E shtune, 20.04.2024, 02:00 AM (GMT+1)

Mendime

Agim Gashi: E mira dhe e keqja

E enjte, 03.07.2014, 07:11 PM


E MIRA DHE E KEQJA

NGA AGIM GASHI

Mendim i imi:

Kot shkon në xhami ose kishë, kot mban ramazan e agjërojnë te dy palët,kot bien shehadet dhe bëjnë kryqin, kot i luten Zotit kur bëjnë vepra të kqija. Unë kam parë njerz që mirren me vjedhje, drogë, drogojnë fëmijët tanë e të huaj, plaçkisin e merren edhe me haraçe, dhe kur të vien festat fetare, ata gjithmonë gjenden të parët duke i flliqë shtëpitë e Zotit.

Po çka është e mira dhe e keqja:

E mira nga pikëpamja e përgjithshme dhe abstrakte, është gjithçka që është e bukur, e drejtë, ka veti pozitive, vlera dhe cilësi morale dhe etike, që njerzit e dëshirojnë, e duan, e pëlqejnë, dhe ndjehen të tërhequr brendësisht vetvetiu nga ajo, dhe mund të mendohet si caku i mbramë (i fundit) për tu arritur në jetën e njeriut. Ana e kundërt e së mirës është e keqja. Shpesh koncepti "e mira" njihet me atë të "mirësisë, ose "veprimit të mirë", si p.sh. në shprehjen "bëj mirë", e barazvlefshme me "bëj vepra të mira", që d.t.th. i bëj mirë dikujt, ose diçka të vyer bashkësisë në të cilën bëj pjesë. Mësimi (doktrina), apo dituria, që mundohet të vendosë masa për të shprehur një gjykim vlerash në lidhje me mënyrën e të vepruarit njerzor, është etika, ose morali.

Disa thëne për mirësinë:

"E mira nuk arrihet në zbrazëti, por në shoqërinë e njerzve, që kujdesen për dashuri". Saul Bellou

"Askush nuk mund të jetë i mirë nëse e mira nuk pyetet". Bertold Brecht

"Është e lehtë të kryhet një veprim i mirë, por jo e lehtë të fitohet një zakon i përhershëm i kryerjes të një veprimi të tillë". Aristoteli

"Bëj mirë se gjen mirë". Shqiptare

P.S. Njerz, bëni mirë, ndihmojeni të varfërin e atdheut sepse me këto veprime e ndihmoni edhe atdheun. Mos e zini ndihmë pse ja ke dhënë një iftar apo një drekë dikujt, sepse ajo është vetëm një qerasje e jo ndihmë. Binduni se nga Zoti asgjë sdo të mund të fshefni.Ai ke me ju pa edhe kur rreni, edhe kur faleni nga frika, edhe kur epni iftare e dreka nga frika, edhe kur keni mjaft e nuk e ndani me të varfërin, ose kur gënjen se ke ndihmue këtë e atë pa e ndihmue fare, ose kur merrni pra në emrin e të sëmurëve dhe ato para i hani për vete si ka ndodh edhe me emrin tim, Zoti është i plotfuqishëm dhe është i të gjithëve.Kot mundohet dikush ta përvetësoj. Ai vetë na ka fal në vendet kuAi ka dashtë dhe Ai vetë na i fali gjuhët të cilat Ai dashti. Gjynahi, mëkati më i madh është kur Zotit i lutesh në gjuhët tjera nga ajo që ta ka falë ty.

Ruaju njeri, mos bën keq!

Njeri, bë mire e mos u ruaj fare!

29.06.14

Düren-A.G.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora