E shtune, 20.04.2024, 11:54 AM (GMT+1)

Mendime

Aleksandër Rrema: Ali Ahmeti, a je shqiptar?!

E enjte, 10.07.2014, 07:55 PM


Ali Ahmeti, a je shqiptar, a ç’ka dreqin je ??

Nga Aleksandër Rrema

Ngjarjet e fundit në Maqedoni, dhuna që po ushtrohet barbarisht ndaj shqiptarëve atje, nuk ka sesi të mos jetë përtej c’njerëzores, përtej kufijëve të të drejtave të njeriut. E si mund të cilësohen shqiptarët si të dhunshëm, kur ata jetojnë dhe punojnë në të drejtën e tyre legjitime ? E si mund të quhet rasti “Monstra”, kur këta “6-shqiptarë” që sot po vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm, janë po ata shqiptarë që punonin punë të ndershme, ishin të nderuar në komunitetin ku bashkëjetonin, ku respektonin fenë e të tjerëve, qofshin ata maqedonas apo jo ? E si mund të jenë ata kriminilë?? Jo jo zotërinjë gaboheni dhe gaboheni rrëndë, ata janë krenaria jonë, janë nderi ynë, janë asetet tona. Nëse kërkoni drejtësi, atëherë ata shqiptarë, duhet të lirohen mënjeherë, sepse vetëm kështu vendoset drejtësia. Drejtësi nuk është burgosja për ta, por dhënia e të drejtës së lirisë dhe të pafajsisë. Ata janë të pafajshëm dhe jo fajtorë të një politike të kalbur dhe monstruoze. Në kësisoj rastesh, theksoj se politikat antikombëtare të disa pseudo politikanëve në Maqedoni si Ali Ahmeti me gjithë kastën e tij, uzurpojnë cdo të drejtë legjitime të shqiptarëve si e si për të mbajtur pushtetin e tyre patetik. Nuk ka vend në këtë vend për tradhëtarë të tillë, që shesin vlerat Kombëtare, shesin gjakun e tyre, shesin familjet e tyre, shesin cdo të drejtë për një copë karrige. Ali beu, vallë, nëse do të të kishte sulmuar Gruevski familjen tënde duke të t’a burgosur në këtë mënyrë, cfarë dreqin do bëje ? Jam shumë kurioz t’a di se c’reagim do kishe dhënë ti dhe surrati yt prej një politikani dështak! Turp për luftën që ke mbartur mbi shpatulla, turp për ty dhe për të gjithë ata që të mbështetën të bëheshe lider politik! Nuk ka sesi të dalësh i larë nga kjo situatë…jo jo, ti je përgjegjësi për këtë proces, sepse vetëm ti po i kref bishtin një qeverie fashiste me identitet dhunues. Dhe Sllobodani, po të ishte gjallë do ju kishte përgëzuar për këtë që bëtë, do ju thoshte bravo ju lumtë se kështu e duan shqiptarët! Po ti nuk je shqiptar kursesi..jo jo, nuk je shqiptar, sepse shqiptarët e vërtët janë ata që sot mburren me luftën e UCK-së, me idealet e saj, me vlerat e pashuara të Kombit tonë. Por ti i harrove shpejt, normalisht po, sepse për ty karriera politike dhe karrigia e pushtetit kanë më shumë vlerë sesa shokët e tu të rënë në luftë. Harrove bukën, nderin dhe meritat që të dha ky Komb, që sot zotrote e përfaqson politikisht! Nuk kishe rrugë ndryshe, të dehën me pushtet, të veshën allafrënga, të siguruan brezat dhe vazhdimësinë e tyre. Normalisht nuk kishte arsye pse të mos i pranoje këto favore, pasi Shqipëria të ofroi vetëm nder dhe të quajti shqiptar. Kaq ty nuk të mjaftonin, pasi doje para, famë dhe kolltuk të rehatshëm, por shite shqiptarët, shite vëllezërit tanë, dhunove familjet e tyre, burgose djemtë më të mirë.  Tradhtar i pashoq u tregove, shite Kombin tonë, shite nderin tonë, luajte me krenarinë tonë more maskara, ti nuk je shqiptarë, historia duhet të të gjykojë për këtë që bëre dije mirë. Ti, nuk mund të quhesh më përfaqsues politik për shqiptarët , ti dhe partia jote duhet të përfundojnë në të sëmës, more tradhëtar dhe besëprerë. Ti duhesh shpallur vrasës dhe gjykata e të drejtave të njeriut në Hagë, duhet të të marrë si të pandehur, ty, bashkë me Gruevskin dhe kastën tuaj të flliqur shoviniste.

Është koha ku Sllobodanët si puna jote dhe terrori policor i ushtruar mbi shqiptarët në Maqedoni duhet të marrin fund!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora