E enjte, 25.04.2024, 06:46 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Mergata shqiptare e viteve 1980 - 2000 ne Norvegji, jeta dhe integrimi

E merkure, 25.06.2008, 08:26 PM


Selim HasanajMERGATA SHQIPTARE E VITEVE 1980 - 2000 NË NORVEGJI, JETA DHE INTEGRIMI

Nga Selim Hasanaj

Ashtu sikur premtova në shkrimin e maparshem do bajë nji perpjekje modeste të shkruej pak per mergaten tonë në këtë shtet nordik  dhe si vazhdim i shkrimit të djeshem këtu do shkruej per mergaten shqiptare në Norvegji e cila u vendos këtu në periudhen e dy dekadave të fundit të shekullit të kaluem. Pra ishte kjo periudha kur në ish Jugosllavi pushtetin qendror dhe ate ekzekutiv të federates jugosllave e mori në dorë kasapi ma i tmershem i kohes moderne Sllobodan Millosheviqi. Jeta per shqiptarin në shtepitë dhe trojet e veta në Dardani ishte e vështirsueme dhe dita dites bahej e padurueshme. Kjo solli si rezultat që shumica në panik moren boten në sy dhe shumë nga ta erdhen në Norvegji.
Unë gjithmonë per kohen time njizetvjecare të jetes në këtë shtet  nga pervoja e kësaj jete kamë ba klasifikimin e mergates tonë këtu në disa kategori, por kryesishtë janë tri kategori per të cilat do flasë në shkrimet e mija.
KATEGORIA E PARË asht ajo e azilkerkuesve dhe refugjatve shqiptarë në Norvegji që në fillim të  viteve 1980 si pjesmarres direkt apo indirekt në PROTESTAT GJITHSHQIPTARE  të 1981 dhe të atyne që pasuen ma vonë kerkoheshin nga pushteti policor i ish Jugosllavisë dhe shumë nga ta edhe kishin ik nga proceset gjygjësore  në të cilat ishin denue në mungesë me muej e edhe vite të tana burg. Disa nga ta kishin dokumentacion per këtë dhe atyne organet shtetnore norvegjeze u jepshin azil politik. Por pjesa ma e madhe e tyne nuk kishin dokumenta dhe këta ishin njerzit që pushteti i organeve per strehim të azilkerkuesve dhe refugjatve në Norvegji që quhet UTLENDINGSDIREKTORATET  ose me shkurtesen UDI i diskriminojë , dhe këta edhe do jenë tema kryesore e shkrimeve të mija per mergaten tonë në Norvegji. Tingllon ashper fjala diskriminim dhe lexuesi do pyes si asht e mundun që nji shtet i pasun, i zhvilluem , nji shtet që ka hap dyert dhe pranon refugjat dhe njerëz me halle , ti diskriminojë ata! Jo  me të gjithë asht sjellë UDI-ja norvegjeze sikur me neve shqiptaret. Dhe per këtë pa asnji dyshim arsyet janë politike dhe kanë themelet tek miqësia e vjeter serbo-norvegjeze që nga koha e të ashtuquajtunes mbretni  e serbve-kroatve -sllovenve, por posaqërisht kjo miqësi u muros dhe forcue në Luften e Dytë Botnore kur disa dhjetra rob lufte nga hapsina e ish Jugosllavisë kishin arrijt të ikun nga kampet e nazizmit dhe ju kishin bashkangjitë aradhave partizane norvegjeze. Dhe kuptohet se nuk kanë kjen të gjithë zyrtaret norvegjez të mirëinformuem dhe të pajisun me njohuni per problemin SHQIPTARË në Gadishullin Ilirik , andaj atyne aspak nuk u ka ardhë mirë kur ka ardh shqiptari i ikun nga Dardania per ta shpetue jeten në Norvegji dhe kur ai si azilkerkues i ka paraqitë hallet dhe arsyet e azilkerkimit tek norvegjezi i cili ka disa miq  serb në Beograd, në Dubrovnik, në Split, në Zagreb, në Budvë, në Igallo, në Hercegnovi etj, etj. Norvegjezet këto vite në konglomeratin e quajtun Republika Federative Socialiste e Jugosllavisë kanë dijtë se të gjithë qytetaret e saj janë jugosllav pos serbve. Serbet kanë kjen populli mik i norvegjezve dhe ata janë quejt serber. Pra pos disa studjuesve njohunia e norvegjezve per perbamjen shumetnike në Gadishullin Ilirik ka kjen zero. Unë thjeshtë dyshojë se prapa kësajë mosnjohunie prap qendron  politika pro serbe dhe pro ruse e shtetit dhe popullit norvegjez. Andaj azilkerkuesit shqiptar të ardhun nga Dardania në këto vite aspak nuk janë pritë me respekt dhe nuk janë trajtue sikur , ta zamë tamilet, vjetnamezet, somalezet, perset etj etj. Dhe kjo ka ndikue që shumë nga azilkerkuesit shqiptarë janë ndje të perbuzun dhe janë thye shpirtnisht sa kur pas disa viteve jetë në qendra strehimi që këtu quhen AZILMUTTAK  kanë marrë qendrime në baza të nji paragrafi humanitar, shumë pak nga ta kanë kjen të zotet të infiltrohen në jeten e perditshme në ambientin norvegjez. Kanë mbet me vite njerz të perbuzun të kategorisë së dytë dhe janë detyrue të jetojnë me asistenca sociale. Kjo ka lanë pasoja edhe tek fëmijet e tyne dhe shumë rrallë ndonjani nga gjenerata e dytë ka arrijtë të shkollohet, të krijojë emn në rrethin ku jeton dhe të pavarsohet. Sot shoqnia norvegjeze ankohet në numrin e madhë të pensionistve të parakohshem ose pensonistve invalidor  shqiptarë këtu. Unë me plot pergjegjësi e tham publikisht se asht shteti dhe politika e shtetit norvegjez që mbanë fajin per këtë dhe po qe se kishte me pas drejtësi shumë nga azilkerkuesit shqiptarë të viteve 1980 - 2000 kanë bazë ta padisin shtetin per trajtim jo të barabart dhe jo të sinqertë të azilkerkuesve shqiptarë , fakt ky që ka sjell deri te ajo që shumica e azilkerkuesve shqiptarë janë ndje të perbuzun , të neglizhuem dhe kjo i ka shkatrrue ata shpirtnisht dhe moralisht sa që në fund mbas nji kohe teper të gjatë jete neper strehimore refugjatesh shumë nga ta janë smue dhe paaftësue  per jetë nji herë e pergjithmonë.
Do pershkruej disa nga rastet e diskriminimit dhe nji shembull tipik per këtë do e pershkruej nji perjetim timin personal.
Unë pasi u largova nga Suedia me 28 nandor 1990 ku nuk mu dha azili dhe unë nuk deshta të bajë ankesë sepse pikrisht atë ditë kur mue më erdhë pergjigjëja e parë negative në kerkesen e azilit në Suedi , po atë ditë pushteti suedez u kishte lëshue lejeqendrimet tre shqiptarve ( dy nga Peja dhe nji nga Klina) persona këta që ishin të mbyllun dhe mbanin burgun në kohëzgjatje nga 4-9 muej per hajni të ndryshme dhe plackitje. Unë i thash vetes se nuk paskam cka lypi në vendin ku aktivistet politik të nji shteti që kanë ngritë zanin per të drejta dhe barazi të popullit të vetë dhe pushteti e ndjek per ta burgos ( sikur ishte rasti im) po ju jipet negativi ndersa hajnat e plackitsit po e marrin qendrimin dhe pa u hamend kalova kufinin në Norvegji me shpresen se atje do trajtohem ma drejtë, por fatkeqësishtë u zhgenjeva keqas. Ishte rrugë e gjatë mbi 174 Km nga Kiruna ( qyteti ma verior i Suedisë) deri në Narvik të Norvegjisë. Huazova nji kombibus dhe nji mik imi nga Deqani që kishte patentshoferi norvegjez tregojë guxim dhe bujari dhe sado që e kishte të ndalueme të futet në Norvegji  ( kishte kjen atje ma parë si azilkerkues dhe kështu e ndalonte ligji) ai megjithate vendosi të më transportojë deri në Narvik. Ishte borë e madhe diku mbi dy metra. Bante ftofët dhe temperatura ishte diku minus 33 gradë. Rruga sado që ishte e hapun sepse këtu dimnit u kushtohet kujdes i madhë hapjes së rrugve , megjithate ishte teper e veshtirë vozitja. Bashkshortja ime perlahej me mue dhe thoshte se jamë que pesh me vdekë me krejtë familje në këta shkambinjë në veri të Evropes ( ajo ishte e mendimit të ankohem në vendimin e qeverisë suedeze dhe të mos largohem, por të pres), fëmijet herë qanin e herë vetem dnesëshin. Arrijtem shendosh dhe mirë dhe në qender të qytetit zbritem nga kombibusi unë dhe familja ime ndersa miku im që rrezikojë shumë per të më ndihmue iku me të shpejt mbrapa per në Suedi. Mora dy valigjet me placka që kisha dhe me Petritin ( djali im i madhë atbotë 8 vjec)perdore pasi me at pak suedishte që kisha mësue pyeta nji plak se ku asht policia u nisem drejt ndertesës së policisë. Bashkshortja ime ecte mbrapa me Shpresen ( vajzen time 5 vjec) dhe me Fan-Nolin bebe i 9 muajve në ngryk. Kur hymë mbrenda në stacionin policor aty na priti nji burr civil dhe tha të presim pak. Nuk kishim ku të ulemi dhe ndjeheshim teper të lodhun. Veq kësaj edhe ndjenim të ftoftë. Nuk vonojë dhe mbrend u fut edhe nji njeri i madhë me pak mjekerr. Ai vetem na shiqojë dhe iku shkallve per në katin e dytë. Disa minuta ma vonë ky njeri u këthye së bashku me nji tjeter që ishte poashtu i madhë, muskuloz dhe kishte sy të gjelbert me të cilet kur të shikjonte të dukej se po të hudhë shigjeta. Ai me mjekker i tha sygjelbertit ; mos harro kanë ardhë me nji kombibus të bardhë me tabela suedeze. Unë kuptova se do ta kem të veshtirë sepse të tregoja të verteten e transportit e rrezikoja mikun tim që më kishte ndihmue, por të trillojë per mënyren se si kamë ardhë tani ishte e pamundun sepse ai mjekrroshi na paska percjellë dhe i raportojë këtij tjetrit sygjelbertit. Vendosa të tregojë drejtë por jo se kush ishte ai që ka vozitë kombibusin, ama vendosa ti tregojë se asesi nuk dua ta tradhtojë dhe rrezikojë njeriun që më kishte ndihmue. Shpresoja se realiteti asht ma i miri dhe shpresoja se edhe vetë polici do e cmonë faktin se unë nuk due ta rrezikojë dikend që në fakt nuk ka ba asgje¨të keqe pos nji vepre humane që më ka ndihmue. U afrue drejt meje sygjelberti dhe pa fol fare më kapi per krahu. Eja , më urdhnojë në gjuhen e vetë. U nisa pas tij dhe ai nuk ma lëshonte krahun. Më futi në nji dhomë ku ishte nji tavolinë me dy karrika. Ai vet u ulë por mue nuk më lejojë të ulem. Kush je ti më tha. Unë kurr  ma parë nuk kisha ndegjue gjuhen norvegjeze , por  tash pash se kjo i ngjajka suedishtes dhe kuptova pyetjet e tij per personaliet e mija. Ju pergjigja dhe me veti kisha nji deshmi që ma parë kisha kjen azilkerkues në Suedi dhe i dhash edhe vendimin e qeverisë suedeze që më kishte refuzue. Pas shenimeve personale polici norvegjez fillojë të më pyet per arsyet pse kerkojë azil, pse nuk jamë nal në kufi të kerkojë por kamë ardhë në këte qytet?! Unë e luta të më sjell nji perkthyes sepse kisha probleme me gjuhen. Realisht unë as suedishten nuk e dija sa të mund të jap intervistë azili e jo ma norvegjishten që e ndegjoja per herë të parë. Flet bukur ti më tha ky, vetem vazhdo, por kur unë i thash se ndoshta asht ashtu dhe ai më kupton mue por unë nuk e kuptojë ate dhe nese nuk ka perkthyes të vijë këtu le ta thrret nji me telefon. Ai u ba nervoz dhe tue i ra tavolines me grusht më bertiti dhe tha se asht ai që vendos këtu e jo unë. Dhe vazhdojë: na keni lodhë ju shqiptaret, ju po doni ta shkatrroni Jugosllavinë, a dinë ti se ai asht nji shtet i njoftun, unë kam Zoranin dhe Sllagjanen atje në Kikindë ata janë miqet e mijë, a din ti se sa i bukur asht Dubrovniku. Tye do të këthej UDI-ja menjiherë dhe per të krye formalitetet formale po e perfundojë me tye . Dil jasht dhe thirre gruen tande ta pyes edhe ate me disa pyetje. Unë i thash mirë por grueja ime nuk njef asnji gjuhë pos shqipes dhe masi nuk ka perkthyes asht mirë të të ndihmojë. More dil jasht më bertiti dhe kapi per krahu bashkshorten time. Kësaj i lejojë të ulet sepse Fan-Noli kishte fjet në gjoksin e saj. Unë isha në koridor. Petriti e Shpresa kishin frikë dhe mu katrrisen per trupi. Dera e asaj dhome mbet e hapun dhe dëgjova kur ky polic RACIST DHE PROSERB ( me plot pergjegjësi po e quej kështu) i tha grues time si quhesh, kjo nuk pergjigjej sepse asgja nuk kuptonte, polici humbi durimin dhe me piskamë ju drejtue me pyetjen si quhesh: në gjermanisht, anglisht, frangjisht dhe italisht. Kjo nuk bëzante dhe polici i pisket prap dhe i thotë; a e shef unë flas disa gjuhë por nuk e dij këtë gjuhen e ndytë tanden ,albansk. Nuk mund durova ma tutje. I largova femijet nga trupi im dhe me vrap u futa në at dhomë torturash. Pa nji pa dy kapa ketë racist per fyti dhe me sa pata fuqi e shtyva drejt murit dhe ky humbi baraspeshen dhe tue u ngatrrue në karrike ra me kokë per muri. Unë i piskata me sa pata fuqi dhe i thash se e fliqet mund të jetë gjuha e tij dhe ajo e miqve të tij serb por kurr jo gjuha ime SHQIPE. Grueja ime u tmerue dhe u fut në mes dhe nuk më la ta qellojë. Fëmija kapen piskamë. U ndala mos ta qellojë hatri i grues time dhe fëmijve të mijë. Per qudi ai u qetsue dhe as që tentojë të reagojë. Nuk thirri as perforcime. U ulë dhe fillojë të qesh. Fliste dicka por unë tani i nervozuem kisha veshtirsi ta kuptojë. Ai ishte i qetë. Preku dicka në kompjuter dhe tha se ja vendimi i UDI-së erdh dhe unë duhet ta lëshojë Norvegjinë. Do të na sigurojë strehim derisa të gjanë lidhje aeroplani per në Beograd. Ato momente në koridor u fut nji njeri me moshë diku tridhjet vjeq. Kur ndegjojë se neve flasim shqip ai më pyeti se kush jamë dhe nga jamë. Ishte shqiptarë nga Resnja dhe quhej   Isa Hasani. Ky ishte fati jonë. Isaja kuptojë situaten dhe pasi foli dicka ashper me policin me vrap duel jasht dhe mue më tha mos të frigohem se ky do vijë pas pak prap . Nuk kalojë as pesmdhjet minuta dhe ai erdh me nji zonjë flokëgjatë e cila posa hyni mbrenda u drejtue drejtë grues time dhe fëmijve. I perqafojë të gjithë. Fëmijet i puthi, mua më tha të mos kem frik. Ju drejtue policit dhe ashper foli me te. Ai u skuq dhe kuptova se i tha se unë e kamë sulmue. Kjo grue ishte teper e aftë per të cilen menjiherë kuptova nga zoti Isa Hasani se ajo asht avokatja Bjørg Havorstad e cila do na ndihmojë. Kur pau polici se nuk mund ta realizojë planin e vetë racist e luti Isan të më perkthejë dhe më tha se quhet Eøyvind Johnsen dhe se asht shef i sektorit per të huej në policinë e Narvik-ut dhe se asht norvegjez andaj nuk do len gur pa levizë që unë dhe asnji shqiptarë mos të merr qendrim në Norvegji. Nuk keni cka lypni juve anmiqet e serbve këtu tha dhe iku. Avokatja Bjørg Havorstad me veturen e saj na dergojë në strehimoren e refugjatve ku na dhanë nji dhomë fjetje dhe atë  natë fjetem të gjith aty.
Paksa gjatë e pershkrova rastin tim, por që nga ajo ditë e deri sot  unë gjithmonë kamë probleme me organet e policisë norvegjeze. Vetem per nji fjalë goje ata më vijnë te dera. Dhe kështu sikur mue ka me qindra raste tjera të cilat me emen e mbiemen i dijë dhe me plotë pergjegjësi morale dhe njerzore e thamë se UDI-ja norvegjeze ka ndjek politikë diskriminuese me shqiptaret të cilet kanë pas bagazh arsyesh per të kerkue azil, me shqiptaret që kanë pas dinjitet dhe njohuni të nalta shkollore dhe intelektuale,Vec formave tjera provokuese diskriminim standard ka kjen ti mbaj ata me nga kater -pes vite neper strehimore dhe ti cmend  e në fund shumë ti largojë nga shteti dhe vetem disave tu lëshoj qendrime humanitare. Ndersa me shqiptaret analfabet, me genjeshtar, me hajna dhe kriminel në vitet 1980-2000 , politika shtetnore e norvegjisë ka kjen teper , teper e butë. Njerzit e tillë kanë marr qendrim humanitar pa asnji problem.Sipas perjetimeve personale dhe analizave të mija kjo ndodhi kryesisht me aktivistet kombëtarë të Dardanisë dhe trojeve tjera shqiptare pikrisht pse shumë nga ta ishin antarë të organizimeve të ndryshme politike, pjesmarres të demostratave etj, etj në Dardani, dhe norvegjezve nuk u vinte mirë per aktivitetin tonë kombëtarë sepse këta perpjekjet tona per liri kombëtare i merrnin si sulm kunder miqve të tyne serb. Nuk ishin në gjendje të kuptojnë se miqet e tyne ishin okupues të tokave tona. Neve u thonim se jemi shqiptarë e ata na thirrnin jugosllav. Këtu ata perkraheshin edhe nga anlfabetet dhe injorantet, hajnat dhe banditet shqipfolës që vetë veten e prezentonin si jugosllav, që mbanin pashaporta jugosllave dhe udhtonin me to nga dy tri herë në vit nepermes Beogradit per në Dardani.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora