E premte, 29.03.2024, 09:14 AM (GMT)

Kulturë » Mërkuri

Timo Mërkuri: Refleksione shpirtërore

E hene, 07.07.2014, 06:23 PM


Refleksione shpirtërore

Shënime  momenti gjatë leximit të librit  “Refleksione lirike” të Zejnepe A. Rexhepi

Nga Timo Mërkuri

1-Duke  çfletuar faqet e librit “Refleksione lirike” të Zejnepe A Rexhepi, ndjej që  prej shkrimeve  buron një fllad i ngrohtë  aromë shumë, që  të bën  të mos  largohesh nga libri, pavarësisht nga ora e vonët e natës. Mendimi i çastit se, ky është thjeshtë një iluzion, që do të  largohet e do fashitet si mjegulla në dritën e diellit, në faqen tjetër a në shkrimin tjetër, rezulton se është thjeshtë një …iluzion.

Më shumë ngrohtësi  gjen përpara, më  shumë dashamirësi.

2-Thua se po hyn në një trëndafilishte ku  petalet të ftojnë me  buzëqeshjen e tyre për të të …dehur me aromë.

Dhe aty, nuk mendon  për të këputur një trëndafil, për ta marë me vete që tja dhurosh dikujt, duke shprehur e shpresuar ëndrën më fisnike të jetës.

Çuditërisht, këputja e një trëndafili në  trëndafilishte ,  akt i dëshirueshëm dhe i mirëkuptuar kudo e nga kushdo, këtu të duket sakrilegj. Në trëndafilishte nuk këputet  trëndafili, aty admirohet, shijohet dhe jetohet bota e trëndafiltë. Aty jetohet si zot. Dhë në rast se këmbngul të “rikthehesh”  në tokë,  më e shumta që mund të bësh është që të krahasosh se cili trëndafil i ka petalet më të bukura , më të gjëra  apo më aromëshumë.

3-Një trëndafilishte më duket  ky libër i Zejnepe A Rexhepi, pavarësisht nga stili akademik i të shkruarit. Kapitujt e emërtuar akademikisht më duken thjeshtë …gjëmba trëndafili..që assesi nuk e pengojnë aromën e këndëshme dhe të ngrohtë. Referencat dhe citatet janë thjeshtë…gjethe trëndafili. Po ti shmangësh pakëz, sheh petalet e gonxhet e porsaçelura, që të mehin frymën e të ndalin hapin. Dhe të lind dëshira ti shohësh e ti njohësh të  gjith(ë)a, ti  përkëdhelësh me dhimshuri.

4-Te ky libër të lind dëshira ti njohësh të gjithë autorët për të cilët  shkruan studiuesja, ti lexosh gjithë krijimet e tyrë, se me siguri do jenë aqë të  bukur(a) sa ç’i përshkruan  Zejnepe A Rexhepi. Me siguri të tërë do kenë … pranverë…në krijimet e tyre. Të tërë do reflektojnë ngrohtësi e dashuri, së paku, si në shkrimet e studiueses Zejnepe A Rexhepi për ata dhe veprat e tyre, përmbledhur te libri që mbaj në duar.

5-Pikërisht në këtë moment mu kujtua një koment i poetes Albina Idrizi për një rast analog, ku shkruante…Kam menduar se ishte dhunti e disa njerëzve të shihnin, të nxirnin e të vinin në pah më të mirën tek tjetri. Më von u binda se mrekullia, se e mira qëndronte tek ata vetë dhe ishte gjuha e saj që fliste nga brendia e tyre dhe ajo vetëm sa përshkruan reflektimin e vetë aty ku gjen ngjashmërinë…

6-Pikërisht në këtë moment kuptova se…kjo trëndafilishte ishte në shpirtin e Zejnepe A Rexhepit, dhe nëpërmjet saj ajo sheh dhe flet për gjithë autorët e tjerë. Ngrohtësinë e saj shpirtërore, ajo e shpërndan te të gjithë autorët për të cilët flet, duke pranveruar  profilin e tyre krijues dhe të veprës së tyre, në sytë e lexuesit të saj.

Ende pa i lexuar librat e tyre, unë po krijoj në vetëdijen time një portret për secilin, të parë me sytë e  autores, portret i cili më ngjall një “zili”, se qënkan vërtet të bukur.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora