E marte, 23.04.2024, 05:41 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Dhuna ndaj shqiptarëve në Maqedoni

E marte, 08.07.2014, 08:04 PM


MAQEDONIA  BIZARE  E  TEPRON  DHUNËN  NDAJ  POPULLATËS  SHQIPTARE

Nga Dedë Preqi

Kush është Maqedonia?  Një shtet që nuk ka emër, një shtet që bënë diferencimin e popujve brenda teritorit të vet, një shtet i përmasave monstruoze, i cili i vret bashkëatdhetarët e vet dhe shkel nëpër gjakun e tyre, një shtet që i shkel të drejtat njerëzore, posaqërisht të drejtat e shqiptarëve. Në fakt sjellja e policisë  maqedone  ndaj popullatës shqipatre, këto ditë në qendër të Shkupit, e tregon fytyrën e saj bizare, fytyrën e vërtetë sllavo-kriminale, e cila nënkupton vetvetiu se në këtë vend  nxitët urrejtja dhe teprohet dhuna ndaj popullatës shqiptare.

Në Maqedoni nuk dihet numri i saktë sa shqiptarë u vranë vetëm para Luftës së Dytë Botërore, ashtu gjatë luftës dhe pas çlirimit ke mundur me gjetë kufoma shqiptarësh kudo nëpër Jugosllavi,të cilët janë vrarë jo nga okupatori, por nga vetë dora e bashkëluftëtarit të vet, me ç’rast pas çlirimit këta vrastarë si shpërblim shumica e tyre janë avansuar në organizatat shoqërore politike të vendit.

Duke menduar se kaloj kjo periudhë e mizorisë dhe turpit, që nga viti 1936, kur shqiptarët u vranë dhe kufomat e tyre nuk guxonin të përcjellën me lot nga pushteti i egër, mandej me 1968, nëse një protestë shqiptarësh, duke kërkuar të drejtat e veta kualifikohet si demostratë dhe burgjet mbushën plot me të rinj, sepse lugati sllavo-maqedon i pajisur me perfidet e veta çdo veprim të vetin e bënte ligjor. Mandej në vitin 1981, shqiptarët për nacionalizëm janë larguar nga puna, apo vetëm për një këngë shqipe, shqiptari është dënuar me burg,  ndërsa nxënësve dhe studentëve u ndalohet literatura e librave shkollore në gjuhën shqipe nga Kosova, të cilat janë zavendësuar me literaturë sllavo-maqedone.

Dhe sot në mbarë botën demokratike po orvatët dhe luftohet për paqë, për drejtësi dhe liri njerëzore ndëmjet popujve, si dhe vetë Maqedonia është deklaruar për të drejtat e barabarta të shqiptarëve me maqedonët, ndërsa ajo sot shteti maqedon i pa emër e bënë të kundërtën, i cili para syve të botës, që tregon edhe më këtë pamje tragjike, jo vetëm që e mohon identitetin kombëtar të shqiptarëve në këtë republikë, por këto ditë përshkak të protestave dhe kërkesave legjitime të shqiptarëve, policia dhe punëtorët e sigurimit sllavo-maqedon e përgjakin sheshin e Shkupit, me gjakun e të rinjve shqiptarë. Reagimet e popullit shqiptarë janë të drejta dhe të arsyeshme si popull autokton në Maqedoni dhe shqiptarët në trojet e veta nuk janë ardhacakë.

Maqedonija duhet të llogarit më mirë, se është shtet multietnik dhe përveq të tjerëve vetëm shqiptarët e përbëjnë këtë vend më se 35 përqind të popullsisë, të cilët e mbajnë në këmbë tërë Maqedoninë. Maqedonija si një shtet i pa emër duhet të merret me problemet e veta thëlbësore të shtetit, të cilat nuk do i zgjedhë kurrë në këtë mënyrë me konflikte, duke e keqpërdor gjithherë faktorin shqiptarë. Qëllimet e shtetit maqedon janë të gabuara, dhe dëmshpërblimi i tyre duhet të njësohet në qarqet Evropiane dhe ato Ndërkombëtare. Njëherazi, duhet fare mirë të shqyrtohet edhe njëherë „Marrëveshja e Ohrit“, e cila marrëveshje ende nuk është realizuar edhe pse ajo marrëveshje është nënshkruar në prezencën  Europiane. Së fundi është bërë edhe një „Enciklopedi „ e rrejshme dhe fyese për shqiptarët, me të cilën bëjnë pastrimin e shqiptarëve dhe i cilësojnë si pushtues të teritorëve maqedone.

Kjo politikë e cila edhe dje i futi në luftë shqiptarët, duke e nëpërkëmbë faktorin shqiptarë autokton, në këtë mënyrë po tenton edhe sot të bëjë të njëjtën gjë për „hatër“ të Beogradit, për të realizuar edhe ndonjë ëndërr të imagjinuar kundër shqiptarëve. Ky shtet është i shtrenguar nga Beogradi të bëjë skandale me shqiptarët, duke i malltretuar, rrahur, burgosur dhe vrarë edhe pse janë të pa fajshëm, vetëm e vetëm për ti ç’fryer apetitët e tyre kriminale dhe nacionale. Ky shtet i pa emër gjindet në krizën më të thellë që ka rajoni, duke filluar nga Greqia, e cila nuk ia lejon emrin, mandej Bullgaria nuk ia njeh gjuhën.

Kjo politikë e shtetit maqedon po luan vet me zjarr, e cila prodhon dhe nxitë nacionalizëm primitiv, jo vetëm për shqiptarët, por për gjithë popujt e rajonit, sepse pa realizimin e të drejtave shqiptare në Maqedoni, ky vend nuk mund të stabilizohet dhe të qëndrojë në këmbët e veta. Ndërsa, politikanët dhe intelektualët shqiptarë në  përgjithësi, në këtë rast në Maqedoni, duhet ti hapin sy e vesh e të zgjohen nga „kllapia“  dhe mos të bëhën puthadorë e shërbëtorë bizantinësh, sepse  dhunën shqiptarët nuk e kanë „hak“  dhe nuk e kanë bukë, por të cilët kërkojnë vizionin e tyre të qartë,  që do të mbështetej në fakte historike, se shqiptarët janë autokton në Maqedoni dhe dëshirojnë të jetojnë të lirë dhe të qetë në këtë vend me të drejta të barabarta sikur maqedonët dhe popujt tjerë. Megjithatë, shqiptarët i vazhdojnë protestat e tyre kundër forcave dominuese maqedone, sepse nuk ndjehën të lirë dhe nuk e ndjejnë vetën si një minoritet në vend të vet.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora