E hene, 23.09.2019, 04:18 AM (GMT+1)

Editorial » Çeliku

Kalosh Çeliku: Opozitari ''sfidoi'' me çaj rusi Faraonin

E marte, 08.07.2014, 08:12 PM


“OPOZITARI” QË E “SFIDOI” ME ÇAJ RUSI FARAONIN

NGA KALOSH ÇELIKU

Ramazani për këtë vit, siç i ka hije e bënë të veten si festë fetare tradicionale myslimane. Gjysmën e Qytetit me katunde, përreth Shkupit e paralizuam, nuk do të marri frymë për një muaj. Tregun e madh të Bit - Pazarit në mes të Shkupit, që i mbanë gjallë me bukë e mallëra mijëra familje shqiptare e lamë pa “myslimanë” me “Din e Iman” në Ditën e sotshme. Nuk them: pa shqiptarë. Edhe tregun e Çairit, që në vend të një shkolle shqipe, e fitoi një xhami në mes të parkut (gjelbërimit), që dita-ditës po e mbytë bërlloku.

Muajin e Ramazanit (Natën), e kalojmë me çaj rusi deri në “syfyr”, e Ditën e Nesërme në gjumë. Nesër, pas një muaji presim ta festojmë edhe Bajramin e Madh me përurimin e moçëm festiv të popullit shqiptar, shtëpi për shtëpi: Për shumëjetë Bajramin! Zoti ua bëftë kabull besimtarëve mysliman! Me siguri, edhe ua falë mëkatet?!. Tridhjetë ditët e Ramazanit, sipas kangës popullore shqiptare: “as kam hëngër, e as kam pi/ bashkë me lalën do të shkojmë në xhami/ bashkë me lalën do të pimë raki!

“Opozitari” shqiptar, herë pas here delë në YouTube dhe pasi e thirrë  herët “sabahun” në minare pa flamurin kuqezi edhe këtë Ramazan në shekullin e XXI, me siguri pas një muaji edhe Bajramin, i bie krahërorit me grushta si Tarzani në mes të Xhunglës maqedonase: Unë e “sfidova Faraonin”! Përmes YouTube i thirrë shqiptarët në protesta të “qeta” qytetare. Përderisa, dje i thirrte dhe dilte në protesta në rrugë me flamurin turko-arab dhe “Allahu Ekber”, sot e maskon veten me dy tre flamuj kuqezi shqiptar sa për sy e faqe. Fundekrye janë të manipuluar nga qarqe të fshehta sekrete antishqiptare. Përpiqen t’i shtinë në valle edhe partitë politike shqiptare në këtë shtet “demokratik”, shoqata joqeveritare, Shtetin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë. E, sa di unë, shqiptarët kurrë nuk kanë dalë në protesta e revolucione historike për Liri e të drejta kombëtare nga xhamia turko-arabe (Shtëpia e Zotit, “Shtet” të vetëshpallur “mysliman” mes Shkupit)  përpara syve të “vëllezërve”, siç e kishte Tirana zyrtare  me vite para syve të policisë shqiptare Lazaratin, në Shqipëri.

Protestat dhe revolucionet në botë, gjithmonë janë nisur nga Univeritetet kombëtare të popullit. Historikisht, këtë e dëshmon edhe koha e të gjitha revolucioneve shqiptare e botërore. Revolucionet, nuk i kanë bërë rrugaçët pa brekë në bythë, por nxënësit dhe studentët krah për krahu me liderët e tyre në krye (ballë) të popullit. Historia, edhe sot me kreanri na flet për ato lëvizje kombëtare shqiptare. Padashtas, ose me qëllim e politizojnë edhe Bashkësinë e Fesë Islame në IRJ të Maqedonisë. Qëllimin e kanë te Univeriteti i Tetovës, që shqiptarët e themeluan dhe e ngritën me sakrifica e gjak para tytave të pushkës. Nevojë kam të ndalem këtu pak, marrë frymë mes këtyre rreshtave profetik, pyes veten dhe popullin shiptar: çka ngritën këto dumdumë të “hajrët” deri mës sot në dobi të popullit shqiptar?! Përgjigja ime është: Asgjë. E dini vetë, nuk ua përmend “flijimet e tyre fetare” në këtë shkrim. Punë tjetër është ajo se, Patrioti i vonuar përpiqet t’i arsyetojë këto protesta të dhunshme qytetare, si Nusja sëpatën në thes pas dere: “Gazetarët më pyesin pse rinia shqiptare shkupjane protestat e veta i fillon nga oborret e xhamive! Po pse, u them atyre, mendoni se do u lejonte dikush, për shembull, që ata të grumbulloheshin të papenguar përpara godinës së Universitetit të Tetovës në Shkup, që e kontrollon BDI-ja, apo te sheshi i Skënderbeut që është bërë pronë e kësaj partie shqiptare, si dhe nëpër sheshet tjera me përmendoret e Car Dushanave në to, e që janë vendgrumbullim vetëm për protestuesit maqedonas!?

Andaj mos pyetni, por shkruani se rinisë më progresive të shqiptarëve të Maqedonisë, asaj shkupjane, i është ngushtuar hapësira aq sa i janë lënë vetëm lagjet e ngushta të pjesës së vjetër të Shkupit, ku jetojnë shqiptarët, se atyre qëllimisht u janë lënë vetëm oborret e xhamive, ku ata e ndjejnë se vetëm aty ende nuk është zgjatur gjithaq dora policore!”

Hi-hii-hiii… Gabim i madh trusakati. Përmëtepër, që e heq veten edhe si shkrimtar “shqiptar”. E pranoj, edhe thirrjen e tij “patritoike muslimane”, që t’i përgjgijm e shkruaj me trurin tim në kokë. Prandaj, edhe ia plotësoj dëshirën teknefese: Kurrë, nuk hoqi dorë nga huji i tij policor antishqiptar. Rinia shqiptare ende nuk ka dalë masovikisht në rrugë. Rininë në të cilën ti thirresh si dudum “shqiptar”, është vetëm një pjesë e manipuluar e rinisë shqiptare. Ditën, që Rinia shqiptare do ta ngerj zërin, nuk do të dali në rrugë, po maleve dhe do ta shkundë gjithë IRJ të Maqedonisë e Ballkanin, po edhe gjithë botën, atëherë duhet vënë gishtin kokës politikanët e sotshëm shqiptar. Edhe, sipas Dudumit u paska mbetur për protesta dhe “revolucione të Pranverave arabe”, vetëm një xhami e Shkupit: ajo e Jahja Pashës. Xhami të cilën, nuk e ka nënë kontrollë edhe Bashkësia e Fesë Islame në IRJ të Maqedonisë, falë ndihmave sekrete të shërbimeve të fshehta antishqiptare, mos them Shtetit “demokratik” maqedonas. Jo, o dudumë “shqiptar”! Historikisht, populli shqiptar nuk e ka pasur xhaminë ose kishën për kryengritje revolucionare (Shtëpitë e Zotit), po malin e Baba Tomorit. Heronjëve syptrembur dhe Rilindasëve shqiptarë, që edhe sot e kësaj dite u prehen eshtrat në qetësi mes atyre lëndinave e shpellave të Dragobisë.

Shtetit “demokratik” të IRJ të Maqedonisë, dikur i konvenonin këto “revolucionarë” turko-arab për ta nxirë para syve të botës popullin shqiptar, por kur këto “shehitë” një ditë iu sulën edhe vetë Shtetit maqedonas, Instutucioneve legjitime,  i nxorrën dhëmbët e Luanit. Përndryshe, për sa u përket shqiptarëve, nuk do ta lëviznin as këmbën nga pragu i Shtëpisë. Çita e Tarzanit, nga gëzimi duke u zgërdhi, e di: kërcen degë me degë me një banane në dorë. I komenton shkrimet e mia publicistike të kësaj natyre me emra e sulme anonime. Fjalën e vetme që e di, është “munafik” (spiun) sllav, serb, ose rus. Prapë, ku ta di për sa të radhës herë e përsëris: ma kënaqi Lapsin. Rreziku më i madh është ky, që hë për hë i kanoset sot për sot popullit shqiptar. Fare nuk ia vlen të merresh dhe humbësh kohë me këtë soj të kalemxhive (intelektualëve) të Bit – Pazarit pa “Din e Iman”. Dudumët, që nateditë thirren në emër të Allahut me këmbët dhe trutë në legen. Përmëtepër, t’i padisësh në gjygj për shpifje, etiketime e dhunë fizike. Shkaku se, nuk ke çka t’u marrësh këtyre “fakirëve” nga pasuria e patundshme dhe e tundshme në Shkup, nuk kanë tru e as brekë me arna në bythë. Shkrim – leximin e kanë mësuar me shkronja arabe te hoxha i katundit.

Dudumi, me këmbët dhe trutë në legen, ende mendon se shqiptarët hanë bar si lopët “sallmadi” nëpër fusha e livadhe. Ende i rren mendja se mund t’i mashtrojnë shqiptarët përmes “misionarëve” të Fesë Islame, fusin në një thes me dudumët. Grykën t’ua lidhin nyje me një kordhë kanapi. Ndihmë të kërkojnë nga të katër anët, që t’i përkrahim në këto veprime pakrye antishqiptare. Keqpërdorin fatkeqësinë e familjarëve të rastit gjykimit “Monstra”, që kanë probleme me drejtësinë dhe ligjet e një shteti “demokratik”. Përditë, fotografohen me shokë me tri-katër kësula-lecka në kokë nëpër çajtoret e Bit – Pazarit si Haxhi Rrenci, të cilit moti i ka cofur gomari ende pa mbërri në Mekë, në Grykën e Kaçanikut. Fushëbetejën historike, ku kryengritësit shqiptar“shtatë sahat janë therë me thika. E, nuk kanë ditur se çka është frika.”

Përgjumshëm, turren me të katra pas partive politike. Liderve politik, mos u bien diku udhës. Edhe atë, për një torbë taxhi. Qëllimi parimor: Kokën, së paku ta fusin në ndonjë birucë të selive të tyre partiake, në Tetovë, Shkup e anembanë Atdheut. Gurë e dru hudhin pas atyre të “pafeve”, që nuk u shkojnë përmbrapa si dhentë e nënkryeme ta ngrisin flamurin me hënëdrapër nëpër minare të xhamive, në trojet etnike shqiptare. Protesta politike bëjnë në Shkup me flamuj turko – arab e “Allahu Ekber”. Parti politike myslimane Erdogane, përpiqen të themelojnë në Shkupin Dardan. Qytetin historik, që denbabaden nëpër shekuj ka bërë luftë fyt pët fyti, herë me Krajl e herë me Mbret. Dalldisin rininë shqiptare, nxjerrin në rrugë me pankarta në duar, gjoja për liri e të drejta kombëtare shqiptare. Jetën e tyre duke vënë në rrezik për qëllime të ulëta personale e profiterike në shërbim të ndonjë partie politike antishqiptare për të ardhur me ndihmën e shqiptarëve në pushtet përmes dhunës, të cilës i vardisen si kope e deleve që nga koha komuniste pa bari me vite. Larg qoftë, ta ngrisin flamurin kombëtar kuqezi me shqiponjën dykrenare nëpër minare të xhamive shqiptare. I madh e i vogël t’u turren përmbrapa në misionin e tyre të shenjtë. Thirrje, t’i bëjnë popullit shqiptar t’u sulen xhamive shqiptare. Xhehnetit me lule. Pesë “vakte” t’i falin në ditë ashtu siç i ka hije myslimanit shqiptar. Shejtanin e Allahut ta përzënë nga qilimat e Persisë në mes të Shkupit historik shqiptar. Oborrin e xhamisë shqiptare ta shtrojë me qilima kuqezi.

Pasmesnate, t’i dalin ballë për ballë Lugatit me një këmishë të bardhë deri në fund të këmbëve. Xhenazes, që pasmesnate ngritet nga varri lugat, hip te Guri Zi i Çukës dhe gjithë natën e gjatë deri me lindjen e Diellit, na e përplasë derën: kusi e tepsia i rrokullisë nëpër dhomë. Tinarin me tëlyen na e hanë pas Derës madhe.

Problemi, ai i viziton për çdo natë edhe vejushkat, gjoja se burri i tyre “shehit” i vdekur është ngritut nga varri lugat. Raste ka plot, kur ai me to bënë edhe fëmijë. Theshetheme të plakave, se filjana ka bërë fëmijë me Lugatin. Punë tjetër, është ajo se ne, në Ditën e sotshme nuk e kemi atë kreshnikun trim shqiptar të vejushkës, që ia ngriti këmbët hoxhës nga minarja e xhamisë, bythekrye në tokë.

Shkak ky, që Lugati kur t’i teket si mysafir me një këmishë të bardhe deri në fund të këmbëve, i paftuar me rraçet për mejdani para syve të grave “besnike” na shëtitet nëpër Shtëpi. Rezen e derës ende na e luan si rrakashtrake shelgu. Lëmsh na e bënë Shtëpinë e Babait. Fëmijët i tremb ta fusin kokën nën jorgan. Frymën ta ndalin, presin agimin.

Pasmesnate, me gratë tona “besnike”  na pjellë edhe fëmijë. Kopila, që të nësërmen ende pa dalë drita, e vrasin në gjumë Nënën dhe Babain. Atdheun. Dudumi “shqiptar” i Shkupit, me çaj rusi kështu e “sfidon” Faraonin.

Edhe, do t’i presim zgjedhjet e ardhshme, parlamentare, që Dudumi “shqiptar” i Shkupit me shokë e kumbara shtëpie te “Kulla” (ende e papagëzuar shqiptare) , të ngritet përsëri nga varri lugat. Koçinë me katër kuaj ta shalojë nëpër Çarshi pa Nuse, në Shkup. Këmishën e bardhë deri në fund të këmbeve ta veshi Natën e Madhe. “Xhematin” ta nxjerrë në rrugë në protesta të “Pranverave serike arabe”, e jo në xhami t’i lutet Zotit për mëkate. Hallvë (dajak) Natën e Mdhe të na shpërndajë për “sevapë” nëpër Çarshi të Shkupit për Ramazan. Një Zot e di, çka do të na shpërndajë për Bajram. Përsëri si dje, me çaj rusi e këmbët dhe trutë në legen ta “sfidojë” Faraonin.

Hi-hii-hiii, me kësi soji “opozitarësh” nuk bëhen ndryshime politike…



(Vota: 37 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT