E enjte, 25.04.2024, 03:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Në kujtim të Bardhyl Ajetit

E merkure, 02.07.2014, 07:30 PM


NË KUJTIM TË BARDHYL AJETIT

Nga Agim Gashi

Sot u bënë nëntë vite, kur vdiq gazetari dhe kolumnisti i gazetës “Bota sot”, Bardhyl Ajeti. Pas plagëve të marra më 3 qershor 2005, ku ishte qëlluar nga një veturë në lëvizje nga dora e zezë gjakatare e krimit. Bardhyl Ajeti ishte duke shkuar nga Prishtina në Gjilan, kur u sulmua papritur, prapa shpinës, në fshatin Bresalc me disa plumba shurdhues që dolën nga një Mercedes me xhama të zi. Ai ishte i përcjellur nga dora e zezë kriminale që vriste pa ndal në trojet tona.

Vrasja e gazetarëve ishte drejtëpërdrejtë ngulfatja e së vërtetës shqiptare që ndodhte në trojet tona.

Ata plumba që goditën trupin e tij, nuk i shkaktuan plagë vetëm trupit të Bardhyl Ajetit, të cilat pas disa jave ia morën jetën, por ishin plagë në trupin e atdheut, plagë në trupin e kombit dhe plagë në trupin e ardhmërisë. Çdo ditë vritej nga një copë atëdhe, çdo ditë vidhej nga një copë Shqipëri dhe çdo ditë vritej liria jonë.

I lindur më 1977, Bardhyl Ajeti ky djalosh 28 vjeçar e që ishte në kulmin e energjive pozitive të prodhimtarisë intelektuale, ekzekutohet nga dora e ndytë e cila ekzekutonte gra, fëmijë, burra e pleq.

U vra sepse Bardhyli ishte në mbrojtje të së vërtetës, në mbrojtje të pavarsisë e lirisë e cila u fitu me gjakun shqiptar.

Atentatin në Bardhyl Ajetin e ndjeu mbarë atdheu e mbarë kombi që jetonte dhe po jeton me ankthin e pandalshëm për ardhmëri.

Edhe unë këtë atentat e ndjeva me dhimbje të madhe andaj Elegjinë „Kur vritet gazetari“ ia kushtova Bardhylit dhe atyre që  u vranë nga dora kriminale, dorë e cila ska asnjë dallim nga terrorizmi serb dhe ai islmik që po ekzekutojnë barbarisht njerzit e pafajshëm.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Bardhyl Ajetin!

25.06.14 Düren

___________ 

 

KUR VRITET GAZETARI VRITET DHE LIRIA

 

Nga AGIM GASHI

 

Kur vritet gazetari

Vritet dhe liria,

Qajnë shkronjat e Dhaskal Todhrit

Qajnë edhe fëmija.

 

Kur vritet gazetari

Nga arma e krimit,

Ndjen dhëmbje Karadaku

Dhe Rrafshi i Dukagjinit.

 

Kur vritet gazetari

Me grykën e pushkës,

Mbi qiellin e Kosovës

Ofashama e Ali Ukës.

 

Kur vritet gazetari

Nga arma e ulokut,

Mbi bjeshkët e Kosovës

Hija e Enver Malokut.

 

Kur vritet gazetari

Në midis t´Kosovës,

Dridhet Vicianumi

I Shefki Popovës.

 

Kur vritët gazetari

Nën hijen e natës,

Në varr ngrinë kujtimet

E Xhemail Mustafës.

 

Kur vritet gazetari

Ndalet rruga e fatit,

Qahet n´tkatër anët

Drenica e Bekim Kastratit.

 

Shko Bardhyl Ajeti

Prehu në qetësi,

Tek shokët e penës

Që ratë për liri.

 

29 qershor 2005

Düren



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora