Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhafer Leci: Maqedoninë e bënë të fortë shqiptarët

| E enjte, 10.07.2014, 06:58 PM |


MAQEDONINË SHTET TË FORTË E BËNË SHQIPËRIA DHE KOSOVA!

Nga Xhafer LECI

Pse burg të përjetshëm për 6 shqiptarë në Maqedoni?

Avokatët shqiptarë në Maqedoni, nëse e konsiderojnë se të dënuarit me burg të përjetshëm, janë të pafajshëm, le t`i drejtohen: Gjykatës Ndërkombëtare. Kjo është e vetmja rrugë që mund ta zbardhë të vërtetën.

Përçarjet midis subjekteve politike shqiptare në Maqedoni,janë duke dëmtuar gjithçka që është në interes dhe për të mirën e shqiptarëve!

Protestat e qeta lejohen gjithkund në boten demokratike, dhuna është e patolerueshme.

Protestat në Maqedoni janë kërkesë për barazisë kombëtare, ato nuk kanë karakter fetar. Ne emër të besimit fetar mysliman Maqedonia para Botës e arsyetoj dhunën e tepruar-shtypëse kundër protestuesve shqiptarë, e kjo dëshmohet, më së miri me mos reagimin-dënimin e dhunës nga ana e Ambasadave dhe diplomacive tjera të huaja në Shkup.

Edhe sllavët e Maqedonisë, si serbët e tjerë, shqiptarëve nuk ua kanë ndaluar shkollimin nëpër mejtepe për besimin e fesë islame, por ua kanë ndaluar vetëm shkollat, sepse arsimimit të shqiptarëve u frikësoheshin ata, për mos të mësuar për historinë e vendit dhe popullit të vet. Asnjë popull nuk mund të mësojë për atdhedashurinë dhe historinë e vendit dhe popullit të vet nëpër xhamia e kisha, por vetëm nëpër shkolla.

Greqia dhe Bullgaria, edhe karshi trysnive të fuqive të mëdha për njohjen e pavarësisë së Maqedonisë, asnjëherë nuk janë pajtuar dhe nuk e kanë njohur, pa kushte, si shtet të pavarur Maqedoninë. Bullgaria popullatën sllave e konsideron si të veten, ndërsa Greqia një pjesë të territorit të Maqedonisë. Dhe, për këtë edhe sot e kësaj dite nuk e ka njohur me emrin Maqedoni. Edhepse shqiptarët përbëjnë mbit 30% të popullsisë, në trojet e tyre etnike, në Maqedoni dhe kishin shumë arsye ta kushtëzonin Maqedoninë, Shqipëria pa kurrëfarë kushtesh e njohu pavarësinë e Maqedonisë!

Nëse themi se Shqipëria pati trysni nga faktori i huaj, atëherë pse Greqia nuk e përfilli këtë trysni dhe nuk e njohu Maqedoninë pa kushte si shtet të pavarur?!

Edhe Kosova e njohu Maqedoninë pa kurrfarë kushtesh, edhepse kishte shumçka për të kërkuar! Ndërsa Maqedonia më shumë vështirësi e ka njohur pavarësinë e Kosovës!

Shqiptarët në Maqedoni, sikur edhe në Kosovë e vise tjera, ishin të shtypur, të diskriminuar, të shpërngulur, përndjekur...

Struktura e popullsisë, arkitekturës dhe vendbanimeve të shqiptarëve në qytetin e Shkupit, ndyshoi shumë pas Tëmetit të vitit 1963. Ky tërmet nga më të mdhenjtë që mbanë mend historia në Ballkan, ku mbetën  mbi 1 mijë të vdekur, mbi 3 mijë të lënduar, e mbi 200 mijë të pastrehë. Janë shkatërruar e dëmtuar mbi 40 mijë ndërtesa, shtëpi e banesa. Në Shkup pas këtij tërmeti shqiptarëve ju ngushtua rrethi, e qyteti po rritej me të madhe me popullësi sllave...

Jugosllavia e Titos atëherë ishte e përgledhura e botës dhe bota e ndihmoi shumë që Shkupi të ndërtohet dhe të bëhët njëri ndër qyetet më të bukura të ish Jugosllavisë.

Shkupi u ndërtua me mbi 90% ind  në pjesët e popullsisë sllave, si fabrikat, ndërtesat, rrugët...Pas ndërtimit të Shkupit u punësuan thuajase vetëm popullësia sllave! Popullësia shqiptare mbeti në shtëpi koliba, të cilat më shumë i ndërtuan vet se sa shteti!

Pas shkarkimit të Ministrit të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, më 1966, të kriminelit Aleksandër Rankoviq, nga Tito dhe me ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës të vitit 1974, situata ndyshoi për së miri edhe tek shqiptarët e Maqedonisë.

Më nuk ishte si dikur, shqiptarët nuk shpërnguleshin më në Turqi e vende tjera aziatike...

Në vitet 1970-ta shqiptarët filluan të emigrojnë në Perëndim dhe me punë e tyre të ndershme ata pasuroheshin, me ndjersën e tyre, filluan të blejnë ara, livadhe, vreshta e kopshte nga sllavët. Sllavët e Maqedonisë shpërnguleshin nepër qytete ku edhe punësoheshin nepër fabrika...

Por shpejt, me adhjen e Millosheviqit në pushtet, më 1986, filluan të ndalën shpërnguljet e serbëve nga Kosova dhe me ligj u ndalua që shqiptarët, në gjithë Jugosllavinë, të mos kenë mundësi të bëjnë kontrata për blerje-shitje nga serbët.

Megjithatë, shqiptarët kur blenin diçka bënin kontrata me shkrim te avokatët, por edhe privat mes palëve shqiptarë e sllavë.

Maqedonia, sikur Serbia, ka përdorur shumë metoda për diskriminimin e shqiptarëve, tash bashakrisht kanë gjetur diçka të re, që deri me pavarësinë e Kosovës ishte e panjohur, me sektet e reja që nuk i dinim e nuk i njihnim me herët, thua se pak kemi 3 besime?!

E si na mbiu, e kush na mbolli në kopshtë këtë egjër helmuese, e cila është duke na penguar me të madhe për t`u bërë pjesë e Evropës së civilizuar!

Është koha që të bisedohet me të gjithë, për të mirën e shqiptarëve, e të hiqet dorë nga gjithçka që nuk është shqiptare. Të gjithë të thirremi e të punojmë për çështjen kombëtare, sepse feja është besim privat individual, që s`ka të përbashkët me kombin.

Ish kryeministri i Shqipërisë, prof.dr. Sali Berihsa dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, mbajnë përgjegjësi, sikurse tash  edhe Edi Rama e Ali Ahmeti, që nuk po bisedojnë me hoxhallarët dhe ekstremistët tjerë fetarë, që ata të heqin dorë nga ekstremizmi fetar, e mos ta dëmtojnë më çështjen tonë kombëtare.