E shtune, 20.04.2024, 07:17 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Krimi vrau një Njeri

E marte, 08.07.2014, 07:11 PM


Krimi vrau nje Njeri- dhe nuk bëri vetëm - `zhurmë`

Nga Pirro Prifti

E habitshme dhe aspak humane deklarata e Ministrit të Brëndëshëm për vrasjen e Artan Santos njeriut, biznesmenit dhe qytetarit të Republikës së Shqipërisë.

Bankieri Artan Santo u vra duke shkuar në punë,  dhe përpara se të ishte një njeri VIP me të gjitha atributet e saj, ai ishte një njeri që u vra nga dora e krimit, nga dora e disa njerëzve që akoma nuk i keni kapur , dh  sicc thuhet në  kësi rastesh- kriminelet kanë  ikur në  drejtim të  paditur- i nderuar z.Ministër.

Në se ju e dinit që më përpara se Artan Santo ishte sipastë  dhënave tuaja një `shpëlarës parash`, atëhere përse nuk e kapët më përpara  dhe përse nuk e denoncuat?

Këtu jemi përpara dy alternativave të një deklarate të nxituar:

-           Ose Bankieri Artan Santo bënte punën e tij dhe nuk përbënte rrezik për shoqërinë

-           Ose bankieri  Artan Santo ishte përzjerë në afera (sipas policisë -`e vranë për para e bënë për zhurmë`) dhe përbënte rrezik për shqoërinë.

Në të dy rastet  aluzionet nga ana e një drejtuesi të lartë shtetëror,  janë tronditëse kur mendon se edhe nëse qëndron variant i parë- policia dhe organet kompetente nuk kanë bërë detyrën por çfajësohen me fraza okulte që mund ti thonë vetëm  të dehurit në ndonjë lokal nate.

Madje edhe variant i  dytë  është  po aq okult dhe i parakohshëm kur mendon se si është  mundur që duke e ditur këtë gjë policia nuk ka reaguar që më përpara? Sepse kështu mund edhe ti ruhej jeta…

Deklarata të tilla të nxituara krijojnë në fakt një zhgënjim dhe pesimizëm kur mendon se policia dhe organet kompetente  justifikohen  për të fshehur pa afttësinë e tyre nëpërmjet agumenteve pa baza në vënd që të impenjohen maksimalisht dhe të vënë para drejtësisë kriminelët.

Zbulimi i vrasësve do të çonte edhe në zbulimin e shkaqeve; gjithsesi pa hyrë në kompetencat e organeve kompetente mund të them se sigurisht edhe njohja me realitetin ku biznesmeni i famshëm punonte mund të çonte tek të dyshuarit e mundshëm, por jo tek vrasësit.

Gjetja e shkaqeve dhe faktorëve që kanë çuar në një vrasje të tillë është e vështirë por duhet një punë sistematike për të spontuar rastet deri sa të dalë e vërteta.

Me sa duket punonjës të tillë të organeve kompetente duhet të ketë pak, sidomos kur dëgjojnë nga eprori i tyre fraza të nxituara dhe mos kokë çarëse , është njëlloj sikur mësuesi ti thotë nxënësit: mos e çaj kokën do ta marrësh provimin edhe sikur të mos mësosh….

Problemi mund të bëhet më i rëndë kur publiku  dëgjon nga televizionet  dhe mediat disa javë më përpara kur policia ashtu e përkushtuar hyri në Lazarat dhe bëri mirë që shkatërroi drogën, largoi fshatin famëkeq nga rruga e krimit dhe krijoi kushte për ta bërë një fshat të zakonshëm me alternativa të qarta të agrobzinesit; por kur dëgjoi se angazhimi i madh i forcave të policië, FNSH, RENEA-s në këtë aksion të mirëpritur nga publiku, nuk shoqërohej nga anagzhimi i prokurorisë e cila deri në momentin kur bëri thirrje në media Kryeministri kishte angazhuar vetëm një prokuror në këtë vatër krimi të madh u zhgënjye.

Prouroria e përgjithshme mezi  dërgoi edhe 15 prokurorë të tillë duke ditur se për cdo element krimi kërkohet një prokuror, aty në Lazarat mendohej të angazhoheshin në punë më shumë se 50 prokurorë.

Kjo tregon e dhe një here se sa larg gadishmërisë janë organet kompetente kur bëhet fjalë për vatra krimi të rëndësishme në të cilën mund të përfshihen edhe individë drejtues në sferat e larta të jetës së vëndit, por këto organe janë më shumë të zellshëm dhe e kanë më komode të merrën me krime të vogla nga të cilat nuk rrezikohen ata vetë …

Më kujtohet një frazë e Spartak Ngjelës kur përmëndi disa kohë më parë në rastin e ngjarjes me Ylli Pangon se: përpara se të akuzosh një V.I.P. duhet të matesh mire, e të kesh fakte bindësee të qëndrueshme për ti denoncuar,  ndryshe .. rrezikon vehten.

Mesa duket pjesa e përgatitjes mirë të organeve kompetente le për të dyshuar sepse këto organe kompetente (Policia, Prokuroria)  e kanë të dëmtuar rëndë këto 23 vite: hierarkinë profesionale, infrastukturën dhe nivelin e gadishmërisë dhe trainimit.

Ngjarja e fundit e vrasjes së Bankierit të njohur Artan Santo tregoi qartë se krim profesionist i organizuar ose jo, ka mundësi të prekë këdo, nga njerëzit e thjeshtë por edhe V.I.P.-at, dhe sigurisht tregoi dy aspekte që fusin në dyshim punën e policisë të paktën por edhe të prokurorisë:

-Në qëndër të Kryeqytetit sidomos në Bllok në çdo 50 m ka një polic i cili duhet të jetë i përgatitur se si të veprojë në një rast të tillë, dhe jo të thotë …më vuri pistoletën në kokë…, dhe kthen shpinën duke mos vepruar. Të paktën të kishte qëlluar në ajër, ose të kishte qëlluar motorrin.

-Po kështu dhe mos pajisja e policisë më motorrë policie me `cc` të  madh, e me pajisje komunikuese moderne, si dhe mos reagimi i asnjë nga punonjësve të policisë që nga blloku e deri tek dogana e Tiranës le dyshimet për mos trainim professional ose ...

Pak e çuditshme kur mendon se nëse ndonjë veturë personale e ndonjë njeriu të zakonshëm do të kalonte me semafor të kuq- do të angazhoheshin me soj e sorrollop të gjithë policët e qytetit e jo më po të ecnin me 200 km/h, e të visheshin me rroba të trash me skafandër, të sorrollateshin disa herë me motor të madh nëpër bllok  dhe të mos vihen re nga policia….?!

Atë ditë policët u bënë `pula`, ose dikush u tha që të bëheshin `pula`.., dhe fraza e Ministrit të Brëndëshëm se… `e vranë për para e bënë për zhurmë`,  hedh dyshime në problemin se përse u bënë si `pula` policia rrugore e Tiranës.

Bankierit Artan Santo i ndrittë shpirti aty ku është, por vrasja kërkon drejtësi dhe gjetjen e autorëve dhe nuk kërkon as lot krokodili dhe as përçmim në formën e çfajësimit  nga një drejtues i nderuar  dhe pushtetar :  `e bënë për zhurmë`.

Mjerë njerëzit e thjeshtë që mund të pësojnë një fatkeqësi të tillë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora