E premte, 19.04.2024, 08:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Kolec Traboini: Elegjoj për njeriun e mirë

E hene, 30.06.2014, 07:44 PM


ELEGJOJ PËR NJERIUN E MIRË

Marash Mali

 

Marash Mali, tu deshën 93 vjet

për të ardhur në ditën e fundit në Florida

sepse çdo kush që vjen edhe ikën.

 

Marash Mali, të shihja me adhurim

nuk e di binim a nuk binim kushurinj

edhe unë e kisha gjyshen nga Shkreli.

 

Marash Mali, siç kishte emrin

kishe dhe punë të mëdha

trimërinë, dashurinë dhe dhëmbjen.

 

Marash Mali, ushtar i Atdheut

Prenk Calin kishe komandat

e burgjeve të diktaturës ua pe tmerrin.

 

Marash Maliti, udhën e jetës e pate të gjatë

urtësinë po aq të madhe, si mal

dhe dashurinë për artin të pakufi.

 

Tani ti shkon në amëshimin e pasosun

i qetë se na la pas çfarë deshe

dhe atë që deshe mbi gjithçka: Shqipërinë.

 

Kolec Traboini

30 qershor 2014

_______

MARASH MALI

1921-2014

I lindur m 1921 në Dedaj të Shkrelit, në një familje e njohur për “vojvodë” dhe mjaft e përmëndur për burra të urtë dhe atdhetarë. Marashi, shkollimin e fillores dhe të mesmes i bëri në qytetin e Shkodrës, si jetim në Jetimoren e konviktit “Malet tona”. Ndërkohë shkon në Itali dhe kryen specializimin, në degën e Pyjeve. Në prag të kapitullimit të nazifashizmit në Shqipëri, bashkohet me katër oficerë madhorë të Malësisë Madhe, në formacionin  “Beslidhja e Malësisë së Madhe” e me vullnetarët e kësaj treve kishte për qëllim mbrojtjen e krahinës pa u inkuadruar në asnjë grupim politik. Mbas kësaj, në vijim të beslidhjes, kur u krijua për të njëjtin qëllim “Batalioni Shkreli” me komandant major Dom Nikollë Gazulli, Marashi ishte kapiten i klasit parë në këtë battalion. Mbas ardhjes së komunizmit në Shqipëri, ky bashkë me Llesh Marashin etj., ka qënë njëri nga nismëtarët e kryengritjes së Malësisë Madhe, që i sollën atij edhe burgim politike. Me anë të një amnistije del në liri dhe me këtë rast punësohet si specialist pranë “Byrosë së projektimeve Shkencore Pyjore” në Ministrinë e Bujqësisë, ku falë aftësive si specialist ishte ndër të parët kontribues i rilevimit shkencor të disa ekonomive pyjore shqiptare. Krahas kësaj pune, ka debatuar me shkrime në revisten “Ylli” e gazetën “Bashkimi”, gjithmonë për problemet në mbrojtje të ekonomisë shtetërore. Ishte shumë i dhënë mbas letërsisë, historisë dhe hulumtues i aftë e me pasion i zakoneve kanunore. Vepra e tij e parë, drama historike “Gjaku i falun”, ndonëse drama është shkruar në vitin 1958 dhe vlerësuar nga autorët më në zë të asaj kohe, nuk u bë e njohur, për shkak të motiveve politike. Duke mbet gjithnjë një atdhetar shqyptar.  Marashi pranohet edhe me nënshtetsi  Amerikane. Bëhet edhe antari i shoqatës se shkrimtarëve shqip- amerikanë dhe shkruan një dokumentar të titulluar.“Ngjarje historike dhe figura të shquara shqiptare”. Gjatë jetës tij në emigracion në Amerikë shkruan artikuj me vlera historike në “Revistën Kuvendi” në gazetën” Illiria”, në gazetën e Vatrës “Dielli” dhe në gazetën “Shkodra”

Librat e botuar janë “Gjaku i falun”, dramë  dhe  “Ngjarje historike dhe figura të shquara Shqiptare” publicistikë.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora