E enjte, 18.04.2024, 07:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Halil Kajtazi: Çaste me poetin Adem Zaplluzha

E enjte, 03.07.2014, 06:45 PM


DISA ÇASTE ME POETIN ADEM ZAPLLUZHA

Nga Halil Kajtazi  - Shkrimtar

Herët kisha menduar të merrem me filistinët e letërsisë, që janë mësuar ta shalojnë “Sikur Hajdar Shosholli atkinë e tij!” me puthadorë të tjerë të konjukturave të çdo regjimi, dhe se si mu qep kjo temë, më duhet ta shfaq mendimin tim. Në fillim si shtesë, ju lutem o shkrimtarë të nderuar të më qortoni, e unë ju kërkoj ndjesë me shkrim: “Qofsha i gabuar për këto vlerësime!”. Por, kjo letërsia jonë i ka do halle të mëdha, që askush nuk i jep krah, ose shpesh i jep krah kur i duhet, apo ia jep vervishtën!..

Kësaj radhe po merrem me artin e të qarit në vargje të Adem Zaplluzhës, poetit të Udhëve të Prishtinës, si dhe udhëve të jetës së tij, që nga vendlindja, që me penë e shkrime përpiqet të zë një vend në letërsi. Sepse, tërë jeta e tij, vërtet është përpjekje për t’u shkrirë  di “dylli në kaci” për të mirën e poezisë dhe të njerëzimit.

E kisha ftuar Adem Zaplluzhën, sepse më parë kur jemi takuar në Kombinatin “Kosova” të Obiliqit e shikoja si “Qengjin e vogël”, e tash bëri emër me vargje të tij, që përherë paraqitet me vepra me vlerë, por pak ka përkrahje, pak ka edhe lexues!

Nuk mund ta them mendimin e gozhduar për një poet, por ka të tillë që kur shkruajnë derdhin edhe lot! Lotët janë një nga armët më vrastare. Thonë se kur përdoren në çastin e duhur, lotët nënkuptohen se provë e humanizmit të një personaliteti të fuqishëm! Por, kur shkrimtari ynë në këto rrethana bëhet personalitet, apo një troh “faktori” në jetën e artit tonë, kur nga çdo anë sillet e pështillet në cirkun e jetës, ku të njëjtit shkrimtar edhe sot e kësaj dite, luajnë me fatin e të tjerëve, duke ua mohuar qenien dhe përpjekjet që të mbes emër mbi të tjerë, që herët e mbajnë pedigrenë mbi të tjerë!

“FJETËM NJËQIND SHEKUJ” është libri më i ri me prozë poetike i poetit të nderuar Adem Zaplluzha. Ai në fund të kësaj vepre poetike shënon se i ka 109 tituj të botuar, dhe është e besueshme.

E bëjmë një bisedë spontane me Ademin poet, unë e dëgjoj “si një plak pa mjekër”, e ai flet: për vete: “Para orës një kurrë nuk fle, pohon Ademi poet. Në orën 6 të mëngjesit zgjohem, e pijë kafenë e mëngjesit dhe ia nisi të krijojë. I pijë dy litra ujë të thartë në ditë. Punën krijuese e nis me një fjali:”Kam një fjalë të cilën mund ta shndërroj në mal, Mali sërish shndërrohet në fjalë…”

Më ankohet se veprat e tij nuk janë marrë në shqyrtim nga zyrtarët dha askush nuk shkruan për vlerat dhe antivlerat në letërsinë tonë, dhe se secili në stilin e vet, është i ngarkuar që të bëj emër vetëm për vete dhe miqtë e vjetër, që herë ,herë ia kanë dhënë vërvishtën letërsisë sonë. Dhe, se gjenerata e krijuesve të ri doli në pah me shumë vragë e me shumë shkrimtarë “qyryk” që mendojë se do të jenë gjithnjë tutelë mbi të vegjlit, duke u mashtruar se “qengji i vogël gjithnjë mbetet qengj i vogël!”

Më kohen filloi të lulëzojë një gjeneratë e tërë krijuesish, që përpiqeshin t’i dhënë frymë e vulë letërsisë së Kosovës, por uroj se muzika bëri më shumë se letërsia… Sepse, në letërsi matet ndryshe: “asnjë shkrimtar nuk e pranon shkrimtarin tjetër mbi vete, asnjë “qengj të vogël” nuk duan ta shohin mbi identitein e tij dhe ta familjes, duke u krekosur, se vetëm me të lulëzojë arti.  Shkrimtarët gjithnjë e më shpesh paraqiten si egocentrik! Egoja s’është e asnjë kohe!

Vetëm pak të ulësh e të dëgjosh poetin, kujtoje si unë në këtë moshë tetëdhjetëvjeçare:

Veprat e sa shkrimtarëve që janë fut në plan programe të shollave fillore dhe të mesme, u kanë krijuar sa vetave “verdhushka” dhe ua mbushin gushën me to! Kush jep lekë, ia ndërron gishtërinjtë kavallit”. Unë për vete pjesën dërmuese të veprave të mia i kam financuar vetë. Kjo udhë e botimit më ka shpëtuar si poet, dhe jam tërësisht i lirë! I fali librat e mia kurdoherë që takohem me njerëz edhe që fare s’i njoh. Nuk qaj kokën, kush i lexon apo edhe kush s’i lexon?” Ndoshta jam skeptik, se ky popull nuk jeton për art. Arti për këtë popull është kafshatë e njomur me pështymë! Folklori popullor i vendlindjes më ka nxitur të shkruaj, por edhe ish-mësuesi im, shumë i nderuar Hazhi Krasniqi. Prindërit e mi e kanë përkrahur shkrimin dhe u jam mirënjohës… Poezia e Rexhep Hoxhës, atëherë ishte hit për mua, ajo e titulluar “Picimuli”. Në klasën IV kisha lexuar librin “Vranina” e Fishtës.

Kur u zgjova nga gjumi prisja që të pija kafenë e mëngjesit, po që s’më dukej jeta si atëherë kur uleshim së bashku me bashkshorten time dhe pinim kafetë në ballkonin e shtëpisë andej nga lindja e diellit. Por, njeriu gjithnjë duhet të jetë i gatshëm t’i përballojë jetës.

Ademi në fund të ballinës së librit  “Fjetëm njëqind shekuj”, shkruan:

“Sa herë që provuan të hymë në gjumin e heshtjes, mbetëm si pjesë e saj e pandashme, po ju lutëm, nëse sërish hymë në gjumin e heshtjes kurrë më nuk do të zgjohemi. Sepse një njeri që fle ai nuk di se kur lind dita dhe kur vdes nata.

Nuk di më për të satën herë deshëm të zgjohemi nga gjumi i maktheve, fjetëm njëqind shekuj, nuk pat kush të na zgjojë. Më duket se akoma jemi duke fjetur…

Lexues të nderuar, e di se nuk i kërkoni vargjet e Adem Zaplluzhës, por ato do të mbesin dhurata për brazat e ardhshëm…

…Si shtesë për Ademin poet, po ua fali edhe një urti: “Kush fle shumë, punën e tij hidhja kllum e në lumë!”…

Në emër tim e përshëndes dhe e falënderoj zotëri Ademin poet, që m’i dhuroj veprat e tij për lexim, të cilat më gëzojnë, e poetit i uroj shëndet e suksese në krijimtarinë e tij. Kjo është një përpjekje e madhe e poetit për brezat e ardhshëm… Mos u dëshpëro, por krijo si gjithnjë vepra, ushtroje mendjen, mprehe penën, se gjithçka në këtë jetë do të kristalizohet, pra edhe krijimtaria letrare.

Bisedën me Ty nuk po e shteroj me kaq.

Kujtoj se me rastin e nxjerrjes së veprës së parë “Puthje” nga “Rilindja”, 1974 e pata shkruar një shkrim që është botuar në gazetën e punëtorëve “Kombinati Kosova”. Nëse e ke ruajtur, me dëshirën time, mund t’ia shtosh këtij shkrimi. Kjo është kureshtia ime, sa për të parë, mos vallë të kam hy në hak si poet, o Adem shoqi…

Kujtojmë bisedën tonë të ngrohtë, në dysh: unë dhe ti, poet në qershor të vitit 2014, në shtëpinë time…

Me shpresë se do të takohemi edhe në ndonjë bisedë tjetër më të ngrohtë, po ta dërgoj këtë shkrim, dhe mundësisht sit ë tillë të shkruar me pikëpamjet e mia, përhape në mjete të reja të informimit. Sepse, gjuhën tonë e duam ta pastër e të bukur…

Qofsh faqebardhë! Vdekje filistinëve!...

Qofshin të nderuar nëpër shekuj të gjithë ata që me grykën e pushkës dhe me penën në dorë, me arsye të shëndoshë, luftojnë për komb e atdhe!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora