| E premte, 04.07.2014, 08:05 PM |
DRITA LUSHI
Dy jetë
Jenlës, për ditëlindje
Unë kam dy jetë,
Njërën e jetoj, e prek e ledhatoj,
më jep frymë, i jap ditë e vite….
Tjetra, ështe Jeta pa të cilën jeta e përditëshme,
Do të ishte një ferr,
Do të ishte një mos’jetë,
Një trishtim i mbjellë në kopshtije djerrë
Tjetra, është më e çmuar se jeta ime,
Që më hedh e më pret në prehër si të dojë.
Tjetra, është jeta që më mban në jetë,
Ime bijë, është jeta tjetër.
Unë s’kam dy jetë.
por do jetoj dy,
për ty.
Bijë.