Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Komuniteti Ortodoks për një Shqipëri Europiane

| E enjte, 03.07.2014, 06:24 PM |


KOMUNITETI ORTODOKS  ISHTE, ËSHTË DHE DO TE JETË PËR NJË SHQIPERI EVROPIANE

Nga:

Prof. Dr. Ilia TELO

Prof. Dr. Pirro Prifti

Prof. Dr. Robert Andoni

Roli i Komunitetit Ortodoks Shqiptar ne konsolidimin, përparimin  e shoqërisë  dhe harmoninë ndër fetare  ne vendin ton është i njohur nga të gjithë. Kohet e fundit  ka pasur kritika tendencioze  ne  disa emisione televizive, artikuj ne shtypin e përditshëm, materiale te botuara ne internet ne lidhje me Komunitetin Ortodoks ne Shqipëri dhe ne mënyrë te veçante kundër Kryepeshkopit te Shqipërisë, profesorit të nderuar Anastas Janullatos. Këto ne nxiten  përgatitjen e këtij  artikulli.

Pak histori

Ne shekullin e parë të te erës se re Monoteizmi ne Evropë u përfaqësua  nga feja krishtere dhe . Iliret (qe janë paraardhësit e shqiptareve)  ishin nga popujt e parë te gadishullit të Ballkanit, të cilët përqafuan këtë fe .

Gjatë shekujve të mesjetës  Krishterimi u be forma kryesore  e ideologjisë sunduese ne Evropë. Dhe sot numërohen mbi 1.7 miliardë te krishtere ne botë

Ndarja  përfundimtare e kishës krishtere  ne ortodoks  dhe katolikë  ne vitin 1054 , u realizua dhe ne territorin ku banonin shqiptarët . Pjesa me e madhe e të krishterëve , u benë ortodoks dhe pjesa tjetër katolikë

Pas  pushtimin Osman dhe me përhapjen e islamizmit, Krishterimi ne Shqipëri pësoi goditje te rendë, një pjesë e popullsisë  kaloi ne fenë islame, u dëmtuan  shume objektet e fesë

Ne librin e historianit të shquar amerikan Ferdinand Schevill theksohet  se ne vitin 1453  turqit e ardhur nga rrafshnalta e Azisë  morën Konstandinopojën dhe rëzuan Perandorinë Bizantine ... “ një vuajtje tjetër  ishte dhe fakti se popujt ballkanas  qenë të krishterë  dhe pushtuesit ishin fanatik te mësimeve te Muhametit “  “Pasi u mundën (te krishterët iu dha një mundësi  për tu bashkuar me fitimtarët, duke hequr dorë nga feja e tyre . Një pjesë e te Krishterëve   nuk e pranuan një gjë te tillë  dhe për pasojë ata u trajtuan  si një shkalle me e ulet e shoqërisë  nen emrin “raja”. Atyre nuk u lejohej: te mbanin armë,u  viheshin taksa se te konvertuarve ne mysliman dhe fëmijët e tyre merreshin si skllevër tek Sulltani

Ne keto kushte  siç theksohet dhe ne tekstin “Historia e Shqipërisë”-    pushtuesit turq  “krahas diskriminimit fetar  përdoren dhe politikën  e diskriminimit ne lëmin fiskal” .  Një pjesë  e popullsisë kristiane  për te mbrojtur fenë e saj, u detyrua  te emigronte ne vende të tjera .Numri i te emigruarve llogaritet të këtë arritur ne rreth 200 mijë veta – gati ¼ e popullsisë se vendit

Ne shekullin e XVII islamizimi përbente me pakë  se gjysmën e popullsisë, ndërsa ne shekujt XVIII-XIX  ishte islamizuar rreth 2/3 te popullsisë shqiptare  Një pjesë e madhe e shqiptareve te myslimanizuar  mbeten krishterë te fshehur pasi ata zbatonin ne mënyrë te fshehte  ritet e krishterimit

Është shume i rëndësishëm fakti se shqiptaret me gjithë se u benë me dy fe, ndryshe nga disa vende te tjera, nuk patën konflikte dhe përçarje.. Ka pasur dhe ka martesa ku bashkëshortet kane fe te ndryshme, festat,  gëzimet dhe hidhërimet  shqiptaret e te dy feve i kane kaluar bashkërisht dhe kjo beri qe te  krijohet dhe te konsolidohet shteti shqiptar. Kjo është një arritje e mrekullueshme  e cila  u përkrah nga rilindësit shqiptarë te të dy feve (myslimaneve dhe krishterëve). Kjo harmoni ka vepruar si kohen e sundimit të Perandorisë Osmane, pas pavarësisë kombëtare, ne kohen  e regjimit te kaluar totalitar dhe sigurisht dhe pas fitores se demokracisë . Nuk ka force në bote qe te prishi këtë harmoni fetare te Shqiptareve

Ne vitin 1967 regjimi komunist ne Shqipëri ne mënyrë absurde  ndaloi besimin fetar. Shkatërroi dhe  shtetëzoje pronat e komuniteteve fetare, kjo me qellim qe të përgatitet “njeriu i ri ateist”, gjë qe ndikojë negativisht ne moralin  e njeriut. Një veprim i tillë nuk ka ndodhur ne asnjë vend të botës?!

Kontributi i komunitetit  Ortodoks ne pavarësinë e Shqipërisë dhe konsolidimin e shtetit

Për identitetin kombëtar, krijimin e shtetit shqiptar dhe konsolidimin e tij  kanë dhënë kontribut te rëndësishëm shume personalitete të shquara. Një pjesë e madhe e këtyre personaliteteve janë  të komunitetit Ortodoks. Po përmendim vetëm disa prej tyre

Heroi kombëtar i Shqipërisë siç dihet është Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ne bazë te Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botuar  vitet e fundit, Skënderbeu konsiderohet si strateg, burrë shteti, udhëhoqi luftën për liri dhe pavarësi kundër pushtimin osman për bashkimin politik shtetëror të popullit shqiptar

Skënderbeu është  figurë e shquar  e Shekullit te XV edhe  ne plan ndërkombëtar. Lufta e tij u përkrah nga shume vende te Evropës se ai  mbrojti krishterimin ne këtë kontinent. Për këtë figure janë shkruar shume libra, artikuj, dhe janë bere filma etj. Ne disa  vende  te Evropës janë monumentet  (Itali, Hungari, Francë, etj). Skënderbeu është nga të parët burra  shqiptar i cili luftoi për evropianizimin e Shqipërisë

Ne shpalljen e pavarësisë dhe ne qeverinë Ismail Qemalit.  Ne shpalljen e pavarësisë kombëtare, krahas patrioteve te shquar mysliman morën pjesë dhe shume përfaqësues te komuniteteve kristjanë  nga te gjithë krahinat e vendit. Ne qeverinë  e kryesuar nga Ismail Qemali ku bënin pjesë 10 ministra, pesë prej tyre ishin te komuniteteve kristjanë prej të cilëve 3 ishin ortodoks dhe konkretisht:  Petro Poga, , Pandeli Çale dhe Lef Noci

Kongresi i Manastirit. Ne këtë Kongres u miratua alfabeti i gjuhës shqipe. Komisioni  i alfabetit te shqipes kishte  kryetar Gjergj Fishtën dhe   përbehej nga  11 anëtarë, 7 prej te cilëve ishin krishterë  nga të cilët 4 ishin te komunitetit Ortodoks dhe konkretisht , Sotir Peçi,  Dhimitër Buda,  Gjergj Qirjazi dhe Grigor Cilka

ASDRENI  (Aleks Stavre Drenova). Eshtë veprimtar i shquar i Kolonisë Shqiptare  ne Bukuresht, është autor i himnit të Flamurit. Ka dhëne një kontribut të rëndësishëm  për forcimin e ndjenjës Kombëtare ne prag te shpalljes se pavarësisë.

Shkolla e parë shqipe e Korçës (7 Mars 1887). Kjo  fillimisht ishte një shkollë fillore  me fizionomi të plotë kombëtare  e laike, ku te gjitha mësimet jepeshin ne gjuhen shqipe

Kjo shkollë u hap ne kushtet e pushtimit Osman  me nismën e një grupi rilindësish . Drejtuesit e kësaj shkolle ishin  veprimtarë të shquar te arsimit kombëtar  si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi,  Naum Naçi, Thoma Avrami, Thanas Sina etj (te gjithë këta krishterë ortodoks). Shumica e nxënësve te kësaj shkolle,  u  benë veprimtarë te lëvizjes për çlirimin kombëtar te Shqipërisë. Siç dihet dita qe hap kjo shkolle  u shpall “Dita e mësuesit” .Shkolla shqipe e vashave ne Korçë (1891). ishte  shkollë fillore me fizionomi të plotë kombëtare  e laike, ku të gjitha mësime jepeshin ne gjuhen shqipe. Kjo shkollë u drejtua dhe u administrua  nga veprimtarë të shquar si  Gjerasim, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi

FAN NOLI  (1882-1965)   Burrë shteti, atdhetar, demokrat,, kleriku i lartë, përkthyes, publicist, dijetar, historian e muzikolog

Ne Luftën Nacional Çlirimtare, pas Çlirimit dhe  ne ditët e sotme.  Komunitetet krishtere , krahas komunitetit mysliman kanë marrë pjesë aktivisht ne Luftën Nacional-Çlirimtare  qe është një periudhë e lavdishme ne historinë e popullit tone. Pas çlirimit kane drejtuar sektorë te rëndësishëm te ekonomisë se vendit dhe pas vitit 1990 kane marrë pjesë aktivisht ne proceset demokratike. Ne qeverinë aktuale te Partisë socialiste  pothuajse gjysma e  ministrave  janë te komuniteteve kristiane

Censusi i popullsisë dhe i banesave  i vitit 2011 ka nxjerre te dhëna  jo te sakta mbi përbërjen e popullsisë sipas besimit fetar

Ne periudhën e pasçlirimit  ne regjistrime e popullsisë nuk janë kërkuar të dhëna ne lidhje  me  përkatësisë fetare të popullsisë. Nisur nga kjo  janë bere  përllogaritje  duke patur për bazë  regjistrimet qe ishin bërë para çlirimit  Ne librin e demografit të shquar Prof. Fiqri Sheri “Popullsia e Botës” jepen këto të dhëna mbi përbërjen e popullsisë (ne përqindje) sipas besimit fetar (Këto të dhëna janë pranuar dhe nga drejtuesit e shtetit )

1. Mysliman             65 %

2. Ortodoks             23 %

3  Katolik                 12 %”

Gjithsej               100 %

 

Ne  vitin 2011 ne vendin tonë është bere regjistrimi i popullsisë dhe i banesave me një kosto shumë me të lartë, krahasuar me regjistrime të mëparshme ku janë kërkuar të dhëna dhe ne lidhje me përkatësinë fetare

Ja dhe të dhënat përmbledhëse ne shkalle vendi te botuara nga INSTAT

Përkatesia fetare e popullsise

 

Emertimi

Numri i popullsisë

Pesha specifike %

Mysliman

1587608

56.7

Bektashinj

58628

2.09

Katolikë

280921

10.03

Ortodoks

188992

6.75

Ungjillorë

3797

0.14

Te tjerë te krishtere

1919

0.07

Besimtare te pa cilesuar

153630

5.49

Ateist

69995

2.50

Tjetër

602

0.02

Preferojnë të mos pergjigjen

386024

13.79

Pavlefshme

68022

1.43

 

Duke analizuar rezultatet e censusit dhe duke bërë krahasimin me të dhënat e pranuara para censusit vihet re:

1.   Zvoglimi i popullsise  te krishtere. Nga rreth 35% ne rreth 17%

2.   Pesha specifike  shume e ulet e bektashive ne 2,09% ( ne një kohë qe ne të kaluaran, bektashinjte nuk jane redhistruar me vete)

3.   Ne menyre te veçante ka një ulje të madhe ne peshen specifike te popullsisë ortodokse. Perqindja e llogariur aktualisht eshte me pakë se 1/3 krahasuar me perqindjen  e pranuar para censusit te 2011?!

Me qellim qe këto fekte  të jenë te krahasuara  ne tabelën qe vijon kemi paraqitur strukturën e popullsisë ne perqindje  sipas besimit fetar para vitit 1990 dhe  sipas regjistrimit te vitit 2011 (Se ne regjistrimin e vitit 2011 nga  2800138  banorë te regjistruar vetem 2101865 deklarojnë se jane besimtarë (te tjere  jane ateist , besimtarë te pacilesuar ose preferojnë të mos I pergjigjen pyetjes se besimit fetar)

Të dhenat ne perqindje po i paraqesim ne tabelën qe vijon:

 

Perberja e pppullsisë sipas besimit fetar ( ne %)

 

Emertimi

Vleresimi para vitit 1990

Regjistrimi I 2011

Mysliman

65

77.37

Ortodoks

23

8.99

Katolikë

12

13.37

Bësime te tjera

-

0.27

Gjithsej

100

100

 

Të dhenat e mësiperme , paraqiten ne grafikun qe vijon:

 

 

Tabela dhe grafiku tregojnë se  ne regjistrimin e fundit të popullsisë është rritur pasha specifike e popullsisë te besimit  mysliman dhe u zvoglua  ajo e besimit ortodoks, gje  qe nuk është e saktë. Kjo situate është shqetësuese për faktet qe u përmendën me siper

Mos ndoshta personat  qe nuk preferojne të përgjigjen  apo besimtarë të pacilesuar jane të besimit ortodoks?!. Këtyre pytjeve duhet tu jape përgjigje vetem Instituti I Statistikës.

Nisur nga kjo pasaktesi, kisha ortodokse  një muajin,pas botimit te ketyre të dhënave beri një pjetesor ku  janë anketuar 7118 përsona (ku shenohet emri dhe mbiemri, adresa etj)

Rezultatet e anketimit po i paraqesim ne vijim

2469 përsona  ose 34.68% deklaruan se u vizituan dhe u pyeten për perkatesine fetare

4643  përsona ose 65.23 %  nuk u vizituan fare nga regjistruesi, ose u vizituan dhe nuk u pyeten per pekatesine fetare

56 persona  deklaruan se regjistruesi i ka shënuar pergjigjen me laps  ne një fletore tjeter

11 persona te tjerë deklaruan se regjistruesi nuk deshte te shenonte besimin fetar , ose e shenuan  ate pas shume kembenguljeje

Burimi Keto rezultate te anketimit jane marrë nga gazeta “  Ngjallja”  te muajit Dhjetor 2012

Faktet qe përmendem tregojne se disa të dhena mbi përberjen e popullsisë sipas besimit fetar (sidomos për komunitetin ortodoks nuk janë të sakta

Ahere na lind pyetja  si është e mundur qe ky komunitet  kaq i vogel 6,75 % ka nxjerre ne vite dhe aktualishtaq shumë figura të shquara  net ë gjitha e jetës?!|

 

-Pas vitit 1990  është bere një punë e jashtëzakonshme per ringjalljen e oretodoksisë ne Shqipëri

 

Patriarkana Ekumenike e  Stambollit  e cila i kishte dhene autoqefalinë Kishës se Shqipërisë ne vitin 1937, pas vitit 1990 dergoi ne vendin ton  Prof. Dr.  Anastasini cili u emerua Kryepeshkop i Tiranës, Durresit, Elbasanit dhe i gjithë Shqipërise.

-     Kjo u miratua nga presidenti dhe organet e tjera shtetërore.

-     Ne vitet ne vijim u formua Sinodi i Shenjte  me vone u mblodh Asambleja e veçante kleriko-laike  e perbere nga 257 përfaqesues  ku u miratua Statuti

-     Ne vitin 2008 u neneshkrua sipas Kushtetutës  Marreveshja  midis Kishes Autoqefale Ortodokse te Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave  dhe kjo u kthye ne Ligj nga Parlamenti ,

Pas vitt 1990  me vendosjen e pluralizmit dhe te demokracise si ne te gjithe fushat e jetës, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë  qe ishte shperbere  krejtesisht nga përsekutimi 23 vjeçar,  u ringrit  tëresisht dhe u zhvillua ne  të gjitha fushat.

Për të argumentuar kete le te perdorim gjuhen e shifrave, pasi ajo është gjuha me bindesie dhe me e saktë.

Po përmendim disa nga arritjet gjate ketyre viteve:

-U rioirganizuan rreth 460 enori ortodokse

-Janë ndertuar 150 kisha te reja dhe jane riparuar mbi 160 te tjera

-Jane ngritur , blere dhe rikonstruktuar  me shume se 70 godina  per kopshte, shkolla, qendra rinore, qendra shendetesore, punishte mensa etj

-Me kujdesin e Kryepeshkopit  u arësimua një brez i ri klerikësh  nënështetas shqiptar . Sot sherbejnë 150 klerikë (te të gjithë gradave) me aresim te lartë

- U krijuan dhe funksionojnë  me shume se 50 qendra rinore

-Ne fushen e arsimit  funksionon Akademia Teologjike  “Ngjallja e Krishtit”, 17 kopshte,  jane ngritur dhe funksionojne shumë shkolla te cikleve te ndryshme  dhe ka 4 vjet qe fuznksionon Shkolla e larte Private “LOGOS”

-Ne fushen e shendetesisë  funksionon qendra Mjekesore diagnostike  ne Tiranë me 23 specialitete , ka disa vjet qe funksionin qendra Okulistike dhe Otorino –laringologjike , jane ngritur  qendra te kujdesit paresor ne disa qytete te vendit

-Jane botuar me dhjetra libra teologjikë. Kisha ka shtypshkronjes e saj  dhe boton gazeten dhe revista te ndryshme.

-Kisha merr pjesë ne te gjitha veprimtaritë e kishave ortodokse ne mbarë botën. Eshte anetare e e Konferencës Europiane te kishave , anetare e  Këshillit Boteror të kishave  (Kryepeshkiopi Anastas është një nga tete presidentet e tij), është gjithashtu President nderi  i organizatës me të madhe nderfetare “FETE PËR PAQEN”

Kjo liste e veprimtarive është shumë e gjatë, por ne kete shkrim po e leme me kaq

Me 1 qershor te ketij viti ne qender te Tiranës  u be shenjterimi i katedrales  Ortodokse NGJALLJA E KRISHTIT qe eshtë një nga dhuratat me me vlere te Kryepeshkopit Anastas per Shqipërine dhe sidomos për Komunitetin Ortodoks, Kjo është ngjarja me e madhe e ordodoksise  qe nga periudha e perhapjes se Krishterimit ne keto troje. Ne kete feste  erdhen drejtuesit  e kishave ortodokse nga te gjitha vendet e botës me ne krye Tëreshenjetrinë e Tij VARTHOLOMEU I PARE, kleriket nga te gjithe vendet

Ne mënyrë paradoksale dhe absurde siç theksuam më parë disa media te shkruar dhe televizive, disa pseudo analist  janë përpjekur me forma te ndryshme te hedhin baltë dhe te mohojnë punën e madhe qe është bere  ne vendin tonë për ringjalljen e kishës ortodokse. Po e argumentojmë këtë  me disa fakte:

1. Perse një televizon privat nuk merr ne interviste Patriarkun e Stambollin apo te një shteti tjetër dhe merr atë te Serbisë?!. Sigurisht për te krijuar konfuzion

2. Një analist  thotë se ne kishën Tiranës mesha jepet greqisht. Ne i themi këtij dhe te tjerëve qe mendojnë kështu : Mund të vini ne kishe se atje nuk kërkohet karta e identitetit, por hyrja është e lirë dhe do bindeni se mesha jepet shqip. Kryepeshkopi meshon jo me shume se 20% të kohës dhe ajo është ne gjuhen shqipe. Ne rast se mban biseda te veçanta  ato gjithë një përkthehen ne shqip

3. Një pseudo analist tjetër tha se Kryepeshkopi i ka vene katedrales emrin e vete.  Kur u pagëzua Kryepeshkopi, nuni i  ka vene emrin  Anastas qe ne shqip do te thotë Ngjallja. Pra ai ka marre emrin e ngjalljes se Krishtit  dhe ne bote ka mijëra kisha qe kane emrin NGJALLJA E KRISHTIT dhe kjo nuk ka lidhje fare me  emrin e kryepeshkopin tone

4. Një analist tjetër tha se pse nuk behet xhamia e Tiranës. Kryepeshkopi nuk ka fare lidhje dhe përgjegjësi për këtë.

5.. Një tjetër analist  thotë qe Anastasi te largohet dhe ne vend te tij te caktohet Nikoll Marku nga Elbasani. Te dashur lexues duhet te kuptojmë  i ashtuquajturi prifti i Elbasanit nuk e njihet nga ortodoksia jone dhe asnjë ortodoksi ne bote. Mos kërkojnë këta “analistë” qe dhe ortodoksinë tone te mos e njoh bota, të izolohemi si ne regjimin e kaluar?!.

6. Shpesh here analiste te ndryshëm dashakeq  thonë se ku i gjene paratë Kryepeshkopi. Ju qe kini dyshime te tilla po Ju sigurojmë se ai nuk i siguron paratë me korrupsion. Ai ka një autoritet ndërkombëtar te padiskutueshëm dhe si rezultat biznesmen, njerëz te thjeshte kane ndihmuar  dhe do ta ndihmojnë  financiarisht kishën ortodokse te Shqipërisë.

7. Ne disa organe shtypi të shkruar thuhet se Anastasi është agjent i spiunazhit te Greqisë për aneksimin e Vorio-Epirit. Këto janë përralla me mbret dhe imagjinata te njerëzve dashakeq. Ata qe thonë kështu le ta argumentojnë me fakte dhe atehere ky person do te jete i padëshiruar dhe duhet te largohet nga vendi ynë.

Kryepeshkopi i Shqipërisë ka ndihmuar emigrantet shqiptar, pasi kur Greqia  fillojë te zbatonte operacionin “Fshesa”, takojë kryeministrin e atyre viteve Kostas Simiti dhe u ndalua ky operacion, ai u ka dhëne kosovareve  ndihma te madha financiare, ka hapur mensa për te varfrit e te gjitha feve  etj

Populli ynë e ka vlerësuar figurin dhe punen e jashtëzakonshme te Kryepeshkopit Anastas. Jo me kot Tirane dhe Korça  i kanë dhënë titullin Qytetar Nderi  dhe presidenti i Republikës e ka dekoruar me Urdhërin e Skendërbeut

Konkluzioni i kësaj analizë është: Ta lemë të qetë  dhe te mbështesim këtë misionar të Krishterimit  i cili siç ka punuar  me përkushtim  ne Afrike (Kenia etj)  te vazhdoje  punën e mrekullueshme për te mirën e ortodoksisë ne vendin tonë dhe ne te gjithë boten.