohë që shpeshtas flet edhe kryeministri Erdogan i Turqisë, tue lëshue ultimatume ndaj Maqedonisë së Gruevskit për politikë deri genocidiale ndaj shqiptarëve?!
Kësaj here iu ka hup zani edhe ish presidentëve të Kosovës, Fatmir Sejdiu e Behxhet Pacolli?! Kjo po tregon se në Republikën e Kosovës ekipi i (ish)presidentëve të saj ka shumçka që nuk shkon për qëndrimet ndaj protestave të shqiptarëve në Maqedoni?!
Ivanovi i Maqedonisë, i dalun president prej zori për së dytit herë, çohet e shkon në Ohrin etnik shqiptar të enkelenjve e dasaradëve ilirë e i vjen zani me piskav ultimatume kundërshqiptare. Kuptohet: foli edhe për djegjen e Flamurit Shtetëror të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Një flakareshë edhe kundër Presidentes të Kosovës dardane?! U çue edhe antishqiptari tjetër, kryeministri Gruevski nga Shkupi e pushkën e pabesë e mbushi: ky planc shoven gjuen në shenjë edhe Presidenten tonë të nderuar të Kosovës për djegjen e Flamurit Shtetëror Maqedonas?!
Presidente Jahjaga, apo e sheh e apo ndie se sa të pabesë janë liderët maqedonas Gruevski e Ivanov të paktën ndaj Teje, që iu dole krah’ si rrallëkush tue ua mbrojt Flamurin e tyre edhe me sulmet e dua me doza antishqiptare?! A je ka bindesh se çka kie ba o kreu i shtetit të ri të Kosovës?! Kushtetuta e Kosovës tek kompetencat e tua sanksionon se Presidenti udhëheq politikën e jashtme, ndaj përgjigjiu pabesisë politike maqedonase për Notë Protestën e tërhjekje vërejtje të ambasadorëve shqiptarë në Shkup?! Presidente Jahjaga, mos ba hajgare prapë: a e din se çka kie thanë me (dek)laratën tande të 8 korrikut 2014 për me e ditë se çka duhet me iu thanë për Notën e tyre të Protestës të 10 korrikut 2014?!
Shkelqësia
e Juaj, që i ka lidh fjalët e qëndrimet në atë farë (dek)larate hajgare duhet
edhe me i zgjidh fjalët e veprimet para kësaj situate antishqiptare, që sot më
11 korrik 2014 e ndezi prapë Shkupin e Strugën, edhe Tiranën e Brukselin...I
detyroi me mbajt qëndrim për ngjarjet kundërshqiptare në Maqedoni edhe shoqatat
atdhetare shqiptare nga trojet shqiptare nën Malin e Zi që i kanë selitë në
Amerikë. Dje, më 10 korrik, mbajti prapë qëndrim edhe Bashkimi Europian në
Bruksel.
3.
Presidente e Kosovës, Jahjaga, mos harro se të derës tande atdhetare, nga trungu yt genetik atdhetarë, në Kryengritjen Shqiptare Kundërosmane të gushtit 1912, të prime nga Hasan Prishtina, kanë shkue në Shkup në kryeqytetin e Kosovës, me Flamur Kombëtar Shqiptar.
Mos harro, përndryshe kujto një herë Presidente Jahjaga, se shteti shoven i FYROM, më 9 korrik 1997 e hoqën nga shtiza Flamurin Kombëtar Shqiptar në komunat e Gostivarit e të Tetovës, tre shqiptarë i vranë në trollin e vet, 200 shqiptarë i plagosën apo i burgosën, e, në mes tyne, ia vunë prangat edhe kryetarit të komunës, Rufi Osmanit.
A doli
Presidenti i Maqedonisë me e dënue kit’ barbari vrastare gjakatare
sllavo-maqedonasve ndaj shqiptarëve shtetëformues vetëm pse e ngritën lart
Flamurin Kombëtar Shqiptar? Hiç. Kurrnjiherë, atë ditë e sot.
Gjykata Kushtetuese e FYROM-it, Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, përndryshe: edhe Vend Kandidat për në Bashkimin Europian, më 24 tetor 2007, e suprimoi Flamurin Kombëtar Shqiptar, kit’ simbol të identitetit shqiptar, njërin nga flamujt kombëtar ma të vjetër në botë, që (pa)mburrje i themi botës se nuk prini në asnjë luftë pushtuese ndaj ndonjë shteti tjetër, as ndaj fqinjëve pushtues ballkanik?!
E kur do të flasin Ivanovi e Gruevski për kit’ padrejtësi?! Kurrë, o kurrë, se ua ka terr’ sytë e bjerr’ ndërgjegjen shovinizmi kundërshqiptar.
Vjet, më 1 mars 2013, e nuk është larg me e harrue e nuk është vonë me e kujtue, maqedonasit në një protestë kundërshqiptare në sheshin para selisë së kryeministrisë të Gruevsit në Shkup e dogjën flakë Flamurin Kombëtar Shqiptar (!) E, ai, ishte Flamuri i Skënderbeut në Krujë e i Ismail Qemalit në Vlorë, i Isa Boletinit në Mitrovicë e i Dedë Gjo’ Lulit në Deçiç – Tuz, i Ibrahim Rugovës në Prishtinë e i Adem Jasharit në Drenicë, i Sali Berishës në Tiranë e i Atifete Jahjagës në Prishtinë, i Ali Ahmetit në Shkup e i Ramush Haradinajt në Deçan, i Princit Leka në Tiranë e i Menduh Thaçit në Tetovë, i Ragmi Mustafës në Luginën e Preshevës e i Ramiz Merkos – deputet në Parlamentin e Maqedonisë e themelues i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës skej Ohrit, i Tahir Muhedinit–deputet i Çamërisë e president nderi i PDIU e i Esad Gjonbalajt - kryekordinator i shoqatave shqiptare të Malit të Zi me seli në SHBA..., i të gjithë Shqiptarëve, i krejt Shqiptarisë në Botë.
Gruevskit ia dogjën Flamurin Kombëtar Shqiptar para derës të zyrës së tij në Shkup më 1 mars 2013 e jo vetëm nuk doli në dritare t’iu thotë “Mos...” protestuesve maqedonas, po as nuk kërkoi ndonjëherë falje ndaj kurrkujt, para askujt. Po as nuk bani apel organeve të rëndit e të drejtësisë për t’i arrestue, gjykue e dënue, siç (keq)bane Shkelqësia Juaj, Atifete Jahjaga, Presidente e Kosovës shqiptare e euro-atlantike.
O Presidente e Kosovës, Atifete Jahjaga, mbasi fole ashtu siç (s)duhej e i dole në mbrojtje pa cak Flamurit Shtetëror të Maqedonisë, po na lenë vend e rend me të dvetë përballë kohës e sy botës: Pse nuk e thue një fjalë të vetme mbi pengesat e politikave sllave për përdorimin e Flamurit Kombëtar Shqiptar në trevat etnike shqiptare nën FYROM-in shovinist, nën Malin e Zi shovinist e nën Serbinë shoviniste (në Mitrovicë, Luginën e Preshevës)?!
4.
Presidente e Kosovës, Atifete Jahjaga, deshta me e ditë pse po turresh kaq idhtë e ligsht me sulme politike e ultimatume për dënime për djegje të Flamurit të FYROM (Maqedonisë), pasi vet ky shtet artificial e ka “djegë” disa herë Flamurin e vet Shtetëror?
Maqendonia, ma të parën herë, Flamurin e tyre Shtetëror e patën në kohën e Titos, si Republikë artificiale Popullore e Jugosllavisë Avnoiste (2 gusht 1944-1946). Ai kishte një fushë të kuqe e mbante një yll të madh të Moskovit në qendër të tij.
Herën e dytë, kur Maqedonia u kthye në Republikë Popullore Socialiste të Jugollavisë (31 dhjetor 1946-1992) e zvogloi yllin pesëcepash, e çvendosi në anë majtas, për nelt, derisa erdhi koha e Millosheviçit e u nda më veti si Ish Republikë Jugosllave e Maqedonisë (FYROM).
Në të
tretën herë, FYROMI-i në vitin 1992 ia vodhi hajdutes së rradhës, Greqisë
fqinjë, simbolin e diellit dhe e vnoi në flamur të vet shtetëror. Nuk i zgati
shumë. Pas duhisë e dalldisë së presioneve diplomatike të Greqisë (1991-95) dhe
peshës së sanksioneve ekonomike të saj (1994), FYROM e uli kryet, mblodhi veten
dhe e sanksionoi ligjërisht ndryshimin e Flamurit të saj Shtetëror. Në vitin
1995 (mos i kallxoni kujt se është marre e marri) ia hjeki “Diellin Virgjinia”
(Sun of Virginia), i cili, sipas grekëve, paraqet lindjen e shtetit Helen dhe i
takon Filipit II, babait të Aleksandrit të Madh (!). FYROM-it nuk i mbeti kurrfarë “virgjërie” shteti, pasi
Greqia nuk ia lenë as Flamurin e as Emrin, Maqedonia nuk ia lenë as
E nderuara Presidente e Kosovës, Jahjaga, siç e dinë e s’po don me ia ditë kurrqysh kur është fjala për Flamurin Shtetëror të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë (FYROM) kujtoja se ky Flamuri i sotëm, që u përflak edhe në Prishtinë më 8 korrik 2014, qënka i këtij shovinistit Gruevski, katër herë kryeministër i Maqedonisë. Jo, ish kanë krejt ndryshe. E kisha pasë “gabim”. Flamurin e sotëm Shtetëror të FYROM e paska ba një grafist, Miroslav Grcev, në vitin 1995.
Ndoshta mund ta bante edhe baba i Gruevskit, pasi edhe ai grafist ishte, e do ia shkurtonte e vnonte “bishtat” Flamurit të sotëm Maqedonas. Sikur i pati ngjarë dikur edhe Gruevskit: Gjyshi i lindi në të ashtuquajtunen “Maqedoni Greke”(!), në fshatin e atëhershëm që nga sllavishtja shqipërohet “punëtorë të dardhave”, i pagëzuem Nikolaos Grouios, i vramë 29 vjeç në Luftën Greko-Italiane (v. 1940), dhe pas shtegtimit të familjes së mbetun drejt Shkupit ia vunë të atit të tij që e braktisi një “ovski” maqedonas dhe e kemi sot Nikolla Gruevskin (i riu) të Maqedonisë artificiale, nga lindja e deri në jetën e përtejme një kundërshqiptar.
5.
Gruevski, që i lëshon Notë Proteste Tiranës e Prishtinës, nuk e din as vet se çka është apo ndryshe: duke i qënë i tillë ai ban gjithçka: baba i lindi në “Maqedoninë Greke” e vet lindi në Shkupin dardan, kreu studimet universitare në Ohrin etnik shqiptar, u rrit disa vite në vogli të tij në Libi të Afrikës me nanë të divorcuar, etj. Politikën e sheh si “ndeshje boksi” si dikur kur ishte student, po ia ka ënda me i pa tue u ndesh ndërveti shqiptarët me maqedonasit (!)
Gruevski, polikan me biberon dhe ekonomist me vizion, është i brumuar si njeri ballkaniko-afrikan. Ai nuk e dinë as vet sa ndihet “maqedonas”. Atij nuk ia mbrri as shtati e as hapi shoven të bahet “demokrat”. Ai nuk ka aq brumë sa të jetë “euro-atlantik”. Ai është ma i keq se serbët, sepse serbët i dinë armiq përballë e ky të hiqet si mik para sysh e të godet si armik në (prapa)skenë politike.
Në koft se ndonjë ditë do të ngrihen Shqiptarët në Maqedoni, Shqipëria e Kosova, Shqiptarët në Ballkan, e do të thonë se dielli në Flamurin Shtetëror Maqedonas është simboli i fisit ilir të Paionëve që jetonin në brigjet e Vardarit e morën pjesë në Luftën e Trojës, etj. atëherë FYROM do të mbetej pa “Flamurin e vet”, që nuk është as 20 vjeç e në të katër herët e tekefundja në dy prej tyne nuk i ngjet as vetëvetes (!) Në koft se ne do i lypim Shkupin dardan, Shkupin etnik shqiptar, atëherë FYROM do të mbetej edhe pa kryeqytet. Gruevski, dije se një shtet pa Flamur e Kryeqytet...nuk është Shtet, ashtu sikurse nuk ka FYROM apo Maqedoni pa Shqiptarët Shtetformues.
Gruevski, ju nuk po e jetësoni faktikisht Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001, e cila ia uli pushkën UÇK-së të Ali Ahmetit, e shpëtoi Maqedoninë (FYROM) nga shpërbërja e saj. Tashti, me sa po shihet, po vjen koha për një Marrëveshje tjetër të Ohrit (2014), pasi nuk e zbatove as të parën.
Gruevski
nuk është çështja e djegjes flakë të Flamurit Shtetëror të FYROM-it, po ju
dëshironi me ia vnue flakën krejt Ballkanit e me i fajësue shqiptarët paqësor
të përjetshëm si shkaktarë e shkatrrimtarë, tue iu dhanë demonstratave të tyne
ngjyra etnike, fetare, etj.
Gruevski, po më duhet të të kujtoj thënien aktuale të një shqiptari të madh, arvanitasit Marko Dragumis, njërit nga heronjtë e Greqisë: “Maqedonia i përket kujtdo që e merr!”. E po due me të dvetë në sy të Botës, të Qiellit e të Tokës: Gruevski, e kujt është Maqedonia?!