Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Pse po sulmohet Gjergj Kastrioti

| E merkure, 02.07.2014, 07:40 PM |


Pse po sulmohet personaliteti i Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Pse po sulmohet personaliteti mbikohor i Gjergj Kastriotit ?, shtrohet pyetja sot ne kete shekull ,e qe natyrshem nuk do te duhet te kishte pyetje te tilla po te ishin gjerat ne vendin e vete :

E  para ai sulmohet sepse eshte drita e kombit,

E dyta sepse ai eshte mbrojtesi i qenjes sone kombetare e identitare dhe tere civilizimit te familjes europiane.

E treta sepse ai eshte rrenja dhe fisi me frytdhenese i kombit shqiptar europian.

E katerta  sepse ai eshte i vetmi mbret i kombit shqiptar me merita te dyfishta , gje qe nuk ka pasur ne historine e mbreterve ne europe.

E pesta sepse ai dhe shpirti i tij i fuqishem eshte tmerri ne syte e turqeve dhe mbetjeve te tyre,

E gjashta sepse ai eshte lider, strateg dhe personalitet mbikohor i perjetshem ,ai nuk vdes edhe pse kete e duan turqit dhe mbetjet sulltaniste.

E shtata sepse ai eshte deshmia me e mire e vleres se pavdekshme te rrenjeve tona dhe themeleve te lashta europian te kombit shqiptar.

E teta  sepse ai e ka bere shtetin e Arberit model dhe faktor vendimtar te fatit politik te kontinentit tone.

E nenta sepse ai eshte akoma edhe sot hero i preferuar i shume kombeve e popujve ,por ja qe ai eshte shqiptare dhe i tille do te jete deri sa te kete bote shqiptare nen qiellin e tij,

E dhjeta sepse ai ka lene pasardhes.


(ky shkrim eshte botuar ne maj te vitit 2013)