E enjte, 28.03.2024, 06:52 PM (GMT)

Mendime

Leon Duhanaj: Maqedonia sprovë për gjithë shqiptarët

E hene, 07.07.2014, 06:55 PM


Maqedonia sprovë për gjithë shqiptarët

Nga Leon Duhanaj

Maqedonia një shtet artificial dhe aspak funksional, gjithnjë  e me shumë po jep shenja që nuk ka të ardhme. Se sa do t’i zgjatet jeta një shteti i cili në emërtimin e tij është Maqedoni por se në esencë përbehet nga kombe krejtësisht tjera nga sa thirret mbetet koha t’i përgjigjet.

Maqedonia republikë e krijuar artificialisht gjithnjë në shërbim të politikave shoviniste serbo-sllave, të cilat janë vazhdimësi e përpjekjeve të zhbërjes së shqiptarëve gjithandej. Në kohen e ish Jugosllavisë kishte vetëm një qëllim ndarjen e shqiptarëve, dhe këtë qellim vazhdon ta ketë edhe sot.

Por pse ende është në këmbë një shtet i tillë edhe pas zhbërjes së Jugosllavisë, këtu faji  është i shumanshëm madje një pjesë të madhe të ti e bartin vet shqiptarët.

Ekzistenca e shtetit maqedonas me asocon me ish Perandorinë Osmane në kohen kur politikisht ishte shëmbur dhe tentativa e vetme për ta shpëtuar kishte mbetur pikërisht në trojet shqiptare.

Pse valle ndodhi kjo në atë kohë? Besoj se ishin investimet e trekëndëshit  greko-turko-sllav, i cili qëllim kishte zhbërjen e shqiptarëve, përmes konventave tashmë të njohura, duke investuar në skenarë nga me të ndryshmit, kinse shqiptarët nuk eksitojnë, dhe, këta të cilët janë në kryengritje për liri dhe pavarësi, na qenkan milet  osman, të cilët po e mbrojnë Perandorinë, duke i dhenë përpjekjeve të shqiptarëve ngjyrim fetar e jo kombëtar, në mënyrë që para botës të dominoj  propaganda e tyre.

Elemente të ngjashme po paraqiten edhe sot në protestat e shqiptarëve në Shkup, Tetove dhe gjithandej Maqedonisë. Përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe demokraci u epet ngjyrosje fetare, pasi që me apo pa vetëdije, vet po e tolerojnë një gjë të tillë, duke lejuar që në mesin e protestuesve të paraqiten edhe elemente dhe simbole aziatike, dhe tek të cilat fokusi i medieve është mese i madh.

Qëllimi i armiqve të shqiptarëve është armiqësimi i tyre me Europën, për këtë qellim është investuar me shekuj, por për fat të keq edhe ne kemi bashkëpunuar me ta, në forma të ndryshme. Prandaj Protestat shqiptare duhet të jenë të organizuara mirë, me mbështetje nga politika dhe të eliminohet çdo përpjekje për ngjyrosje fetare. Në protestat shqiptare s’ka çka kërkon asnjë simbol pos i atij kombëtar shqiptar.

Çështja e problemit maqedonas nuk është aq e thjeshtë sa  të strukturohet si e karakterit fetarë. Aty thyhen shpata të mëdha, madje mund të cilësohen edhe si përplasje e fuqive të mëdha, njëjtë siç  mund të cilësohen edhe përplasja  e Ukrainës me Rusinë.

Shteti Maqedonisë kontestohet nga Greqia, për shkak të emrit, por që në zhbërjen e tij janë të interesuara edhe shtetet tjera fqinjë të cilat kanë pretendime etno-kulturore e territoriale. Në këtë kontekst shqiptarët vazhdojnë të jenë etnia e cila edhe përkundër faktit se ky shtet nuk i respekton as si komb shtetformues e as si pakicë, shqiptarët dalin si forca mbrojtëse e këtij konstrukti shtetëror.

Politika shqiptare në Maqedoni nuk tregon asnjë vizion për një të ardhme ndryshe por nën frazën e marrëveshjes së Ohrit e cila tashme respektohet dhe përflitet vetëm nga ata vet dhe assesi nuk është ne agjendën shtetërore maqedonase. Për politiken shqiptare lufta është shndërruar në dhe për pjesëmarrje në qeveri, luftë e pakompromis me të gjitha mjetet.

Thirrjet e fundit drejtuar BDI-së për të dalë nga koalicioni , nëse kjo do të ndodhte, nuk do të ishte befasi, nëse këtë rast do ta shfrytëzonte menjëherë PDSH-ja për t’u futur në qeveri, pasi që kanë treguar se qëllimi i tyre nuk është ai i të mirës së përgjithshme, interesi i shqiptarëve, por qëllimet partiake. Modele këto të cilat tashmë i kanë mësuar nga politika në Prishtinë dhe Tiranë.

Maqedonia është vendi ku shqiptarët përpos që shtypen brutalisht, iu shërben agjenturave të ndryshme antishqiptare për të shkatërruar imazhin e shqiptarëve në botë, dhe përçarjen mes tyre, në mënyrë që në një ndryshim eventual të kufijve në këtë rajon, të mos jenë të bashkuar dhe të mos gëzojnë përkrahjen ë komunitetit ndërkombëtar, njëjtë siç ndodhi në kohen e luftërave ballkanike.

Shqiptarët duhet urgjentisht në nivel nacional të ulen dhe të krijojnë strategji kombëtare, e për këtë përgjegjësia bije në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Shqiptarët nuk duhet të bëhen faktor destabilizimi i rajonit, por as nuk bën të lejohet të luhet me ta. Është e papranueshme që edhe sot të mos kemi projekt mbarëkombëtar dhe të lejojmë që çdokush të luaj me ne sit ë ishim jetim.

Do të ishte i mirë apeli ndaj qeverive të Tiranës dhe Prishtinës dhe politikës shqiptare në përgjithësi që të ulen në bashkëpunim dhe të tregojnë mature duke e vendosur çështjen kombëtare në rënd të parë dhe duke krijuar strategji afatgjata kombëtare të përbashkëta, në bazë te të cilave do të përputheshin politikat e brendshme dhe të jashtme të vendeve rrespektive.

Shqiptarët duhet të jenë të përgatitur për ndryshime të mëdha, të jenë proaktiv në ndërtimin e strategjive gjeopolitike dhe ndërtimin e miqësive me komunitetin ndërkombëtar (Europën) e mos të besojnë që duke vjedhur e plaçkitur vendin të tjerët do t’i kryejnë punët tona.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora