E merkure, 24.04.2024, 11:53 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Pushuesit braktisin Velipojen, bien prenotimet sezonale

E marte, 24.06.2008, 10:48 PM


Velipoje
Nga Koha Jone

Pushuesit duket se vit pas viti po e braktisin plazhin e Velipojes. Mungesa e investimeve dhe kushtet qe lene per te deshiruar, jane shkaqet qe per kete sezon veror, prenotimet ne kabina apo banesa me qira e hotele jane te pjesshme. Ndersa hotelet jane te mbushura me familjare, qe gezojne nje gjendje financiare te mire, nje nga kater kabinat e Velipojes ende nuk eshte zene, megjithese po perfundon muaji qershor dhe cilesohet si piku i prenotimeve 15-ditore. Ajo qe bie me teper ne sy eshte fakti se, kete vit hasen pushues ditore me shume se ata sezonale. Nje tjeter faktor qe ndikon ne kete situate mbeten edhe cmimet e larta, papastertite dhe mosperfundimi i rruges, kurse pushuesit pjesa me e madhe jane nga Qarku i Shkodres. Pronaret e hoteleve tregojne se, ne krahasim me vitin e kaluar, fluksi ka ardhur ne renie dhe turistet jane me te paket. Kete vit, drejtuesit vendore ne Velipoje kane llogaritur te presin te pakten 60 mije pushues, ndersa eshte shtuar numri i hoteleve dhe banesave qe leshohen me qira. Megjithese pritej nje fluks me i madh nga viti i kaluar, duket se shifrat do te jene ndryshe. Per momentin jane te zena te gjitha dhomat e mbi 12 hoteleve te medhenj te zones dhe te gjitha dhomat e godinave 2-3 kate buze detit, deri ne largesi 150 metra. Kurse ne brendesi te fshatit turistik ranor dhe lagunor, vetem 24 km larg Shkodres, edhe ne ndertimet e reja te ketij sezoni, ka plot dhoma te pazena dhe kjo nuk kishte ndodhur prej 10 vitesh te shfrytezimit te madh te ketij plazhi ne veri te vendit, qe zakonisht qershori e gjente te mbipopulluar. Nje nga faktoret e mos prenontimit te Velipojes ka qene dhe shkaterrimi i segmentit rrugor Shkoder-Velipoje, i cili ka nxjerre jashte “lojes” se turizmit mbi 5 mije familje te Qarkut te Shkodres dhe kryesisht te qytetit te madh dhe rrethinave qe kane vendosur te jene ditore ne kete plazh me makinat e tyre. Nje tjeter fakt negativ, qe ndikon ne renien e fluksit, eshte edhe aplikimi i prenotimeve 15-ditore, nderkohe qe pjesa me e madhe e pushuesve kerkojne pushime njejavore, kurse cmimet jane te kripura. Po t’i shtosh kesaj edhe mos uljen e cmimeve, atehere 15-20 mije pushues te munguar ne nje nga 15-diteshat me te rendesishem, ai i muajit korrik, duhet thene se “suksesi” i investuesve dhe hoteliereve te Velipojes nuk ka qene i njejte si ne vitin qe shkoi. Po keshtu, mund te thuhet se edhe turistet kosovare muajin e pare te sezonit veror, nuk kane qene ne ato shifra qe mendohej, por me pak nga viti 2007. Ne prononcimet e dhena, pushuesit kane ngritur lart vlerat e Velipojes, por jane ankuar per kushtet e pastertise ne kete plazh te lakmuar nga te gjithe. Shume prej tyre kritikojne papastertite. Ardit Bushati shprehet se kushtet lene per te deshiruar. “Ne jemi nje grup shokesh qe vijme per cdo te diel dhe te shtune deri me 1 gusht. Jemi te rinj dhe na pelqen, por ta shpif papastertia ketu, edhe pse qendrojme ne plazhe private”, shprehet Arditi. Cdokush paguan deri ne 5 mije leke per te kaluar disa ore ne buze te detit, por, sipas pushuesve, askush nuk kujdeset per kete gje. Sipas tyre, njerezit qe kane plazhet private me shume kujdesen per parate qe duhet te mbledhin dhe klientelen sesa per te pastruar mbeturinat e ndryshme qe gjenden gjithandej neper rere.

“Shpresoj te fitoj me tregtine”

Drita Zhega eshte rreth te 45-ve dhe jeton ne Velipoje, ndersa ka zgjedhur tregtine per kete sezon ne plazh, per te siguruar te ardhura. “Kam kohe qe jetoj ne Velipoje. Une vete jam nga Shllaku dhe jetesa ketu eshte nje mrekulli per mua dhe femijet e mi. Punoj gjate te gjithe sezonit te Veres. Tani shes kinkalerira dhe gjera te vogla, kurse pas nje muaji nisin misrat dhe atehere fitimi eshte goxha i mire. Sivjet kushtet duken shume me te mira, kurse plazhi ne fakt ka nisur me heret se zakonisht dhe do perpiqem te fitoj sa me shume me kete tregti, pasi nuk kemi menyra te tjera per te mbijetuar. Mund te behet edhe me shume per Velipojen”, thote ajo.

“Gjen plazhe me te lira jashte vendit”

Pjerin Kola eshte nga Shkodra, por prej dhjete vitesh ka emigruar ne Gjermani, ku dhe eshte martuar. I riu preferon me teper Velipojen si pushues, se plazhet e tjera. “Ne, shkodranet, as qe duhet te na pyesesh per Velipojen. Qe kur kam lindur, kaloj pushimet ketu, megjithese kam tash dhjete vite qe jetoj ne Gjermani. Kam gruan gjermane dhe ketu kalojme te gjithe veren se bashku. Qendrojme deri ne muajin gusht. Natyrisht qe cmimet kete vit jane pak me te kripura. Mund te gjesh plazhe me te bukura dhe me me pak para kudo neper bote. Megjithate, une them se reren dhe ujin e Velipojes nuk e gjen askund. Kete mendim ka dhe nusja ime, qe eshte gjermane, por eshte bukur t’i kalosh ketu pushimet verore”, thote Pjerini.

“Duhet te kete me shume argetim”

Gertruda ka udhetuar nga Shkodra per te shijuar reren e Velipojes se bashku me familjen. Gruaja 35-vjecare mendon se ne kete plazh ia vlen te pushohet, por terheq vemendjen per kushtet dhe mungesen e kendeve te lojerave. “Qe kur jam martuar, vijme ne vere ketu ne Velipoje. Eshte mire dhe ka nje bukuri me shume se natyrore. Per femijet eshte nje mrekulli. Vajza jone nuk i ndjen me kembet dhe i pelqen te levize gjithandej. Vecse theksoj se mungon argetimi dhe per kete duhet investuar me teper me kende lojerash nga me te ndryshmet, apo edhe jeta e nates. Ketu ne 11:00 ose maksimumi ne 12:00, gjithcka mbyllet. Do te doja me shume te argetohesha naten”, thote Gertruda.

“Me pensionin s’perballoj cerekun e qirase”

Martin Preka i ka kaluar te 60-at, por nuk mund t’i rezistoje dot mrekullise se Velipojes. Se bashku me djemte e sapo kthyer nga Amerika, shkodrani eshte vendosur ne nje prej zonave me te lakmuara. “Une jam plak dhe me kenaq ajri dhe deti. Kemi ardhur me heret kete vit, pasi djemte u kthyen me pare se zakonisht nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Per mua, cmimet s’kane ku te vene me shtrenjte nga c’jane. Lere mos na pyet per keto cmime. Me pensionin tim te nje muaji nuk paguhet as nje e treta e qirase te 15-diteshit, pa le te tjerat qe nuk i perballojme dot. Nuk mund te pish as ujin, se eshte i rende dhe duhet ta blesh me bidona. Nuk ke cfare te besh tjeter, ndryshe mbetesh fare pa plazh e pushime verore”, shprehet ai.

“Te mos na heqin dritat”

Tahir Sokoli eshte tregtar dhe zoteron nje dyqan ne Velipoje. “Plazhi ne fakt ende nuk ka nisur ashtu si duhet. Megjithate me keqardhje duhet te them se cmimet rriten nga dita ne dite. Jam ne te njejtin dyqan dhe shoh ndryshimet, ndersa fitimi yne duket se do te jete me shume kete vit. Por me vjen mire te them se kushtet jane duke ndryshuar perdite e me mire. Njerezit kane shume me teper pajisje ne dhomat qe leshohen me qira dhe kam pare qe kane ardhur furnizime te reja. Dritat deri tani nuk kane qene problem, ndersa vitet e tjera ishte nje tmerr i vertete. Ne plazh dhe nje gjysme ore te nderpritet energjia, te prishet shume pune dhe ka probleme nga me te ndryshmet”, ankohet Sokoli.

“Nuk ka as WC per pushuesit ditore”

Altini qendron i ulur ne nje tavoline lokali afer plazhit te Velipojes dhe eshte pushues i perditshem. I riu 27-vjecar kritikon kushtet dhe cilesine per kete vit.

“Zakonisht ne fundjave me pelqen te vij ne Velipoje, por paradite nuk dal fare ne plazh. Vetem pasdite disi dhe vetem po te jete uji i paster. Kam shume bezdi ujin e papaster. Per njerezit qe vijne me pushime ditore nuk ka banja dhe kryejne nevojat personale ne det. Ky eshte nje tmerr me vete. Komuna ketu duhet te mendoje dhe per kete dukuri, pasi neglizhenca mund te sjelle ndonje epidemi te pushuesit dhe pasojat te jete te renda. Mendoj se cilesia duhet te rritet me teper dhe te investohet”, thote ai.

“Grindem me prinderit per Velipojen”

Eraldi nuk i ka mbushur ende te 15-at dhe per here te pare viziton Velipojen se bashku me shoket e tij te klases. “Une jam i ri dhe kete vit per here te pare kam mundur te vij me shoket e mi per te kaluar nje dite ne plazh. Me pelqen shume Velipoja, rera dhe uji. Madje, grindem perhere me prinderit e mi, sepse ata duan te shkojne ne Vlore dhe Sarande. Por, mua me pelqen ketu. Ketu me shoke e shoqe kalohet shkelqyeshem. As qe duam t’ia dime nese uji eshte i paster apo i papaster, ka apo nuk ka drita dhe uje. Velipoja per ne eshte nje mrekulli me vete dhe me pelqen te vij me shpesh ketu, ndersa duhet te kete me teper kende lojerash dhe per ne”, thote vogelushi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Pushime në Durrës, destinacioni turistik më pak i kushtueshëm Kamerat e RAI-t, në bregdetin shqiptar për zbulimin e mrekullisë turistike të Evropës Reportazh nga Pogradeci Për herë të parë muzikë dhe këngë popullore shqiptare, në “Kenedy Center” Washington DC Skëndërbeu, ka "shkruar" në Krujë simfoninë e pavdekshme të lirisë si mbrojtësi i qytetërimit europian Këze (Kozeta) Zylo: Promovimi i krijimtarisë së poetit Adnan Mehmetit me aromën e luleve të Majit Delegacioni i Institutit Brakos në vlugun e takimeve zyrtare në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës Pal Sokoli: Takimi i parë pas 64 vitesh me axhën Zef Sokoli në Brazil Apolonia antike Pal Sokoli: Robi i Lirisë... Nën tingujt e natës... gjeti rrugën e lirisë...deri tek Gjeografia... e plotë U nënshkrua binjakëzimi i Shkollës së Stubllës me Institutin Edukativ Novos Tempos në Contagem Instituti Brakos vazhdon takimet, në kërkim të investimeve në Kosovë Caio Werneck: Brënda ditës - Dy ligjërata dhe një binjakëzim Profesori kosovar Engjëll Koliqi rikthehet me ligjërata në Universitetin Papëror Katolik të Minas Gerais-it Engjëll Koliqi: Ata vdiqën per t'u ringjallur Kosova Së shpejti bëhet binjakëzimi me Kolegjin Universitar të Gjilanit José Raimundo da Costa: Shtëpia botuese O Lutador mund të shtrihet edhe në Kosovë Të gatshëm për ndihma dhe investime në Kosovë Vazhdojnë takimet e veprimtarit Engjëll Koliqi, në kërkim të njohjes së Republikës së Kosovës Engjëll Koliqi: Njëherepërgjithmonë të mbrohet me të gjitha forcat Republika e Kosovës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora